24 November 2026, 17:21
Nga E.d
Pamje nga vendngjarja
GREQI- Zbulohet identiteti i pronarit shqiptar të lokalit në rrugën “Sinopis”, në zonën Nea Ionia të Athinës, i cili u godit me eksploziv në orët e para të së martës. Sipas policisë greke, biznesi është në pronësi të 39-vjeçarit Aleko Kanani, ndaj të cilit ky rezulton të jetë sulmi i tretë i regjistruar.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, autoritetet kanë konstatuar dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes. Ekspertët e Departamentit të Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese (TEEM) kanë përcaktuar se lënda plasëse ishte e vendosur në një enë plastike me sistem detonimi me fitil. Autorët dyshohet se fillimisht kanë thyer njërën prej dritareve të lokalit dhe më pas kanë hedhur pajisjen brenda ambienteve. Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale jo vetëm në lokal, por edhe në dyqanet ngjitur, banesat përreth dhe automjetet e parkuara.
Hetimet po përqendrohen te e shkuara e incidenteve ndaj bizneseve të 39-vjeçarit. Më 13 nëntor të këtij viti u sulmua një tjetër biznes nën drejtimin e tij, ndërsa gjatë vitit 2025, ndaj të njëjtit lokal në Nea Ionia u qëllua me armë zjarri, fatmirësisht pa të lënduar. Aktualisht po sekuestrohen pamje të tjera filmike në zonë për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të motiveve, pasi ende nuk ka prova përfundimtare që vërtetojnë lidhjen mes tre sulmeve./Dosja.al
greqi Aleko Kanani
Aktualitet
24 November 2026, 17:03
G.M
Tedi Blushi
TIRANË- Nisma ligjore e deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, për ndalimin me ligj të bojkotit kolektiv ...
Aktualitet
24 November 2026, 17:03
E.d
TIRANA- Një investigim i medias amerikane "NPR" ngre pikëpyetje mbi pronësinë e tokës në bregdetin e Zvërnecit, ku ...
Aktualitet
24 November 2026, 16:50
G.M
foto ilustruese
POGRADEC- Banorët e qytetit të Pogradecit dhe të Njësisë Administrative Buçimas kanë mbetur pa energji el...
Aktualitet
24 November 2026, 16:37
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Një 13-vjeçare me origjinë shqiptare, e lindur në SHBA dhe banuese në Shkodër, është ...
Aktualitet
24 November 2026, 16:26
G.M
pamje
KLOS- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëmtime në aksin rrugor Qafë-Buall-Klos, ku problematika më e madhe ë...
Aktualitet
24 November 2026, 16:17
E.d
Jan Prenga
TIRANA- Gjykata e Lartë ka ndryshuar dënimin për Festim Bexhdilin, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin ...
Aktualitet
24 November 2026, 16:10
Elton Qyno
Elisabeta Mataj dhe Etleva Budini
Dokumentet e mbërritura nga prokuroria e Durrësit në SPAK, tregojnë se dy çifte bashkëshort...
Aktualitet
24 November 2026, 16:10
G.M
Eric Wendt,
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka organizuar një ceremoni festive me rastin e 251-vjetorit të krijimit t&e...
Aktualitet
24 November 2026, 16:05
E.M
KOSOVË- Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj J.S, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, nuk është mbajtur këtë të ma...
Aktualitet
24 November 2026, 15:58
G.M
Hashim Thaçi
HAGË- Avokatët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë kundërshtuar mënyrën...