24 November 2026, 16:05
Nga E.M
KOSOVË- Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj J.S, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, nuk është mbajtur këtë të martë në Gjykatën Themelore në Pejë, i cili akuzohet për veprën penale “Kanosja”.
Avokati i familjes së të ndjerës, Besnik Berisha, pohoi se shtyrja e seancës erdhi pas një kërkese të paraqitur prej tij, pasi gjatë shqyrtimit të aktakuzës kishte konstatuar, sipas tij, një lëshim nga ana e prokurores së çështjes.
Berisha pretendon se në aktakuzë, Arlinda Zekaj nuk ishte cilësuar si viktimë e ndjeshme, pavarësisht se tashmë kishte ndërruar jetë.
“Arsyeja e mosmbajtjes së seancës lidhet me një kërkesë timen, pas pranimit të aktakuzës e cila ndodhi në fillim të shqyrtimit fillestar, ku kam vërejtur edhe një lëshim skandaloz të prokurores, duke mos e cilësuar tashmë të ndjerën si viktimë të ndjeshme”, deklaroi avokati.
Ai bëri të ditur gjithashtu se për këtë çështje i është drejtuar me kërkesë Kryeprokurorit të Shtetit dhe mekanizmave të tjerë institucionalë. Ndërkohë, zhvillimi vjen në një ditë kur Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës konfirmuan zgjerimin e hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe ndalimin e katër personave në lidhje me këtë rast.
Mes personave të ndaluar janë edhe ish-vjehrra e saj, N.S, dhe ish-kunati, D.S./Dosja.al
Arlinda Zekaj
Aktualitet
24 November 2026, 15:58
G.M
Hashim Thaçi
HAGË- Avokatët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë kundërshtuar mënyrën...
Aktualitet
24 November 2026, 15:48
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Vetëm dy ditë para votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027 në Kuvend, 30 shoqata dhe sindika...
Aktualitet
24 November 2026, 15:44
G.M
Brenda Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, i hapur për herë të parë më 1977. Pallati duhet t'i nëns...
Aktualitet
24 November 2026, 15:44
E.M
DURRËS- Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) ka konstatuar diskriminim të rëndë, të shumëfishtë dhe ndë...
Aktualitet
24 November 2026, 15:41
G.M
Luiz Ejlli
TIRANA- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit që shpalli të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli për fa...
Aktualitet
24 November 2026, 15:38
E.M
SERBI- Kryetari i ri i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka tërhequr vëmendjen në një moment të paza...
Aktualitet
24 November 2026, 15:32
E.d
Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj
TIRANA- Prokuroria ka kërkuar lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm ...
Aktualitet
24 November 2026, 15:25
E.d
Pamje nga vendngjarja
GREQI- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur orët e para të mëngjesit në lagjen Nea Jonia të Ath...
Aktualitet
24 November 2026, 15:18
E.M
KOSOVË- Mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është në fazën e fundit të përgatitjes...
Aktualitet
24 November 2026, 15:10
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Pesë punonjës të OSHEE-së në Shkodër janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre, n&eu...