24 November 2026, 16:17
Nga E.d
Jan Prenga
TIRANA- Gjykata e Lartë ka ndryshuar dënimin për Festim Bexhdilin, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Bexhdili do të vuajë 25 vite burg, nga dënimi me burgim të përjetshëm që i ishte dhënë nga dy shkallët më të ulëta të gjyqësorit.
Vendimi u shpall nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Genti Shala. Me këtë vendim, Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e dënimit ndaj Bexhdelit, duke e ulur atë nga burgimi i përjetshëm në 25 vite heqje lirie.
Si ndodhi rrëmbimi?
Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020. Urdhri për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga dyshohet se ka ardhur nga një burg në Ekuador, ku vuante dënimin shqiptari Dritan Rexhepi. Ky i fundit është një emër i njohur nga drejtësia shqiptare, pasi akuzohet për vrasjen e disa policëve në Krujë ndërsa pas krimit u arratis. Gjithashtu në 2014-n ai u arrestua me 240 kg kokainë në Ekuador.
Ndërkohë që për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më 17 janar në Kamzë, hetuesit shqiptarë zbuluan përgjimet telefonike nga Ekuadori, lidhur me sasinë e kokainë që do të transportohej nga Amerika Latine në Britani. Kokaina u mor për t’u transportuar nga vëllai i viktimës, Astrit Prenga, i cili nuk e dorëzoi kurrë dhe në formë hakmarrje u vendos rrëmbimi dhe më pas vrasja e Jan Prengës./Dosja.al
Jan Prenga
Aktualitet
24 November 2026, 16:10
Elton Qyno
Elisabeta Mataj dhe Etleva Budini
Dokumentet e mbërritura nga prokuroria e Durrësit në SPAK, tregojnë se dy çifte bashkëshort...
Aktualitet
24 November 2026, 16:10
G.M
Eric Wendt,
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka organizuar një ceremoni festive me rastin e 251-vjetorit të krijimit t&e...
Aktualitet
24 November 2026, 16:05
E.M
KOSOVË- Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj J.S, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, nuk është mbajtur këtë të ma...
Aktualitet
24 November 2026, 15:58
G.M
Hashim Thaçi
HAGË- Avokatët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë kundërshtuar mënyrën...
Aktualitet
24 November 2026, 15:48
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Vetëm dy ditë para votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027 në Kuvend, 30 shoqata dhe sindika...
Aktualitet
24 November 2026, 15:44
G.M
Brenda Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, i hapur për herë të parë më 1977. Pallati duhet t'i nëns...
Aktualitet
24 November 2026, 15:44
E.M
DURRËS- Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) ka konstatuar diskriminim të rëndë, të shumëfishtë dhe ndë...
Aktualitet
24 November 2026, 15:41
G.M
Luiz Ejlli
TIRANA- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit që shpalli të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli për fa...
Aktualitet
24 November 2026, 15:38
E.M
SERBI- Kryetari i ri i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka tërhequr vëmendjen në një moment të paza...
Aktualitet
24 November 2026, 15:32
E.d
Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj
TIRANA- Prokuroria ka kërkuar lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm ...