"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Art&Argëtim
Shpiket “Hëna artificiale”/ Kina krijon një mjedis që sfidon gravitetin
18 January 2022, 20:56Nga DOSJA
KINË– Shkencëtarët kinezë kanë ndërtuar një “hëne artificiale” që do t’u mundësojë atyre që të simulojnë mjedise me gravitet të ulët duke përdorur magnetizëm. Objekti, i planifikuar për lançimin zyrtar këtë vit, do të përdorë fusha të fuqishme magnetike brenda një dhome vakumi me diametër 2 këmbë ose ndryshe 60 centimetra për të bërë të mundur që graviteti të “zhduket”.
Li Ruilin, një inxhinier gjeoteknik në Universitetin e Minierave dhe Teknologjisë në Kinë, i tha South China Morning Post se dhoma, e cila do të mbushet me gurë dhe pluhur për të imituar sipërfaqen hënore, është “e para e llojit të saj në botë”. Shkencëtarët planifikojnë të përdorin objektin për të testuar teknologjinë në mjedise të gjata me gravitet të ulët përpara se të dërgohet në Hënë, ku graviteti është vetëm një e gjashta e fuqisë së tij në Tokë.
Kjo do t’i lejojë ata të përballojnë çdo ndryshim të kushtueshëm teknik, si dhe të testojnë nëse struktura të caktuara do të mbijetojnë në sipërfaqen e Hënës dhe të vlerësojnë qëndrueshmërinë e një vendbanimi njerëzor atje. Kina gjithashtu ka deklaruar se do të krijojë një stacion kërkimor hënor në polin jugor të hënës deri në vitin 2029.
Testet në dhomë do të përdoren për të informuar programin kinez të eksplorimit hënor Chang’e , i cili e ka marrë emrin nga perëndesha kineze e hënës. Ndërsa po ashtu, Kina ka deklaruar se do të krijojë një stacion kërkimor në Hënë deri në vitin 2029.
TIRANË- Pas sherrit të tij me aktoren Monika Lubonja, Iliri nuk i kursen ironitë drejt saj. Së fundmi teksa qëndronin në dhomën e gjumit Iliri i është drej...
BEOGRAD– Qytetarët e Serbisë do t’i paguajnë borxhet Titos edhe për 20 vitet e ardhshme. Këstet e fundit të kredive që Serbia ka marrë gjatë viteve ...
SHBA- Modelja Bella Hadid e ka ndarë edhe më parë problemin e saj me depresionin, por së fundmi ajo ka rrëfyer me detaje se si i ka kaluar tre vitet e fundit e...
TIRANË- Modelja Beniada Nishani është një nga banoret e “Big Brother VIP”, e cila ka një karrierë në Itali ku ka nënshkruar kontrata me kompani mode shumë ...
SHBA- Seriali ‘Miqtë’ është mjaft i shikuar dhe fansat kanë krijuar preferenca pë secilin aktor. Sipas medjave të huaja mes kasit të aktorëve ka dhe...
SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka befasuar me performancën e saj në emisionin e njohur “Tonight Show”. Daily mail shkruan se Rexh...
TIRANË- Pas debateve të shumta me balerinin Ilir Shaqirin, aktori Donald Veshaj teksa ka folur me banorët e ka krahasuar atë me një tost. Donaldi i është r...