LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria, ndër të fundit në Europë për vaksinimin, Serbia rekord në rajon e BE

18 February 2021, 06:12 Nga DOSJA
Shqipëria, ndër të fundit në Europë për

Shqipëria rezulton një nga shtetet e Europës që ka avancuar më pak me vaksinimin e popullsisë.

Sipas të dhënave të “The Our World in Data”, që gjurmon ecurinë e vaksinimit në shumë vende të botës, në Shqipëri deri në datën 14 shkurt, ishin administruar 0.04 doza vaksinash për 100 banorë.

Mesatarja e Europës deri në 16 shkurt ishte 5.91 doza për 100 banorë, me rekordin që e mban Mbretëria e Bashkuar prej 23.75 doza. Mesatarja e Bashkimit Europian ishte 5.02 doza.

Në rajon, rekordin e mban Serbia, që në fakt rezulton e dyta në Europë, pas Mbretërisë së Bashkuar, që deri në 18 shkurt kishte administruar 18.36 doza për 100 banorë, duke ia kaluar madje edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Italia ka administruar 5.06 doza për 100 banorë, Greqia 5.52, Kroacia 2.94. Bullgaria 1.17. Nuk ka të dhëna për ecurinë e vendeve të tjera të rajonit.

Si arriti Serbia para të gjithëve për vaksinimin

BBC shkruante pak ditë më parë një artikull se si Serbia ia kishte dalë të arrinte në krye të Europës sa i përket fushatës së vaksinimit.

“Kryeministrja e arsimuar në SHBA e Serbisë ishte udhëheqësja e parë europiane që mori vaksinën Pfizer-BioNTech. Ministri rusofil i punëve të brendshme të vendit hapi krahun për të administruar dozën e Sputnik V. Dhe ministri i shëndetësisë u shfaq duke bërë injeksionin me vaksinën kineze Sinopharm. Këto foto-opsione ishin një mënyrë për të qetësuar një popullatë skeptike serbe për sigurinë e vaksinimeve. Por ata gjithashtu ilustruan një qasje të gjithëanshme ndaj prokurimit të tyre, që e ka vendosur Serbinë në krye të garës për të vaksinuar njerëzit në Evropën kontinentale”.

“Pavarësisht nëse [vaksinat] vijnë nga Kina, SH.B.A. ose BE – ne nuk na intereson për sa kohë që ato janë të sigurta dhe ne i marrim ato sa më shpejt të jetë e mundur,” tha kryeministrja Ana Brnabic. “Për ne, vaksinimi nuk është një çështje gjeopolitike. Është një çështje e kujdesit shëndetësor.”

Një përqasje e tillë, shkruan BBC, ka dhënë frytet e veta. Vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor kanë hasur vështirësi në sigurimin e furnizimit me vaksina, duke i varur shpresat e tyre tek BE ose në skemën ndërkombëtare Covax. Në të kundërt, Serbia duket se synon të vaksinojë të paktën një të dhjetën e popullsisë së saj brenda shkurtit.

Vendi është gjithashtu përpara të gjitha 27 vendet anëtare të BE – duke kryer vaksinime me dyfishin e shpejtësisë së Gjermanisë, Spanjës dhe Italisë dhe katër herë më shpejt se Holanda.

Ndërsa Kryeministrja mund të këmbëngulë se nuk ka vend për gjeopolitikë kur bëhet fjalë për koronavirusin, marrëdhëniet e ngrohta të Beogradit me Pekinin dhe Moskën padyshim kanë ndihmuar në sjelljen e sasive të vaksinave për të cilat vendet e BE mund të kenë zili.

“Do të isha po aq e lumtur nëse do të merrnim një milion vaksina nga Pfizer,” thotë zonja Brnabic. “Por politika jonë e jashtme u shpagua; Unë mendoj se ishte e zgjuar dhe duhet të them se jam krenare për atë që arritëm.”

“Ne nuk jemi një anëtar i BE, dhe me gjithë solidaritetin që ka në BE, jemi të detyruar të jemi të fundit që të marrim vaksinat nga BE. Kjo është e keqja e të mos qenurit një anëtar i BE, dhe fokusi strategjik i tim qeveria mbetet pranimi në BE “.

Por në këtë moment krize, mosbesimi te Brukseli për prokurimin e vaksinave ka qenë një përfitim për Serbinë. Në Qendrën e Tregtisë Botërore në Beograd, njerëzit që janë regjistruar në internet ecin shpejt në radhë për të marrë dozat e tyre të vaksinës, shkruan BBC.

Në botë kryeson Izraeli

Në gjithë botën, pak më shumë se 172 milion njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës Covid-19 deri në shkurt 2021, ose 2.2 për çdo 100 njerëz. Tetë vaksina janë aktualisht në përdorim në të gjithë botën, të gjitha këto kërkojnë dy doza.

Në botë kryeson për vaksinimin Izraeli (78 doza për 100 banorë), e ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (rreth 52 doza), dhe të tretët renditen Mbretëria e Bashkuar, të ndjekur nga Serbia, që renditet e katërta në botë.

Në Izrael, të dhënat tregojnë se vaksinimi po jep efekt. Një studim i fundit izraelit gjeti se rastet me Covid-19 dhe shtrimet në spital ranë në mënyrë dramatike dhe të shpejtë midis njerëzve që u vaksinuan. Dhe të dhënat e hershme sugjerojnë që vaksinat po funksionojnë pothuajse po aq mirë në praktikë sesa ato në provat klinike. “Ne themi me kujdes, magjia ka filluar,” shkroi në Twitter Eran Segal, një biolog në Institutin e Shkencës Weizmann dhe bashkautor i një studimi të ri mbi ndikimin e vaksinës në Izrael.

Shqipëria, vaksinim për 14 muaj

Kryeministri Rama deklaroi dje se brenda 14 muajsh do të kryhet i gjithë procesi i vaksinimit në vend. Do të kryhen 300 deri në 500 vaksinime në ditë, shtoi ai. Presim nga dita në ditë konfirmimin për marrëveshjen e 360 mijë dozave të AstraZenenca.

Më herët, qeveria njoftoi se ka arritur një marrëveshje për 500 mijë doza me Pfizer, por pjesa më e madhe e tyre do të mbërrijnë në vjeshtë-dimër.

Pandemia e ka rritur ndjeshëm vdekshmërinë në vend. Të dhënat zyrtare të Gjendjes Civile kanë bërë të ditur se në 2020-n kanë humbur jetën rreth 28 mijë persona, ose rreth 6 mijë persona më shumë (+27%) se mesatarja e 2015-2019.

Situata ka qenë më e rënduar në nëntor dhe dhjetor, ku fatalitetet janë dyfishuar, duke shënuar rritje rekord në Europë.

Tendenca rritëse ka vijuar dhe në janar, me rreth 600 jetë të humbura më shumë, me rritje 31% nga janari i 2020, ndërsa vlerësohet se situata ka ardhur drejt përkeqësimit në shkurt, pas përhapjes së valës së re të pandemisë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale nis vaksinimi ne shqiperi vaksinimi anti-covid nis vaksinimi ne shqiperi vaksinimi anti-covid

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin