Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Fitorja 2-0 në Budapest, me golat e Rey Manajt dhe Elseid Hysajt, i dhuron Kombëtares vendin e parë në grupin C1 me 15 pikë dhe ngjitjen direkte në Ligën B të Nations League.

HUNGARI - Shqipëria e mbyll me festë aventurën në grupin C1 të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë kanë triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Bjellorusisë në transfertën e Budapestit, duke siguruar zyrtarisht vendin e parë dhe ngjitjen në Ligën B për edicionin e ardhshëm.
Skuadra e drejtuar nga Rolando Maran e nisi ndeshjen me vendosmëri dhe arriti të marrë avantazhin në minutën e 28-të. Ishte Rey Manaj ai që dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Shqipërisë epërsinë e merituar pas një pjese të parë të kontrolluar nga kuqezinjtë.
Në pjesën e dytë, Shqipëria vijoi të administronte lojën dhe gjeti edhe golin e sigurisë. Në minutën e 57-të, kapiteni Elseid Hysaj dyfishoi shifrat, duke vulosur fitoren dhe një mbrëmje të rëndësishme për futbollin shqiptar.
Me këtë sukses, Kombëtarja e mbyll grupin C1 në vendin e parë me 15 pikë, duke siguruar ngjitjen automatike në Ligën B të Nations League. Një objektiv i arritur nga kuqezinjtë, që tashmë kanë edhe një mundësi tjetër për të synuar kualifikimin në Kampionatin Europian 2028, përmes rrugës së playoff-it të lidhur me Ligën e Kombeve.
Shqipëria e mbyll kështu këtë edicion me një fitore që ka vlerë të dyfishtë: suksesin në fushë dhe ngjitjen mes skuadrave të Ligës B.
B.T (Dosja.al)
BUDAPEST- Kombëtarja shqiptare ka triumfuar ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve, e zhvilluar n...
BUDAPEST- Shqipëria ka dyfishuar avantazhin ndaj Bjellorusisë në sfidën e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve, që po...
BUDAPEST- Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh ndaj Bjellorusisë, në sfidën e fundit të Grupit C1 t&eu...
pamje BUDAPEST- Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh ndaj Bjellorusisë në sfidën e fundit të Grupit C1 në Lig&...
BUDAPEST- Janë konfirmuar 11-shet titullare të Shqipërisë dhe Bjellorusisë për përballjen e fundit të Grupit C1 në...
Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, teksa p&eum...
SPANJE - E ardhmja e Gavit te Barcelona nuk vihet në diskutim. Pavarësisht rolit të kufizuar që ka pasur deri më tani, mesfushori 22-v...
Edhe pse përballja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të zhvillohet në një stadium pa tifozë, për shkak të sa...
ANGLI - Manchester United po përgatitet për një emërim historik. Me ardhjen e Mauricio Pochettino si trajner i “Djajve të Kuq&rd...
Shqipëria është vetëm 90 minuta larg një objektivi të rëndësishëm në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë p&...