LIVE UPDATES
Insights

Shqipëria ofron zgjidhje për ndarjen e detit Jon me Greqinë

18 September 2020, 05:29 Nga DOSJA
Shqipëria ofron zgjidhje për ndarjen e detit Jon me Greqinë

Kryeministri shqiptar Edi Rama ofroi në Athinë, të mërkurën, (16.09.20) ku mori pjesë në Forumin e revistës “Economist” me temë  “Ballkani, përtej 2020”, dy alternativa për arritjen e një marrëveshjeje Shqipëri-Greqi për ndarjen e hapësirave/zonave detare mes dy vendeve në detin Jon.

“Kur bëhet fjalë për zona detare ta zgjidhim çështjen me të tjerë, nëpërmjet një pale të tretë apo edhe gjykatave ndërkombëtare. Kjo do të jetë një zgjidhje e drejtë dhe objektive. Shpresoj sa më shpejt të arrijmë dakordësi. Jemi në rrugën e duhur,” u shpreh Rama në këtë Forum, të zhvilluar një ditë pas takimit të tij (15.09.20) me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Mitzotakis dëshiron zgjerim

Çështja e ndarjes së hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë u rikthye si temë qendrore në politikën e Tiranës, pas deklaratës (26.08.2020) së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, se qeveria e tij “synon të zgjerojë hapësirat e saj detare edhe në detin Jon deri në 12 milje, sipas të gjitha konventave ndërkombëtare” dhe paralajmëroi vizitën së shpejti në Tiranë të Ministrit të Jashtëm, Nikolaus Dendias.

Deklarata e Mitsotakis u konsiderua nga Rama si një deklaratë ku “Greqia po ushtron të drejtën e saj ”, kurse opozita jashtë parlamentit akuzon kryeministrin Rama se pas deklaratës qëndrojnë bisedime sekrete me Mitsotakis në disfavor të Shqipërisë.

Me marrëveshje apo me gjyq?

Rama tha në Athinë se të dyja palët janë në “rrugën e duhur”. Dy alternativat për ta zgjidhur çështjen e ndarjes së hapësirave detare në Detin Jon, që Rama prezantoi në Athinë, lënë të kuptohet, që në dialogun dy palësh parashikohen kundërshti, mosmarrëveshje që mund të rezultojnë në mos-nënshkrim të marrëveshjes. Në një rast të tillë, Rama propozon zgjidhje nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ose nga një pale e tretë ndërmjetësuese.

Kundërshtitë mes palëve duket se janë shfaqur kur nisën negociatat për një marrëveshje lidhur me ndarjen e hapësirave detare në Detin Jon, në vitin 2018, që u pezulluan në verën e 2019-ës.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi, të humbura nga ish-kryeministri Cipras dhe të fituara nga kryeministri aktual Mitsotakis, në korrik 2019,  duket se e zhvendosën Marrëveshjen e Detit me Shqipërinë nga prioritetet e Greqisë, në vitin e parë të mandatit qeverisës Mitsotakis.

Ndryshime në grupin negociator

Ndërkohë në Shqipëri, grupi negociator që zhvilloi bisedime me palën greke për rreth dy vjet, tani nuk funksionon më. “Grupi ynë negociator për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin kur janë zgjedhur në grupin negociator, ” bëri me dije kohët e fundit  Kryeministri Rama.

Ndryshimi i përbërjes së grupit negociator, të përbërë nga ekspertë nga institucionet shtetërore përkatëse, ka sjellë mungesë informacioni nga burime zyrtare për çështje të tilla thelbësore si: Çfarë do të negociohet? A do të vijojnë negociatat aty ku mbetën? A do të njihet progresi i arritur apo negociatat do të rifillojnë pa e marrë parasysh atë?

Në këtë situatë deklarata e kryeministrit Rama, në Athinë, të mërkurën (16.09) hodhi dritë në dy alternativa: ose që palët të bien dakord dhe të firmosin marrëveshjen, ose do të jetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë që do të japë një zgjidhje, për të cilën Rama pret të jetë “e drejtë dhe objektive.”

Ndarje e barabartë 

Konventa e të Drejtës së Detit, e miratuar në Montego Bay në vitin 1982, e ratifikuar nga të dyja vendet fqinje, u jep vendeve që e kanë ratifikuar të drejtën të zgjerojnë ujërat e tyre territoriale deri në 12 milje. Por vetëm, nëse këtë e lejojnë rrethanat gjeografike.

“Do të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe do të aplikojmë standardin e ndarjes në mënyrë të barabartë të detit, për rastet kur distanca mes dy shteteve është më e ulët se 24 milje”,  ka theksuar kryeministri Mitsotakis në Parlamentin grek.

Në rastin e hapësirave të kufizuara detare mes Shqipërisë dhe Greqisë në Detin e përbashkët Jon, duhet mirëkuptim, dialog, negociata, një marrëveshje të pranuar nga dy palët. Në rast të kundërt zbatim i një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Hagë.

Kanali i Korfuzit

Shqipëria dhe Greqia ndajnë në Detin Jon tri hapësira: Det Territorial, Shelf Kontinental dhe Zona Ekonomike Ekskluzive. Këto dy të fundit kanë të bëjnë me shfrytëzimin e hapësirës dhe pasurive nëndetare, si kërkimet për gaz, naftë etj. Për të tria këto hapësira dy vendet fqinje kanë interesa strategjike.

Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit e thotë qartë në 320 nenet e saj, se secili vend  ushtron “sovranitet të plotë dhe të drejta sovrane në një zonë të përcaktuar qartë, me koordinata detare, të vendosura në një hartë të dakordësuar dhe të shoqëruar me koordinata detare për 3 hapësirat.”
Në rastin e Shqipërisë dhe Greqisë ka një hapësirë në Detin Jon, ku koordinatat detare në hartë mungojnë.

Mungon kufiri

Glevin Dervishi, në një intervistë ekskluzive për DW, kur ishte në pozicionin e këshilltarit për rajonin në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe negociatat për Marrëveshjen e Detit nuk ishin ndërprerë, tregoi dy vjet më parë, se cila ishte çështja ku ishin përqendruar negociatat.

“Deti Territorial Jon, në kanalin e Korfuzit, nuk ka një kufi të përcaktuar sipas kritereve të Konventës së Kombeve të Bashkuara që të jetë dakordësuar nga palët. Ajo që po bëjmë është negocimi për delimitimin e zonave detare në këtë zonë, sipas kritereve që përcakton Konventa”, shpjegoi ai.

Negociata të papërfunduara

Deklarata e Ramës dhe e ish-kryeministrit Tsipras, pas takimit të tyre në Samitin e Londrës, në kuadër të Procesit të Berlinit, në korrikun 2018, se “së shpejti mund të arrihen zgjidhje pozitive për çështjet që tensiononin marrëdhëniet mes dy vendeve fqinjë”, rezulton një deklaratë verbale.

Zgjidhja nuk është arritur. Marrëveshja mes palëve nuk ekziston. Negociatat priten të rifillojnë me zhvillimet e tre javëve të fundit dhe më shumë informacion shpresohet të sjellë vizita e ministrit të jashtëm grek, Dendias në Tiranë.

Marrëveshja e vitit 2009

Marrëveshja e Detit, që shpresohet të arrihet, ka një precedent:në vitin 2009  Gjykata Kushtetuese (GJK) hodhi poshtë Marrëveshjen e Detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, të arritur në kohën, kur në pushtet ishte opozita e sotme jashtë parlamentare. Me votë unanime GJK e  konsideroi si marrëveshje “antikushtetuese, të karakterizuar nga moszbatimi i parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve dhe arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm”. ( Vendim i i Gjykatës Kushtetuese, Fq. 44).

Kryeministri Rama hodhi poshtë të mërkurën në Athine se pas “ rrëzimit të Marrëveshjes së Detit“ të arritur mes dy vendeve në vitin 2009 nga Gjykata Kushtetuese “ qëndronte Turqia: “Kjo është absolutisht e pavërtetë. Asnjëherë, në asnjë takim me Presidentin Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij për këtë marrëveshje, apo çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë, apo që ajo  është e ndonjë interesi për Turqinë. Kurrë. Kjo është e vërteta”, tha Rama..

Shqipëria nuk ka ende një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Por precedent i vitit 2009 është një referencë për marrëveshjen që pritet të rinegociohet.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione marrëveshja për derin me greqinë marrëveshja për derin me greqinë

Sondazh

Insights 16 September 2020, 06:03

Trump fiton pikë duke vepruar

Një sondazh në rrugë do të tregonte shumë shpejt, se shumica e amerikanëve nuk kanë dëgjuar kurrë për Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinin. Po ashtu a...

Insights 12 September 2020, 19:06

Ikin, ikin shqiptarët…

Shënime të nxituara nga një rrugë e beftë!Për t’i shpëtuar orëve të pritjes dhe ankthit për ta shtënë në duar kopjen e parë të librit tim të ri “Biri”, graha ku...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin