LIVE UPDATES
Bota

Shqiptarët e Amerikës dhe tensionet politike në SHBA

14 January 2021, 13:08 Nga DOSJA
Shqiptarët e Amerikës dhe tensionet politike në SHBA

SHBA- Si i shohin shqiptaro-amerikanët zhvillimet e fundit politike në SHBA në prag të inaugurimit të Presidentit të Zgjedhur Joe Biden? Zëri i Amerikës bisedoi në Skype me dy prej tyre. Më 6 janar, ditën kur një turmë e dhunshme sumoi Kapitolin, Marko Kepi, mbështetës i Presidentit Donald Trump nga Nju Jorku, ishte në Uashington.

 

“Ne ishim në pjesën ku mbajti fjalimin Presidenti Trump, që ishte më shumë afër Shtëpisë së Bardhë se sa afër Kapitolit. Kur iu afruam Kapitolit, pas fjalimit të Presidentit, e pamë që filloi rrëmuja dhe me grupin tonë vendosëm të largoheshim që të mos bëheshim pjesë e trazirave. Ishte një gjë shumë negative, që nuk duhet të ndodhte, sidomos këtu në Amerikë. U duk si një gjest ballkanik dhe jo si një gjest amerikan,” – thotë zoti Kepi, i cili drejton organizatën Albanian Roots.

Shumë amerikanë ndajnë mendimin se me zhvillimet e fundit, siç ishte sulmi kundër Kapitolit, saga e gjatë e zgjedhjeve dhe sidomos teoritë konspirative që qarkullojnë me lehtësi në mediat sociale, demokracia amerikane është e kërcënuar si asnjëherë.

Edhe zoti Kepi shpreh shqetësimin e tij për kërcënimet ndaj demokracisë. Ai nuk është dakord, për shembull, me vendimin e kompanisë Twitter që i mbylli llogarinë presidentit Trump.

“Në një anë them se po, është e kërcënuar, sepse kur sheh akte të tilla që një kompani ia bllokon Presidentit të SHBA të drejtën e fjalës, ky është një shqetësim për demokracinë amerikane. Qeveria duhet të reagojë që të mos ndodhin këto gjëra. Nëse kjo i ndodh presidentit, atëhetë ç’mund të thuhet për ne? Sa i përket shtetit dhe ligjit nuk shikoj se do të ketë një ndryshim shumë të madh. Shteti amerikan gjithnjë do të funksionojë, sepse kemi Kongresin, Senatin dhe dy parti që mundohen të ruajnë ekuilibrin.” -thotë zoti Kepi.

Richard Lukaj, themelues i grupit bankar Bank Street në Stamford të shtetit Konektikat, është i regjistruar si republikan dhe në të kaluarën ka patur rastin të njohë si Presidentin Trump gjatë marrëdhënieve të biznesit me të, ashtu edhe Presidentin e Zgjedhur Joe Biden. Ne e pyetëm zotin Lukaj nëse një proces shërimi në SHBA është i mundur me ardhjen e administratës së re:

“Mendoj se është shumë e mundur. Vazhdimisht në këtë vend ka patur erëra ndryshimesh. Votuesit kësaj here u shprehën për një ndryshim në drejtimin e vendit, një ndryshim të tonit, një ndryshim në karakterin e presidentit madje edhe përtej kësaj, siç u pa me fitoren e dy senatorëve në shtetin Xhorxhia, njëri prej të cilëve afrikano-amerikan dhe tjetri hebre. Mendoj se mesazhi ishte shumë i qartë. Era e ndryshimit e ka lënë pas retorikën populiste që pamë disa vite më parë,” -thotë zoti Lukaj.

Por zoti Lukaj mendon se situata është ende shqetësuese, kur dëgjohen paralajmërime për kërcënime ndaj sigurisë në ditën e inaugurimit që po afron:

“Është ende një kohë tensionesh, kur zërat e njerëzve të arsyeshëm duhet të dëgjohen. Mendoj se mendjet inteligjente në të dyja anët e spektrit politik duhet të bien dakord se e ardhmja e vendit është më e mirë kur ka pajtim dhe dialog konstruktiv për zgjidhjen e problemeve, se sa grindje politike që e përçajnë vendin.”

Në mënyrë të veçantë, Partia Republikane ka qenë kohët e fundit mjaft në qendër të debateve politike. Për mbështetës të zotit Trump si Mario Kepi, e ardhmja e partisë është ende e panjohur. Kjo parti prej disa vitesh lëkundet mes besnikërisë ndaj Presidentit Trump dhe largimit nga ndikimi i tij.

“Si anjëherë më parë, nuk shikoj që ky kandidat, ose ky president që ne kishim, do të jetë si të tjerët që thjesht kryejnë mandatin dhe zhduken. Ai nuk kishte thjesht votues por një bazë që e ka mbështetur, një grup personash që më shumë besojnë tek ai sesa tek partia. Mendoj se mënyra se si do të sillet Partia Republikane me Presidentin Trump, do të tregojë për të ardhmen e kësaj partie,” – thotë republikani Kepi.

Në komunitetin shqiptaro-amerikan pasionet politike nuk mungojnë. Richard Lukaj beson se politikisht ky është një komunitet si gjithë të tjerët, i integruar thellë në jetën e vendit, por me tiparet e veta sa i përket prirjeve politike.

“Mendoj se komuniteti shqiptaro amerikan nuk është ndryshe nga pjesa tjetër e vendit… Shumica e shqiptarëve që emigruan në SHBA erdhën këtu me një preferencë për të djathtën, siç ishte familja ime dhe të tjerë që ikën nga regjime socialiste dhe komuniste. Por është interesant se me kalimin e kohës, përvoja amerikane bëri që preferencat e tyre partiake të balancoheshin, duke arritur gati 50 me 50 për qind,” – thotë bankieri Lukaj.

Ai shpjegon se ashtu siç ka ndodhur edhe me pjesën më të madhe të vendit, shqiptaro-amerikanët janë luhatur nga njëra anë e spektrit tek tjetra në varësi të çështjes që ka patur përparësi për komunitetin.

“I tillë ka qenë konflikti në Kosovë, kur simpatitë shkonin drejt sekretares Madeliene Albright dhe Presidentit Bill Clinton. Në fillim të viteve 90, kur Shqipëria po shkëputej nga komunizmi, ishte sekretari James Baker dhe presidenti Xhorxh Bush i vjetër që nxorën më në pah prirjet republikane tek komuniteti shqiptar,”- thotë ai.

Zoti Lukaj bën thirrje që në momentin e tanishëm njerëzit të jenë më objektivë e më të peshuar, larg ndikimit të emocioneve që errësojnë gjykimin.

marrë nga VOA.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota trazirat ne shba trazirat ne shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin