LIVE UPDATES
Bota

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po tjetërsohen, Serbia kalon në status pasiv mbi 6 mijë adresa

11 July 2021, 07:53 Nga DOSJA
Shqiptarët e Luginës së Preshevës po tjetërsohen,

KOSOVË– Qytetarët e Luginës së Preshevës nuk kanë mundësi të lëvizjes së lirë. Tash e sa vjet ata janë shpërngulur në Kosovë, por të njëjtit nuk posedojnë as edhe lejeqëndrim. Ata po maltretohen për të siguruar dokument të tillë, ndërkohë që për shtetësi të Kosovës kanë pak shpresa.

Ata thonë se mungesa e dokumentacioneve po ua vështirëson jetën. Në anën tjetër, janë mbi 6 mijë adresa të cilat janë pasivizuar nga Qeveria e Serbisë. Kryeministri i Kosovës, ditë më parë ka premtuar se do të lehtësohen këto procedura për qytetarët nga Lugina.

Familja e Fikri Mehmetit ishte shpërngulur para më shumë se dy dekadave në Gjilan. Ai dhe anëtarët e tij të familjes nuk janë të pajisur me asnjë dokument identifikimi. Ndërsa tregon për KosovaPress të gjitha vështirësitë në të cilat po has si shkak i mungesës së dokumentacioneve.

“Ne ballafaqohemi me shumë probleme, është fjala për një hendikep të plotë për të jetuar si qytetar në Republikën e Kosovës. E kemi mirëkuptuar qeverinë e përkohshme, e cila ka dal menjëherë pas luftës dhe nuk ka pasur rastin me zgjidh këtë çështje. Por, nuk e kemi kuptuar qeverinë pas shpalljes së pavarësisë, e cila vazhdimisht ka vendosur kritere të rënda dhe të vështira. Ka qenë kriter sigurimi i të pasurit 5000 mijë euro në bankë, të pasurit pronë në emër personal. Gjë që nuk besoj që asnjë qytetar në Kosovë mundet me i plotësuar këto edhe vet që jetojnë këtu”, tregon Mehmeti.

Ai ka aplikuar me dhjetëra herë që nga viti 2015 për leje-qëndrim në Kosovë, ndërkohë që për letërnjoftim nuk ka as edhe shpresa.

“Ne kemi aplikuar që nga viti 2015 vazhdimisht herë na është lejuar herë na është anuluar leje-qëndrimi. Është fjala për leje-qëndrim sepse për letërnjoftim në Kosovë, një herë shpresat janë zero. Leje-qëndrimin ne kemi arrit me dëshmua me dokumente prej Serbisë prej Ministrisë së Punëve të Brendshme që nuk kemi asnjë lloj dokumenti atje, as letërnjoftim e as pasaportë. Edhe atë nuk e kanë njohur, në disa raste e kanë njohur, në disa tjera jo. Kanë bërë standarde të dyfishta dhe sa herë kemi aplikuar kemi pasur vështirësi të ndryshme”, thotë mes tjerash ai.

Mehmeti shton se sa herë që ka dashur të aplikojë, i janë kërkuar mbi 13 dokumente.

Në po këtë gjendje janë mbi 4 mijë shqiptarë të luginës të cilët me dhjetëra herë kanë aplikuar për sigurimin e dokumentacioneve, dhe janë refuzuar.

“Nuk ke mundësi me lidh kontratë pune, shumica prej nesh është dashur me ndërprerë kontratën e punës, për shkak se ai nuk ka pasur mundësi me të mbajt në “të zezë”. Të tjerë ka që nuk munden me lidh kurorë, nuk munden me ndjek kurse ose trajnime të ndryshme. Nuk munden me u regjistrua në entin për punësim. Ka raste të cilat nuk munden me i gëzu shërbimet të cilat i ofron spitali pa pagesë. Kalon edhe në atë nivel që të vdekurit tanë nuk mund t’i varrosem lehtësisht, sepse kërkohet një identifikim se kush janë”, rrëfen ai.

Dikujt tjetër po i pamundësohet edhe vizita tek të afërmit në Kosovë. Z.S e cila ka prejardhje nga Medvegja, në kushte anonimiteti tregon se para disa ditëve është kthyer në aeroportin e Gjenevës në Zvicër, meqë nuk ka qenë e pajisur me letërnjoftim të Kosovës.

“Unë tash e sa muaj kam rezervuar biletën për të ardhur në Kosovë. Ditën e fluturimit jam kthyer në aeroportin e Gjenevës në Zvicër. Unë jam e pajisur me leje-qëndrim në Zvicër, kam edhe pasaportën e Serbisë. Por, ata kanë dashur garancion që më lejojnë hyrjen në aeroportin e Prishtinës. Kur i kam telefonuar më kanë thënë që jo”, tregon ajo.

Mirëpo, ajo shton se nga Ambasada e Kosovës në Gjenevë i kanë thënë se mund të udhëtojë me këto dokumente.

Me këto telashe, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafi thotë se banorët nga lugina po përballen tash e dy dekada.

“Shqiptarët e Kosovës qysh atëherë nuk janë regjistruar si refugjatë në Kosovë. Duke mos qenë të regjistruar si refugjatë në Kosovë, ata kanë mbetur pa dokumente e deri më tash asnjë qeveri nuk e ka qit në mënyrë të drejtpërdrejt statusin e tyre juridik, përkatësisht nuk kanë marrë asnjë dokument në Republikën e Kosovës. Me procesin e pasivizimit që ka filluar Republika e Serbisë, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë filluar të mbetën banorë apatrete. Njerëzit të cilët nuk kanë asnjë dokument nga asnjë shtet”, deklaron Mustafi.

Në lidhje me këtë, kryeministri Albin Kurti kishte premtuar se do të lehtësohen procedurat e sigurimit të dokumentacioneve nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Unë jam në kontakt edhe për këtë çështje me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën lidhur me diskriminimin në të cilin janë ndodhur pa fajin e tyre shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Dhe ai po merret me këtë punë që të hiqet kjo shumë e madhe prej 5 mijë euro si dëshmi dhe në njërën nga mbledhjet e ardhshme do ta sjellim edhe këtë për vendim në mënyrë që të mos vazhdohet si deri më tani ku duhet të jesh bukur i pasur në mënyrë që të jesh i lëvizshëm”, ka deklaruar Kurti.

KosovaPress ka dërguar pyetje edhe në Zyrën për Informim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, po të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Në anën tjetër, pasivizimi i adresave të banorëve të Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit, Mustafi konsideron se është proces i fshehur administrativ, me qëllim të spastrimit etnik.

“Ne konsiderojmë që sipas disa vlerësimeve mund të jenë 3000 deri në 4000 në Medvegjë, e 2000 në Preshevë e Bujanoc. Qytetarët shqiptarë të cilët janë të targetuar në mënyrë selektive duke keqpërdorur ligjin për vendbanimet nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht nga stacionet në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc ka filluar procesi i pasivizimit që në vitin 2011 dhe tashmë ka marrë edhe përmasa më masive. Ajo që për ne në këtë rast është jashtëzakonisht shqetësuese është kjo qasje e Republikës së Serbisë, e cila është një qasje ksenofobe, për më tepër albanofobe ndaj shqiptarëve”, shprehet ai. Përfaqësues nga Lugina po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të përfshihet çështja e banorëve në dialogun Kosovë-Serbi. Mes tjerash, edhe njohjen e diplomave të studentëve të cilët po vijnë në Kosovë të studiojnë, por që po mbesin pa punë. /KP/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti lugina e presheves ragmi mustafi albin kurti lugina e presheves ragmi mustafi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin