LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Shtator 1948/ Kur ndodhi kryengritja e Zhapokikës, revolta e armatosurt e Jugut kundër komunizmit

7 October 2019, 15:30 Nga DOSJA

TIRANË- Lëvizja e armatosur e Zhapokikës, në jug të vendit, u organizua në shtator-tetor 1948, si një kryengritje antikomuniste e banorëve të zonës, ndaj pakënaqësisë së qeverisjes komuniste dhe përpjekje e qartë kundër regjimit diktatorial. Ishte ndër lëvizjet e para të forta antikomuniste në Jug të vendit, me organizim të mirë, ideale të forta, betim para flamurit dhe vendosmëri kundër pushtetit komunist. Merita e përgatitjes dhe e organizimit të kryengritjes i takon Xhemal Brahim Asllanit, ish partizan, me arsim fillor, i martuar me dy fëmijë, i ri 30-vjeçar. Burrat që morën armët dhe iu bashkuan atij, ishin të moshës mesatare 40 vjeç, burra të mësuar me varfërinë, me normat e ashpra të jetës, me barrën e dy luftërave botërore mbi shpinë.

Frymëzimin nuk e kishin nga elementë të veçantë, por të gjithë anëtarët e çetës rreth 25 persona ishin bujq, me arsim të ulët, e madje të pa arsimuar fare. Dolën kundër sistemit komunist, kur e kuptuan se do u tjetërsohej prona, do u nëpërkëmbnin zakonet dhe do u godisnin besimin. Në vjeshtën e vitit 1948, nisi organizimi dhe sulmi ndaj pushtetit komunist. Pakënaqësitë ishin shtuar disa muaj më parë, kur nga kjo zonë, ishin vrarë personalitete të respektuar të krahinës së Zhapokikës. Sistemi komunist kishte pushkatuar Zenel Shehun, ish-komisar batalioni, Veiz Vasjarin, intelektual që kishte studiuar në Francë, babai bektashi Shevqet Mahmutajn, atë Gjergj Sulin, prifti i fshatit Lekël dhe Baba Ali Tomorin. Katër prej tyre u pushkatuan në Gjirokastër, më 14 janar 1948.

Të nxitur edhe nga këto krime të hapura, pas disa mbledhjesh në fshehtësi, shtabi e komanda zgjidhen me votim më 28 shtator 1948: komisar politik Xhemal Brahimi, komandant Bajram Kamberi, nënkomandant Mehmet Yzeiri, Salo Kaso anëtar shtabi, Sefer Yzeiri caktohet kryetar i skuadrës së atentatorëve me emrin “Dora e zezë”. Detyra e çetës ishte: “Të luftojë me armë qeverinë, të vihet në lidhje me çeta të tjera derisa në Shqipëri të krijohet një qeveri nacionaliste, demokratike”. Mes luftëtarësh ishin njerëz të njohur me personalitet në zonë, nga familje të shquara. Sikurse pranohet edhe më vonë nga sistemi komunist, kjo çetë antikomuniste nuk kishte frymëzim apo organizim nga jashtë. Ishte një rebelim i brendshëm, kundër pushtetit komunist. Gjithashtu kjo krahinë kishte jetuar gati në “pavarësi” edhe nga qeveritë e mëparshme dhe si “pushtet” kishte organizimin e brendshëm. Të 25 kryengritësit e identifikuar ishin; 13 nga fshati Zhapokikë, 7 nga fshati Luftinjë, 3 nga fshati Kamçisht dhe 2 nga Salaria.

Çeta kryengritëse erdhi duke u rritur, ndërkohë që krijoi një shqetësim të madh në qeveri. Raportet e Sigurimit të Shtetit për Tepelenën, si edhe të dhënat për kryengritësit, e tregojnë këtë shqetësim, por edhe angazhimin e plotë të pushtetit për ta shtypur, në mënyrë të veçantë forcat policore dhe ushtarake të Tepelenës dhe Beratit.

Në datën 2 tetor 1948, çeta ra në luftim në fshatin Kamçisht me forcat e Sigurimit e të policisë, që kishin ndaluar tre nga kryengritësit e këtij fshati. Çeta i liroi të ndaluarit, pasi sprapsi forcat qeveritare, duke qëlluar në ajër. Ndërkohë, çeta kapi dy fshatarët spiunë, që kishin kallëzuar bashkëfshatarët e tyre dhe i kërcënoi me vrasje, por gjithsesi i lanë të lirë, pavarësisht tradhëtisë ndaj bashkëfshatarëve. Çeta ishte gjithnjë në survejimin dhe ndjekjen e Sigurimit dhe të ushtrisë së Tepelenës dhe asaj që kishte ardhur nga rrethi i Beratit. Për t’i shpëtuar asgjësimit, çeta çau rrethimin në Plashnik e Molisht dhe mori drejtimin e Beratit, po në Gllavë u rrethua sërish. Në përpjekjen me armë të datës 8 tetor 1948, u vranë dy policë të forcave qeveritare, nga ana tjetër nënkomandanti i çetës kryengritëse Mehmet Yzeiri, si dhe anëtari i shtabit të saj, Salo Kaso. Në këtë luftim, forcat kryengritëse u shpërbënë. Disa kryengritës u dorëzuan vullnetarisht, disa u arrestuan dhe të tjerë morën arratinë, por u kapën dhe u asgjësuan. Shaqo Limja dhe Sefer Yzeiri rezistuan më gjatë. I fundit, Bajram Kamberi, u arrestua pas disa rrethimeve në muajin janar 1949. U vra edhe vëllai i tij, Safet Kamberi, njëri ndër organizatorët e kryengritjes.

Në akuzën e prokurorit ushtarak, Mustafa Beqo, dt.4.06.1949, thuhet: “Pjesa më e madhe e kësaj bande ka qenë e inkuadruar në organizatën e Ballit Kombëtar dhe e kanë luftuar Lëvizjen NÇL. Janë prekur nga reformat e pushtetit popullor dhe i kanë kundërshtuar ato. Kanë bërë mbledhje të fshatarëve nën drejtimin e Xhemal Brahimit dhe Bajram Kamberit te Lodha e Madhe në Zhapokikë, në fermën e Zolcit, etj. Për t’u organizuar nën drejtimin e Komitetit Nacional të Mid’hat Frashërit, Abaz Ermenjit… Qëllimi ishte: “të hidheshin në arrati, të formonin çeta dhe të fillonin veprimet kundër pushtetit. Ata krijuan bandën nën drejtimin e Xhemal Brahimit dhe Bajram Kamberit”. Sipas dokumentave të ruajtuara nga arkivi i Ministrisë së Brendshme, Komandanti i çetës rrëfeu në hetuesi se: “Mbledhjen e parë e kemi bërë në Ledhin e Madh, me iniciativën e Mehmet Yzeirit dhe mermin pjesë unë, Bajram Kamberi, Sefer Yzeiri, Shaqo Limja dhe Salo Kasoja. Të nesërmen u bë mbledhja në malin e Zhapokikës, ku erdhi edhe Xhemal Brahimi, që ishte në arrati… Xhemali në fjalën e tij tha se kishte lidhje me personalitetet e larta të shtetit dhe ato lokale, si edhe me të arratisurit Dilaver Çerogjafin, Abaz Ermenjin etj, në mbledhjen tjetër që bëmë në Kamçisht, morën pjesë edhe kamçishtasit: Bilal Fetahu, Halit Sulo, Sefte Xhemali, Gani Karjolli, Teme Bajrami dhe Qamil Asllani. Edhe këtu foli Xhemali, që e mbylli me fjalët: “Poshtë komunizmi, nga i cili e pësuam të gjithë”.

Sefer Yzeiri, një nga drejtuesit e çetës, dëshmon në hetuesi: “Unë kisha pakënaqësi ndaj pushtetit dhe kam biseduar me Safet Kamberin dhe Xhemal Brahimin, të cilët më folën kundër pushtetit, se ky pushtet na mori tokën, na mori pasuritë dhe na la në të keq. Kemi bërë tri mbledhje, ku foli Xhemal Brahimi. Njerëzit erdhën vullnetarisht. Mua më bindi vëllai im Mehmeti, që kishte 3-4 përgjegjësi në pushtet dhe unë e besova… Në Kamçisht i qëlluam në hava policët që kishin ardhur të na arrestonin, se kishte popull. Policët u kthyen nga kishin ardhur… Në Gllavë na rrethuan ushtria. Unë kam dalë nga rrethimi”.

Thuhet se në këto përpjekje me forcat kryengritëse është vrarë edhe shefi i Sigurimit për Tepelenën, toger Xhezo Makashi. Kjo vrasje është e dyshimtë, sepse nuk përmendet fare gjatë hetuesisë, nuk akuzohet dhe nuk pyetet asnjë i pandehur për vrasjen e togerit, nuk është pjesë e akuzës së prokurorit dhe as në proces-verbalet e Sigurimit të Shtetit. Përmendet vetëm në parashtrimin e gjykimit të gjykatës ushtarake të Gjirokastrës dhe në fjalën e fundit të Bajram Kamberit para pushkatimit, kur ai e mohon vrasjen e Makashit nga ana e çetës. Edhe në gjykimin e çështjes në Gjykatën e Lartë nuk përmendet fare. Dyshohet se Shefi i Sigurimit mund të jetë vrarë në rrethana misterioze, ndoshta edhe i eleminuar se përse nuk arriti të zbulonte në kohë organizimin e kësaj çete.

Kryengritësit dhe mbështetësit e tyre u burgosën dhe u gjykuan nga gjykata ushtarake e qarkut të Gjirokastrës. Prokurori ushtarak Mustafa Beqo i akuzoi në grup (akuzë kolektive) për faje kundër shtetit dhe popullit. Kanë marrë pjesë në bandën kriminale terroriste të Tepelenës. Kanë bërë propagandë kundër pushtetit popullor dhe kanë paraqitur gjendjen e brendshme kritike dhe rrëzimin e shpejtë të saj. Kanë propaganduar ngritjen e një qeverie nacionale me ndihmën e imperializmit anglo-amerikan.

Gjykata ushtarake e qarkut të Gjirokastrës, me kryetar kapitenin Llazi Polena, gjykoi më datën 4.06.1949 disa nga pjesëmarrësit e kryengritjes, duke i akuzuar:

Gjykata ushtarake vendosi:

25 Adem Memaj, 21 vjeç, nga Salaria, punëtor, arrestuar më 10 tetor, dënohet me 2 vjet burg dhe punë të detyruar.

Të gjithë të dënuarve u sekuestrohet pasuria dhe humbasin të drejtën elektorale./kujto.al

Në foto, Bajram Kamberaj

(Marrë nga Kujto.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur krimet e komunizmit kryengritja e zhapokikes revolta e jugut krimet e komunizmit kryengritja e zhapokikes revolta e jugut

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin