"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Shqipëria mbyll dyert me Afrikën e Jugut, vaksinim i detyrueshëm për këta punonjës
2 December 2021, 08:39Nga DOSJA
TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendimin për të mos pranuar asnjë person që ka një historik udhëtimi në Afrikën e Jugut, qofshin këta turistë, të huaj apo shqiptarë. Në mbledhjen e zhvilluar sot, Komiteti Teknik bëri me dije se nisur nga fakti që varianti i ri Omicron është identifikuar në qytetarë që kanë pasur histori udhëtimi e kontaktesh me vende të Afrikës së Jugut, si edhe faktin që akoma nuk është e qartë natyra e agresivitetit të virusit, masat e marra edhe nga vende të tjera të botës, do të rekomandojë ndalimin e hyrjes të shtetasve me histori udhëtimi brenda 14 ditëve të fundit në disa vende të Afrikës.
Një tjetër masë që Shqipëria po merr paralelisht me vendet e tjera është edhe ajo e vaksinimit të detyrueshëm. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli bëri të ditur se deri më 31 dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe në qendra tregtare duhet të vaksinohen. Të gjithë këtyre personave do tu bëhet kontroll më 4 janar, duke iu kërkuar çertifikata e vaksinimit ose test Covid çdo 5 ditë. Kufizimet kanë mbetur të pandryshueshme.
Deri më tani ora policore që është vendosur nuk lejon qarkullimin e qytetarëve nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Një tjetër masë që është në fuqi është edhe fakti që qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë; të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve si dhe të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Ndërsa ata që janë rezidentë në Shqipëri dhe që nuk kanë një nga tre dokumentet e nevojshme duhet të vetëizolohen për 10 ditë. Përdorimi i maskave është i detyrueshëm në ambientet e mbyllura.
DIBËR – Moti i keq dhe reshjet e rënda të dëborës kanë shkatuar ndërprerje të energjisë elektrike në katër fshatra në Bulqizë.Mungesa e energjisë ka ...
TIRANË– Ka mbërritur në Tiranë opinioni paraprak i Komisionit të Venecias lidhur me zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut, deri në 31 dhjetor ...
TIRANË– Qetsor Gurra, pedagog në Akademinë e Sigurisë në Policinë e Shtetit është vënë në pranga pasi akuzohet për korrupsion. Dosja.al ka mësuar se ...
TIRANË – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka firmosur në 30 gusht të këtij viti dokumentin për “Hyrjen e personave në Republikën e Shq...
TIRANË– Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli bëri të ditur se deri më 31-dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike, ...