LIVE UPDATES
Politike

Shtyrja e negociatave/  Bushati në Washington: Gabim strategjik i BE për Shqipërinë

11 December 2019, 11:25 Nga DOSJA
Shtyrja e negociatave/  Bushati në Washington: Gabim strategjik i BE

SHBA– Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në një vizitë zyrtare Ëashington DC, në cilësinë e kreut të delegacionit Parlamentar të OSBE. Në nisje të kësaj vizite, Bushati është ndalur në një diskutim të hapur me diplomatë dhe ekspertë në AtlanticCouncil mbi mjedisin e sigurisë dhe sfidat me të cilat përballet Ballkani Perëndimor.

Ish-kreu i Diplomacisë Shqiptare tha se, “procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të trajtohet si përgjegjësi historike nga ana e BE-së në funksion të konsolidimit të projektit europian të ribashkimi të kontinentit. Vështruar në këtë mënyrë, nevojitet një qasje e re angazhuese ndaj Ballkanit Perëndimor përmes një plani konkret që siguron zbatimin e standardeve europiane, zhvillimin ekonomik dhe zbut hendeqet ekzistuese me vendet anëtare të BE-së”.

Intervista e plotë e Ditmir Bushatit për “ NewAtlanticist”. 

NewAtlanticist: KëshilliEvropiansë fundmi kundërshtoi hapjen e negociatave tëanëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çfarë efekti do tëketë ky vendim nëmarrëdhënien mes BE-së dhe rajonit?

Ditmir Bushati: Kundërshtimi këmbëngulës ndaj hapjes së bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me gjithë rekomandimin e Komisionit Evropian dhe vullnetin e pjesës më të madhe të vendeve anëtare të BE-së, e të Parlamentit Evropian, e ka dobësuar ndikimin e mbetur të BE-së në pragun e vet, duke vënë në rrezik aftësinë e saj për të farkëtuar zhvillime strategjike e stabilitet në Evropën Juglindore. Në këndvështrimin tim, ky është një gabim strategjik i cili ndihmon në konsolidimin e “status quo-së” në Ballkanin Perëndimor. Detyra e Bashkimit Evropian është të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindore, prandaj procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE duhet ta konsiderohet si një politikë e përgjegjshme dhe jo si barrë.

NewAtlanticist: Presidenti Francez EmmanuelMacron ka propozuar një plan për reformimin e procesit të anëtarësimit të BE-së në përpjekje për të shpjeguar vendimin e tij për bllokimin e hapjes së negociatave. Si i vlerësoni këto propozime? I mbështesni këto propozime apo mendoni se do të mund të “kërcënojnë” anëtarësimin e Shqipërisë?

Ditmir Bushati: Bllokimi i  procesit të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është parë gjerësisht si një hap prapa. Por, ka disa elemente pozitivë në të. Së pari, fakti që Franca nuk kundërshton hapur të ardhmen e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Në këndvështrimin tim, qëllimet e Makronit mund shpjegohen më mirë si një përpjekje për të hapur një diskutim më të gjerë rreth procesit të anëtarësimit, prakticitetit dhe mundësisë për të arritur rezultate të prekshme.

Siç them zakonisht, “njerëzit nuk hanë kapituj”. Prandaj, duhet të jesh në gjendje që t’ju shpjegosh qartë qytetarëve kërkesat dhe përfitimet e këtij procesit. Duhet të jesh në gjendje të tregosh që ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes ritmit të progresit të anëtarësim dhe progresit në terma të arritjes së standardeve demokratike dhe përmirësimit të standardit të jetesës. Në këtë drejtim, disa nga idetë e hedhura në tryezë nga Franca dhe Presidenti Macron duhet të bëhen pjesë e metodologjisë së zgjerimit. Jam dakord me Macronqë ka nevojë për reformim të procedurave të zgjerimit dhe metodologjisë për ta sjellë atë më pranë qytetarëve. Nga ana tjetër, unë nuk shoh dhe nuk e kuptoj pse reformimi i këtij procesi duhet të mbajë peng Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Do të duhej të ishte më e lehtë të bashkërendoje integrimin me të thellë brenda BE me dëshirën e vendeve kandidate për të nisur procesin e anëtarësimit.

NewAtlanticist: Ka pasur shqetësim se bllokimi i negociatave mund të shkaktonte një reagim të ashpër në Maqedoninë e Veriut, përsa kohë që marrëveshja e Prespës me Greqinë ishte artikuluarme besimin që do të hapte derën e anëtarësimit në BE. Çfarë efekti do të ketë bllokimi i negociatave për Shqipërinë? Do të ketë ngjashëm  ashpërsim të reagimit drejt BE?

Ditmir Bushati: Ka frustrim, pasi në qershor të vitit 2018 vendet anëtare unanimisht dakordësuan një kalendar për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Ata njohën progresin e bërë nga Shqipëria dhe ranë dakord që konferencën e parë ndërqeveritare, e cila simbolizon fillimin real të procesit të anëtarësimit, të zhvillohej në fund të 2019-ës. Vendimi i tetorit është parë si një hap prapa. Është shumë e rëndësishme të ruhet besimi dhe para shikueshmëria të ky proces.

Ndonjëherë kam ndjesinë që për BE-në, anëtarësimi jo vetëm i Shqipërisë por i të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor po shihet si barrë, më shumë sesa si një mundësi historike për Bashkimin Evropian për të përmbushur përgjegjësitë e veta. Nuk duhet të harrojmë që procesi i bashkimit të Evropës nisi në vitin 1989 me rënien e murit të Berlinit dhe nuk është ende i plotë pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Nëse jo në territorin e saj, ku tjetër mund të ketë sukses BE? Bashkimi Evropian duhet të nderojë përgjegjësitë e saj në Ballkanin Perëndimor për ti treguar pjesës tjetër të botës që është një fuqi globale.

NewAtlanticist: Maqedonia e Veriut shumë shpejt do të bëhet vendi i 30-të anëtar i Aleancës NATO. Çfarë efekti mendoni ju se do të ketë ky anëtarësim për rajonin e Ballkanit Perëndimor?

Ditmir Bushati: Është një lajm pozitiv dhe inkurajues. Shqipëria ka luajtur një rol shumë konstruktiv dhe vendimtar kur flitet për zhvillimin e dinamikave të brendshme demokratike në Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh që Shqiptarët janë një nga dy nacionalitetet më të mëdha të Maqedonisë së Veriut. Ne sigurisht që kemi mirëpritur anëtarësimin e MV, në koalicionin e vendeve që ndajnë bindje të njëjtë kur vjen puna tek çështje që lidhen me arkitekturën e sigurisë së kontinentit tonë. Shpresoj shumë që fakti se Maqedonia e Veriut po bëhet vendi i 30-të anëtar i aleancës, është dëshmi e vullnetit politik dhe vendosmërisë për të vijuar me politikën e dyerve të hapura. 

NewAtlanticist: Progresi i normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me sa duket se ka ngecur gjatë vitit të shkuar. A mendoni se ka mundësi për të prishur ketë ngërç  dhe për të përparuar në normalizimin e marrëdhënieve? A mund të luajë Shqipëria një rol pajtues në këtë proces?

Ditmir Bushati: Është shumë e rëndësishme të inspirohemi nga vendosmëria dhe lidershipi i demonstruar nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut në tejkalimin e ndasive të tyre. Sigurisht, ndasia  Kosovë – Serbi është më e komplikuar dhe ka dimensione të tjera. Ka një numër të madh çështjes që duhen adresuar. Duhet të presim formalizmin e qeverisë së re në Kosovë dhe unë shpresoj që qeveria e re të propozojë një strategji solide si të përballet me procesin e dialogut me Serbinë, përveçse çështjeve të brendshëm.  Është shumë e rëndësishme që procesi i normalizimit të ketë kuptim dhe të jetë praktik për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë. Unë gjithashtu shpresoj që procesi i normalizimit të ndiqet nga një marrëveshje e cila do të siguronte njohje të ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës me shpresën që do të hapte rrugën drejt anëtarësimit në BE të dy vendeve.

Do të doja të shtoja që ky proces normalizimi ka nevojë të ndiqet gjithashtu nga një proces pajtimi. Kjo është arsyeja se pse unë tani besoj që ky proces është më i komplikuar sesa rivendosja e marrëdhënieve miqësore mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila u finalizua me marrëveshjen e Prespës.

NewAtlanticist: Çfarë roli konstruktiv mund të luajnë Shtetet e Bashkuara në Ballkanin Perëndimor për të ndihmuar në zgjidhjen e këtyre ndasive dhe për të shtyrë integrimin e rajonit drejt BE?

Ditmir Bushati: Shtetet e Bashkuara janë instrumenti kryesor për të garantuar sigurinë në Evropën Juglindore. Por, është gjithashtu e rëndësishme të sigurohet një ndarje e punëve mes SHBA-ve dhe BE-së, për sa i përket transformimit dhe demokratizimittë Evropës Juglindore, meqenëse rajoni është konsideruar një punë e papërfunduar në funksion të një kontinenti të bashkuar Evropian. Do të mirëprisja çdo angazhim të SHBA-ve, veçanërisht në funksion të demokratizimit të rajonit tonë, sepse ne kemi nevojë të flasim më shumë rreth demokracisë, shtetit të së drejtës, dinjitetit dhe të drejtave të njeriut, dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm  në rajon. Roli i SHBA-ve në rajonin tonë mbetet iI domosdoshëm.

(a.m,/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bushati ne washington dështojnë negociatat me be-në ditmir bushati bushati ne washington dështojnë negociatat me be-në ditmir bushati

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin