LIVE UPDATES
Bota

Shumë gjyqe, shumë pak dënime/ Pse ka aq pak vendime për krimet e luftës në Kosovë

10 January 2021, 08:06 Nga DOSJA
Shumë gjyqe, shumë pak dënime/ Pse ka aq pak vendime për

Kush përjeton një luftë, atij i ndryshon përgjithmonë jeta. Më shumë se 21 vjet kanë kaluar nga lufta e Kosovës, por pasojat ende janë prezente. Në jetët e njerëzve, dhimbjen që la ajo për familjarët, por edhe shkatërrimin e kudogjendur. Ende ka shumë pyetje të hapura për kohën e luftës në Kosovë. Një serial i Deutsche Welle-s u kushtohet pikërisht këtyre pyetjeve të hapura për të gjetur një përgjigje nga ekspertët e studimet mbi krimet e luftës, dënimet e deritanishme, dhunimet seksuale, varrezat masive e shkatërrimin e pronës. Bekim Shehu vazhdon me një përmbledhje mbi dënimet për krime lufte në Kosovë.

“Amnistia e Krimeve të Luftës në Kosovë”, titullohet një hulumtim, në të cilin shpalosen detaje rreth proceseve dhe gjykimeve të krimeve të luftës në Kosovë. Hulumtimi i publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) pëfshin tre periudha, atë të pasluftës kur Kosova administrohej në tërësi nga misoni i OKB-së (UNMIK) deri në vitin 2008, periudhën e misionit të BE-së (EULEX), kur kompetencat në drejtësi i kishte tërësisht ky mision si dhe periudha pas marrjes së kompetencave nga institucionet e Kosovës.

“Prej tetorit të vitit 1999 deri në qershor 2020 janë dënuar nga gjyqtarë të UNMIK-ut, EULEX-it dhe ata vendorë, me aktgjykime të formës së prerë gjithsej 40 persona. Prej tyre 35 janë shqiptarë dhe katër serbë”, thuhet në këtë hulumtim. Drejtori ekzekutiv i institutit IKD, Ehat Miftaraj, shpjegon për Deutsche Wellen rrjedhën e këtyre proceseve.

“Prej vitit 2000 deri në vitin 2008, UNIMK-u ka qenë autoriteti, i cili ka trajtuar çështjet e krimeve të luftës. Ky mision ka ngritur aktakuza ndaj 3 serbëve, 19 shqiptarëve dhe një malazezi”. Por për të gjitha këto raste misioni i UNMIK-ut ka dënuar vetëm një person për krime lufte, një të akuzuar shqiptar. Pas përfundimit të misionit të UNMIK-ut, përgjegjësitë në këtë fushë janë kaluar tek misioni i Bashkimit Evropian (EULEX), i cili ka funksionuar prej vitit 2009 deri në vitin 2018. Por ky mision ka pasur kompetenca ekzekutive deri në vitin 2014.

EULEX-i gjatë kësaj periudhe ka ngritur aktakuza për krime lufte kundër 11 serbëve, 39 shqiptarëve, një malazezi dhe një personi nga komuniteti RAE. Ndërsa pas kalimit të kompetencave tek autoritetet e Kosovës, në vitin 2014, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur deri në qershor të vitit 2020 aktakuza për krime lufte kundër 39 personave. Por asnjë person deri më sot nuk është dënuar me vendim të prerë. “Nëse i shikojmë këto statistika, del se 70% e personave të akuzuar dhe gjykuar për krime lufte janë shqiptarë të Kosovës, 20% janë serbë dhe 10% të grupeve të tjera etnike”, shpjegon Ehat Miftaraj.

Amnistia e kriminelëve

Në hulumtimin “Amnistia e Krimeve të luftës në Kosovë”, konstatohet se të dy misionet ndërkombëtare nuk i kanë ushtruar sa duhet përgjegjësitë e tyre në ndjekjen e personave të dyshuar për krime lufte. Ehat Miftaraj thotë, se këto misione duket se “kanë dashur të ruajnë status-quonë”, që e ka dëmtuar drejtësinë.

“Këto dy misione e kanë pasur si duket primare idenë që të ruhet status quo-ja, edhe përmes mos-veprimit apo mos-hetimit të krimeve të luftës në Kosovë, në njëfarë mënyrë, të arrihet një pajtim ndërmjet palës serbe dhe shqiptare. Kur i shtohet kësaj edhe fakti që në luftën e fundit kemi pasur së paku 13 mijë viktima shqiptare dhe të tjera, krime lufte që janë ndërlidhur me spastrim etnik dhe vepra të tjera penale, e në fund rezulton që kemi vetëm një person të dënuar për krime lufte, atëherë mund të themi lirisht se këto dy misione kanë ofruar amnisti të plotë ndaj atyre që kanë bërë krime lufte”, thotë Miftaraj.

Po këtë logjikë thuhet se kanë ndjekur edhe institucionet e Kosovës, pas marrjes së përgjegjësive nga misionet ndërkombëtare. “Asnjë qeveri dhe asnjë institucion nuk e ka pasur në agjendë trajtimin e krimeve të luftës”, pohon Miftaraj.

Përvojat e shteteve të tjera

“Edhe shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë janë ballafaquar me të njëjtat probleme: Serbia, Kroacia dhe Bosnje- Hercegovina. Por ato kanë hartuar dhe miratuar strategji në nivel qeverish apo kuvendesh dhe kanë ndarë mjete financiare për të hetuar, ndjekur dhe gjykuar të akuzuarit për krime lufte në territoret e tyre. Në anën tjetër Kosova e ka neglizhuar këtë çështje tërësisht”, thotë Ehat Miftaraj. Ai merr si shembull Kroacinë, e cila pas luftës, brenda tre vitesh, ka hetuar, ndjekur dhe dënuar afërsisht 1000 persona që kanë kryer krime lufte.

Një hulumtim të ngjashëm “Pasqyrë e Gjykimeve për Krimet e Luftës në Kosovë në Periudhën 1999-2018”, nga monitorimi i pothuajse të gjitha gjykimeve për krime lufte në Kosovë, e ka bërë edhe organizata Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH). Koordinatorja e projektit Anka Kurteshi Hajdari, thotë se “problemi kryesor për një numër kaq të vogël të aktvendimeve janë dëshmitarët, të cilët ose kanë harruar se çfarë ka ndodhur, ose nuk duan të dëshmojnë. Por problem i madh është edhe mungesa e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe mungesa e prokurorëve që merren me këto lëndë”.

Mungesat e sistemit të drejtësisë

“Edhe tash e kemi një situatë kur vetëm një ose dy prokurorë merren me krime lufte, që nuk mjafton. Arsyeja është për shkak se dëshmitarët po zvogëlohen. Njerëzit po vdesin, ndërsa hetimet po vështirësohen me kalimin e kohës”, thotë Hajdari. Kosova ende nuk ka rregulla ligjore për gjykime në mungesë për krime lufte. Kjo paraqet një vështirësi shtesë në ndjekjen e të dyshuarve për krime lufte, të cilët ndodhen jashtë Kosovës. Kohë më parë, shefi i misionit EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, pati thënë se “një ndryshim i këtij ligji do të ishte i mirëseardhur”.

“Projekt-kodi i Procedures Penale”, në kuadër të të cilit është duke u trajtuar edhe çështja e gjykimit në mungesë, ende është në shqyrtim në Departamentin Ligjor të Ministrisë së Drejtësisë. Thuhet se është në fazën finale të shqyrtimit, por ende nuk është miratuar në Kuvend. Një nen që rregullon gjykimin në mungesë i është shtuar Kodit të Procedurës Penale në maj të vitit të shkuar, por ai nuk është zbatuar deri tani.

Qendra e UNMIK-ut

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pohon se arsyeja është, “se nevojitet plotësimi i kushteve, të cilat në praktikë vështirë mund të realizohen ashtu siç janë përcaktuar, në rastet kur personi që kërkohet gjendet në Serbi”. Në qershor të vitit 2020, Komisioni i Venecias ka dhënë një Opinion, lidhur me ligjin e Kosovës për gjykime në mungesë, ku thuhet se “sipas standardeve dhe ligjit ndërkombëtar për të drejtën humanitare, gjykimi në mungesë në vetvete nuk konsiderohet i papajtueshëm me të drejtën për një gjykim të drejtë”. Por siç shpjegonte shefi i misionit EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, “ky lloj gjykimi lejohet vetëm në rrethana të veçanta dhe me kusht që të ofrohen masa mbrojtëse efektive procedurale për të pandehurit”.

Mbrotja e dëshmitarëve

Një çështje tjetër problematike, që lidhet me krimet e luftës në Kosovë, është mbrojtja e dëshmitarëve. Pasiguria e dëshmitarëve thuhet se është arsyeja e vendosjes së selisë së Gjykatës Speciale në Hagë. Drejtori Ekzekutiv i IKD, Ehat Miftaraj, kritikon edhe misionet ndërkombëtare edhe institucionet vendore për këtë. “Kosova sot e ka programin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe komisionin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Por ky komision nuk e ka pasur në trajtim deri tani asnjë dëshmitar të mbrojtur, që dëshmon se Kosova ka problem sistematik dhe mungesë guximi për të hetuar profilin e lartë të të dyshuarve për krime. Dështimi i mbrojtjes së dëshmitarëve ka ekzistur edhe në kohën e UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe ka vazhduar si duket edhe me Gjykatën Speciale, ndaj selia e saj është vendosur në Hagë”, thotë Miftaraj.

Fillimi i punës së Gjykatës Speciale

Dhomat e Specializuara kanë filluar ndërkohë proceset gjyqësore kundër ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në Kosovë po zhvillohet një debat i brendshëm nëse Gjykata Speciale, me seli në Hagë, është “një-entike”, sepse ajo do të trajtojë vetëm pretendimet e Raportit të Këshillit të Evropës, të përpiluar nga senatori Dick Marty. Në këtë raport ai përmend vetëm ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Niederlande Justiz l Kosovos Ex-Präsident Hashim Thaci in den Haag vor Gericht
Me këtë debat “nëse Gjykata Speciale është njëetnike”, nuk pajtohet drejtuesi i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj. Ai i tha DW: “Nuk e besoj se drejtësia duhet të trajtohet në atë mënyrë, që të thuhet se së pari duhet të gjykohen krimet që i kanë bërë serbët, e pastaj shqiptarët. Me rëndësi është që drejtësia të kryejë punën e vet dhe të gjykohen të gjithë që kanë bërë krime. Gjykata Speciale nuk i parandalon gjykatat e Kosovës edhe Serbisë që të vazhdojnë me gjykimet në kompetencat e tyre. Une mendoj se klasa politike dhe shoqëria civile është dashur që këtë energji që po e shpenzojnë në këtë debat, ta orientojnë drejt bashkëpunimit mes prokurorive të Kosovës dhe Serbisë dhe të ndiqen penalisht ata që kanë bërë krime lufte – qoftë nga pala serbe që sigurisht kanë bërë më shumë krime apo dhe nga pala shqiptare, nëse ka raste të personave që kanë bërë krime. Duhet të dënohen të gjithë ata që kanë bërë krime, atje ku ka prova”, thotë Blakaj.

Ngjashëm mendon edhe Ehat Miftaraj. “Gjykata Speciale, mund të jetë një-etnike dhe mund të gjykojë vetëm krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga pjesëtarë të UÇK-së. Por Republika e Kosovës ka mandat, ka kompetenca, ka përgjegjësi dhe obligim që t’i hetojë të gjitha krimet e luftës në Kosovë. Opinioni, politikanët edhe ata, të cilët sot janë në Hagë, duhet ta kuptojnë se Kosova duhet të ketë vullnetin që të hetojë, ndjekë dhe gjykojë ata që kanë bërë krime në Kosovë, pavarësisht se cilit grup etnik i takojnë”, thotë Miftaraj.

Në përfundim të misionit të tij, Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka rekomanduar që vendet e ish-Jugosllavisë ku përfshihej edhe Kosova t’i hetojnë dhe trajtojnë krimet që janë kryer në territorin e këtyre vendeve.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni lufta e kosovës lufta e kosovës

Sondazh

Bota 10 January 2021, 07:41

Se sa efektiv është një sistem shëndetësor, këtë ta teston menjëherë një situatë krize. Edhe në Gjermaninë e pasur dhe me një sistem shëndetësor ndër më cilësor...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin