LIVE UPDATES
Ekonomi

Siguruesit e jetës po paguajnë faturën e shtimit të vdekjeve

5 July 2021, 05:17 Nga DOSJA

TIRANË– Pandemia e Covid-19 ndikoi në një rritje të fortë të numrit të vdekjeve në Shqipëri. Për vitin e kaluar, Instat raportoi rreth 6 mijë vdekje më shumë krahasuar me një vit më parë. Besohet se rritja e numrit të vdekjeve erdhi për shkak të vetë infeksionit të Covid 19, por edhe për shkak së rënies së aksesit në shërbim shëndetësor për pacientët që vuajnë nga sëmundje të tjera. Rritja e numrit të vdekjeve ka sjellë faturën e vet edhe për shoqëritë e sigurimit të jetës.

Sipas statistikave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për pesë muajt e parë të këtij viti dëmet e paguara në sigurimin e jetës janë në rritje me 57% në vlerë dhe me 51% në numër. Produkti kryesor i tregut, sigurimi i jetës së debitorit, ka shënuar një rritje të dëmeve me 128% në vlerë dhe me 185% në numër. Raporti i thjeshtë mes dëmeve të paguara bruto dhe primeve të shkruara bruto për këtë pesëmujor u rrit në 34.5%, nga 26.7% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Këto shifra dëshmojnë qartë se rritja e vdekshmërisë vitin e kaluar dhe në pjesën e parë të këtij viti ka goditur edhe familjet huamarrëse në sektorin bankar. Sigurimi i jetës ka mbrojtur në këtë rast bankat tregtare nga moskthimi i kredive, por edhe vetë familjet e debitorëve, duke qenë se zakonisht këto kredi kanë si objekt blerjen e banesave. Në pesë muaj, shoqëritë e sigurimit kanë paguar 117 milionë lekë ose rreth 945 mijë euro dëme në favor të 117 debitorëve të siguruar. Kjo është shuma më e lartë e dëmeve të raportuara ndonjëherë për këtë produkt në pesëmujorin e parë të vitit.

Megjithëse sigurimi vullnetar i jetës në Shqipëri është produkt që përdoret pak nga shqiptarët, tregu mbështetet sidomos në sigurimin e jetës së huamarrësve. Për kreditë afatgjata, kryesisht ato hipotekare, bankat kërkojnë si rregull edhe sigurimin e jetës së huamarrësit. Ky kusht përbën në thelb edhe themelin mbi të cilin është ndërtuar sot tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri.

Sigurimi i jetës së debitorit sjell aktualisht rreth 72% të primeve të shkruara bruto dhe 73% të numrit të përgjithshëm të kontratave në këtë treg. Pandemia e rrit edhe më shumë peshën e këtij produkti, për shkak të rënies së dukshme të biznesit në produktet e lidhura me udhëtimet e shtetasve, sidomos në sigurimin e aksidenteve dhe jetës në udhëtim. Me rritjen e këtij viti, sigurimi I jetës së debitorit ka krijuar edhe rreth 69% të vlerës totale të dëmeve, nga 47% që zinte një vit më parë./ E.Shehu

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi sigurimi i jetes sigurimi i jetes

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin