LIVE UPDATES
Bota

Situata e koronavirusit në SHBA, Biden: Pandemia vazhdon te të pavaksinuarit, është detyra jonë të mbrohemi

22 July 2021, 06:18 Nga DOSJA
Situata e koronavirusit në SHBA, Biden: Pandemia vazhdon te të

SHBA– Presidenti Joe Biden u shpreh i zhgënjyer mbi ngadalësimin e nivelit të vaksinimit kundër COVID-19 në Shtetet e Bashkuara dhe u shpreh se është “tejet e rëndësishme” për amerikanët që të vaksinohen kundër virusit ndërsa infeksionet po rriten përsëri.

Duke folur gjatë një takimi me pyetje-përgjigje nga publiku, në Cincinnati të shtetit të Ohajos, Presidenti Biden tha se kriza e shëndetit publik është kthyer kryesisht në një problem tek të pavaksinuarit.

“Ne kemi një pandemi mes atyre që nuk i kanë bërë vaksinat është kaq e thjeshtë“, tha ai gjatë takimit të transmetuar nga rrjeti televiziv CNN.

Presidenti gjithashtu shprehu optimizëm se në muajt e ardhshëm autoritetet do ta miratojnë vaksinën për përdorim edhe tek fëmijët nën moshën 12 vjeç. Por ai kritikoi ata amerikanë që gëzojnë të drejtën të vaksionohen që ende hezitojnë ta marrin atë.

“Nëse jeni të vaksinuar, nuk do të shtroheni në spital, nuk do të futeni në njësinë kujdesit intensiv dhe nuk do të vdisni”, tha zoti Biden në forumin e Universitetin Mount St. Joseph. “Pra është tejet e rëndësishme që ne të gjithë të veprojmë si amerikanë që të kujdesemi për njëri-tjetrin”

Deklarata e presidentit vjen ndërsa në Shtetet e Bashkuara rastet me COVID-19 gati u trefishuan gjatë dy javëve të fundit mes një sulmi me informacione të rreme rreth vaksinave që po mbingarkon spitalet e po lodh mjekët.

“Stafi ynë është i zhgënjyer“, thotë Chad Neilsen, drejtor i parandalimit të infeksioneve në “UF Health Jacksonville”, një spital në Florida, që po anulon operacionet e të tjera procedura për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të pavaksinuar e të infektuar me COVID-19, që janë shtruar aty. Sot në këtë spital janë 134 pacientë me COVID, nga një minimum prej 16 personash në mesin e muajit maj.

Në të gjithë SHBA-në, mesatarja javore e rasteve të reja ditore u rrit gjatë dy javëve të fundit në më shumë se 37,000 të martën, nga më pak se 13,700 në 6 korrik, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Zyrtarët e shëndetësise ia hedhin fajin variantit delta si dhe ngadalësimit të normave të vaksinimit. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vetëm 56.2% e amerikanëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Në Luiziana, zyrtarët e shëndetësisë raportuan 5,388 raste të reja me COVID-19 të mërkurën, shifra e tretë më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë në fillim të vitit 2020. Shtrimet në spital u rritën në 844 në të gjithë shtetin, nga 600 që ishin në mesin e muajit qershor. Autoritetet në Nju Orlins u kërkuan banorëve të rifillojnë të mbajnë maska brenda.

Utah raportoi 295 persona të shtruar në spital për shkak të virusit, shifra më e lartë që nga muaji shkurt. Gjatë javës së fundit në këtë shtet janë konfirmuar mesatarisht rreth 622 raste të reja në ditë, rreth trefishi i infeksioneve të shënuara në fillim të qershorit. Të dhënat shëndetësore tregojnë se rastet e reja janë pothuajse tërësisht të lidhura me njerëz të pavaksinuar.

Jeremy Johnson, pastori kryesor i një prej kishave më të mëdha të Misurit, flet rreth arsyeve që japin besimtarët për të mos u vaksinuar kundër COVID-19. Ai thotë se dëshiron që ata të dinë se jo vetëm është diçka e mirë që ata të vaksinohen, por se kjo është një gjë që Bibla e nxit.

“Mendoj se një pjesë e madhe vjen prej frikës”, thotë pastori Johnson. “Ata thonë: “unë kam besim tek Zoti, jo tek shkenca. Por e vërteta është se shkenca dhe Zoti nuk janë dy gjëra mes të cilave ata duhet të zgjedhin”.

Aktualisht shumë kisha në Mizuri kanë klinika vaksinimi. Ndërkohë, rreth 200 udhëheqës kishash kanë nënshkruar një deklaratë duke u kërkuar të krishterëve të vaksinohen. Të mërkurën ato njoftuan një fushatë në vijim të kësaj çështjeje.

Kundërshtimi ndaj vaksinimit është veçanërisht i fortë mes protestantëve ungjillorë të bardhë, të cilët përbëjnë më shumë se një të tretën e banorëve të Misurit, sipas një raporti të vitit 2019 nga Pew Research Center.

Të mërkurën kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha se punonjësve të spitaleve si dhe atyre që punojnë në klinikat shëndetësore që menaxhohen nga autoritetet e këtij qyteti, do t’u kërkohet të vaksinohen ose të testohen çdo javë, si pjesë e përpjekjeve për të luftuar rritjen e rasteve me COVID-19.

Urdhri i zotit De Blasio nuk do të zbatohet për mësuesit, punonjësit e policisë apo punonjës të tjerë të qytetit, por është pjesë e një përqendrimi intensiv të autoriteteve tek nevoja për vaksinim ndërsa infeksionet me variantin Delta po rriten.

Numri i dozave të vaksinave që injektohen çdo ditë në këtë qytet ka rënë në më pak se 18,000, nga një kulm prej më shumë se 100,000 dozash në fillim të prillit. Rreth 65% e të gjithë të rriturve janë plotësisht të vaksinuar, krahasuar me rreth 60% të personelit në spitalet publike.

Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jeremy johnson joe biden vaksinimi ne shba jeremy johnson joe biden vaksinimi ne shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin