LIVE UPDATES
Bota

Situata në Ukrainë: Çfarë është NATO dhe pse Rusia nuk i beson?

16 February 2022, 15:27 Nga DOSJA

EUROPË- Vendet anëtare të NATO-s po peshojnë se sa larg nwse duhet të shkojnë për të ndihmuar Ukrainën, përballë një pushtimi të mundshëm rus. Aleanca – e cila përfshin SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë – po rrit gatishmërinë ushtarake dhe ndihmën për Ukrainën.

Çfarë është NATO?

NATO – Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut – është një aleancë ushtarake e formuar në vitin 1949 nga 12 vende, duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Britaninë e Madhe dhe Francën. Anëtarët bien dakord t’i vijnë në ndihmë njëri-tjetrit në rast të një sulmi të armatosur kundër një shteti anëtar. Qëllimi i saj fillimisht ishte të minimizonte kërcënimin e zgjerimit rus të pasluftës në Evropë. Në vitin 1955 Rusia Sovjetike iu përgjigj NATO-s duke krijuar aleancën e saj ushtarake të vendeve komuniste të Evropës Lindore, të quajtur Pakti i Varshavës. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, një numër i vendeve të ish-Traktatit të Varshavës u bënë anëtarë të NATO-s. Aleanca tani ka 30 anëtarë.

Cila është çështja aktuale e Rusisë me NATO-n dhe Ukrainën?

Ukraina është një ish-republikë sovjetike në kufi me Rusinë dhe BE-në. Nuk është një anëtar i NATO-s, por është një “vend partner” – kjo do të thotë se ekziston një mirëkuptim që mund të lejohet të bashkohet me aleancën diku në të ardhmen. Rusia kërkon garanci nga fuqitë perëndimore se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Megjithatë, SHBA po refuzon të ndalojë Ukrainën nga anëtarësimi në NATO, duke thënë se si një vend sovran duhet të jetë i lirë të vendosë për aleancat e veta të sigurisë. Ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, Vadym Prystaik tha se kohët e fundit se Ukraina ishte e gatshme të ishte “fleksibile” mbi qëllimin e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore. Megjithatë, një zëdhënës i Presidentit Volodymyr Zelensky e kundërshtoi, duke thënë se Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj aspiratave të saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe BE-në, siç përcaktohet në kushtetutën e saj. Ukraina ka një popullsi të madhe ruse etnike dhe lidhje të ngushta sociale dhe kulturore me Rusinë. Strategjikisht, Kremlini e sheh atë si oborrin e shtëpisë së Rusisë.

Për çfarë tjetër shqetësohet Rusia?

Presidenti Putin pretendon se fuqitë perëndimore po përdorin aleancën për të rrethuar Rusinë dhe ai dëshiron që NATO të ndërpresë aktivitetet e saj ushtarake në Evropën Lindore. Ai ka argumentuar prej kohësh se SHBA-ja thyen garancinë që dhanë në vitin 1990 se NATO nuk do të zgjerohej drejt lindjes. Ndërsa NATO hedh poshtë pretendimet e Rusisë dhe thotë se vetëm një numër i vogël i vendeve anëtare të saj ndajnë kufijtë me Rusinë dhe se ajo është veçse një aleancë mbrojtëse.

Shumë besojnë se grumbullimi aktual i trupave ruse në kufirin ukrainas mund të jetë një përpjekje për të detyruar Perëndimin të marrë seriozisht kërkesat e sigurisë së Rusisë.

Çfarë ka bërë NATO në të kaluarën për Rusinë dhe Ukrainën?

Kur ukrainasit rrëzuan presidentin e tyre pro-rus në fillim të vitit 2014, Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës. Ai gjithashtu mbështeti separatistët pro-rusë që pushtuan zona të mëdha të Ukrainës lindore. NATO nuk ndërhyri, por u përgjigj duke vendosur trupa në disa vende të Evropës Lindore për herë të parë.

Ajo ka katër grupe luftarake shumëkombëshe me madhësi batalioni në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, dhe një brigadë shumëkombëshe në Rumani. NATO gjithashtu ka zgjeruar policimin e saj ajror në shtetet baltike dhe Evropën Lindore për të kapur çdo avion rus që shkel kufijtë e shteteve anëtare. Rusia dëshiron që këto forca të largohen.

Çfarë angazhimesh i ka dhënë NATO Ukrainës?

Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se Rusia do të paguajë një “çmim të shtrenjtë” për pushtimin e Ukrainës dhe po dërgon përforcime në Evropë. Shtetet e Bashkuara po dërgojnë gati 3,000 trupa shtesë në Poloni dhe Rumani për të forcuar mbrojtjen e Evropës Lindore. SHBA ka vënë në gatishmëri edhe 8500 trupa të tjera të gatshme luftarake. Pentagoni thotë se ata do të vendosen vetëm nëse NATO vendos të aktivizojë një forcë të reagimit të shpejtë.

Ai shtoi se nuk ka plane për të vendosur ndonjë trupë amerikane në Ukrainë. Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka paralajmëruar se çdo përshkallëzim i mëtejshëm ushtarak “do të sjellë një çmim të lartë për regjimin rus – ekonomik, politik dhe strategjik”.

Downing Street tha se Mbretëria e Bashkuar pajtohet se “aleatët duhet të marrin përgjigje të shpejta ndëshkuese, duke përfshirë një paketë të paprecedentë sanksionesh”.

A është NATO e bashkuar për Ukrainën?

Presidenti Biden ka thënë se ka “unanimitet të plotë” me liderët evropianë për Ukrainën, por ka pasur dallime në mbështetjen që kanë ofruar vende të ndryshme. SHBA thotë se po dërgon armë me vlerë 200 milionë dollarë, duke përfshirë raketat antitank Javelin dhe raketat anti-ajrore Stinger, dhe ka lejuar vendet e tjera të NATO-s të furnizojnë Ukrainën me armë të prodhuara nga SHBA.

Mbretëria e Bashkuar po furnizon Ukrainën me 2000 raketa antitank me rreze të shkurtër dhe ka dërguar personel ushtarak për të trajnuar ushtrinë ukrainase se si t’i përdorë ato. Aktualisht ka mbi 1000 trupa në grupe luftarake në Evropën Lindore, në Estoni dhe Poloni. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu po dërgon 350 trupa të tjera në Poloni dhe i propozon NATO-s të dyfishojë fuqinë e saj në Estoni me 900 trupa shtesë. Ajo po shqyrton gjithashtu dërgimin e më shumë avionëve RAF në Evropën Jugore dhe dërgimin e një anije patrullimi detar dhe një shkatërrues në Mesdheun Lindor.

Po ashtu, ka urdhëruar 1000 trupa të jenë në gjendje gatishmërie për të ofruar mbështetje në rast të një krize humanitare të shkaktuar nga çdo agresion rus. Por sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss thotë se është “shumë e pamundur” që këto trupa të vendosen për të luftuar në Ukrainë. Disa anëtarë të NATO-s, duke përfshirë Danimarkën, Spanjën, Francën dhe Holandën, po dërgojnë avionë luftarakë dhe anije luftarake në Evropën Lindore për të forcuar mbrojtjen në rajon.

Megjithatë, Gjermania ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për armë mbrojtëse, në përputhje me politikën e saj për të mos dërguar armë vdekjeprurëse në zonat e konfliktit. Në vend të kësaj do të dërgojë ndihmë mjekësore dhe 5000 helmeta. Presidenti Macron i Francës ndërkohë ka bërë thirrje për dialog me Rusinë për të de-përshkallëzuar situatën.

Marrë dhe përkthyer nga BBC

(k.m/dosaj.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine nato konflikti rusi-ukraine nato


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin