LIVE UPDATES
Politike

Situata në Veri të Kosovës, Rama: Uroj të mos ndodhë si me tarifën, do ishte ‘boomerang’…heqja e kufirit alarmon

27 September 2021, 15:22 Nga DOSJA
Situata në Veri të Kosovës, Rama: Uroj të mos ndodhë si

KOSOVË– Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë tjetër se e mbështet reciprocitetin e vnedosur nga Kosova kundrejt Serbisë gjë që ka bllokuar kufirin mes dy vendeve, por që uron të mos kthehet si çështa e tarifës. Në një takim me studentët e Kosovës, Rama u pyet për një zgjidhje mbi këtë çështje dhe tha se në fakt, do ishte shumë keq që Fosrcat Speciale të Kosovës të mbaheshin gjatë aty në kufi. Ai shtoi më tej se kjo mënyrë duhet zëvendësuar me tavolinat, duke nënkuptuar këtu një dialog.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ju e dini që ne me Kosovën po bëjmë angazhime, që nga futja e mbledhjes së dy qeverive, që përmes kësaj nisme kemi mundësi të diskutojmë, të japim mendime e të marrim vendime. Më pas vjen një tjetër mbledhje dhe vjen vlerësimi i atyre që janë arritur. Në këtë aspekt, mendoj se kemi prodhuar shumë më tepër marrëveshje dhe dakordësi. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre marrëveshjeve nuk janë zbatuar plotësisht apo nuk janë zbatuar fare, kjo për shkak të një sistemi pune që duhet ndryshuar. Për këtë kemi folur sot me kryeministrin, në mënyrë që edhe administrata këtu e në Shqipëri ta ndjekë me të njëjtin vullnet. Ka plot gjëra që mund të duken të vogla në pamje të parë por të gjitha së bashku përbëjnë një mozaik për lehtësimin e jetës së qytetarëve, qoftë këtej, qoftë dhe nga ana tjetër me të cilën na ndan kufiri. Mund të lehtësohet nga radha e gjatë, nga kontrollet e dyfishta të gjitha mallrave, mund të lehtësohet nga situatat dramatike në sezonet turistike. Mund të kthehet edhe në kufi formal pa ndikim të madh në jetët e qytetarëve, siç është edhe në BE. Duke u bërë pjesë e një sistemi të ri lëvizës që janë të njëjtat me të cilat funksionon dhe Bashkimi Europian. BE funksionon me katër marrëveshje për të cilat nuk ka kufi. Është e pakuptueshme për mua që Shqipëria dhe Kosova të mos e analizojnë këtë dhe kjo në një masë të caktuar mund të realizohet pa pasur nevojë për marrëveshje me të tjerët, në vite ka plasur herë pas here udhëheqës që kanë bërë deklarata të tipit ‘do heqim kufirin’, njëri për Vit të Ri, tjetri për Krishtlindje, dhe asnjëherë nuk është hequr. Kjo sepse në momentin që, ti thua do heq kufirin, alarmon të gjithë dynjanë dhe nuk alarmon Beogradin aq sa alarmon Brukselin e Uashingtonin. Dhe kjo është arsyeja pse unë e kam përmendur atë që është pagëzuar si mini-Shengen, nuk e kam quajtur unë, duke qenë se jam i gjatë, fjalën ‘mini’ nuk e….Ideja ishte tek lëvizja e lirë e nejrëzve, Serbia pranonte të futej por pa lëvizjen e lirë sepse automatikisht do pranonte Kosovën. Ndërsa ne nuk do të pranonim dot një projekt të cunguar. Janë dy shina në të cilat ne duhet të ecim. Përsa i përket çështjes aktuale në Veri të Kosovës, kjo është shumë e qartë, Kosova ka të drejtë, çështja e targave është e drejtë e çdo vendi dhe është shqyrtuar më parë, në marrëveshje të mëparshme. Serbia pretendon se këtu po kërcënohen qytetarë e serbë të Kosovës, por këtu është shumë e qartë që nuk po kërcënohen dhe asgjë, por janë nga më të përkëdhelurit dhe e bën Kosovën një nga më të shkëlqyerit se si duhet trajtuar një pakicë. Edhe pse unë nuk e kuptoj se si mund tu paguhen edhe faturat e dritave. Ata janë pengje të një dialogu që ka mbetur rrugëve. Manovrat teatrale mund të sugjestionojë publikun serb që mbase ka nevojë të ushqehet me idenë që kanë mjete për të mbrojtur vëllezërit që nuk kërcënohen nga asgjë, apo njerëz që në Facebook, shikojnë vetëm luftë. Kosova e ka fituar luftën, kur ju që jeni këtu s’kishit lindur akoma, si mudn të vazhdojë po njësoj, sim und të jetohet me luftën ndërkohë që këtu bëhet fjalë për të jetuar me një paqe të qëndrueshme. Njohja e Kosovës është kapitulli final. Ajo qëm ë shqetëson është që të mos ndodhë siç ndodhi me tarifën sepse çuarja e forcave speciale për tu siguruar që nuk ndodh diçka lënduese për njerëzit, por mbatja aty për një kohë të gjatë do të ishte boomerang. Kur u vu tarifa, isha dakort dhe e mbështeta sepse ishin shkruar letra e letra në Bruksel, u desh tarifa. Trupat speciale të zëvendësohen me ata në tavolinë.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Rama i mëshon dialogut: Lufta fitohet në tavolinë me politikë, pakicat serbe në Kosovë janë më të përkëdhelurit. Çështja e targave të mos kthehet si e tarifës 100%

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama me studentet ne kosove edi rama rama me studentet ne kosove

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin