LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandal/ 13 vjeçarja viktimë e shfrytëzimit dhe trafikimit jeton vetëm me qira

1 November 2021, 20:12 Nga DOSJA
Skandal/ 13 vjeçarja viktimë e shfrytëzimit dhe trafikimit

SARANDË- Në emisionin Fiks Fare vjen një denoncim sa i çuditshëm aq edhe i dhimbshëm mbi shfrytëzimin e një 13 vjeçareje. Por këtë denoncim nuk e bëjnë prindërit, por vetë drejtori i shkollës ku ajo studion. Ai tregon se një nxënëse vetëm 13 vjeç është larguar nga shtëpia e saj dhe jeton me qira në Sarandë. Vajza është bërë problem pasi vjen gjithmonë me vonesë në shkollë dhe aspak e veshur si moshataret e tjera, apo e veshur për moshën që ka.

Drejtori thotë gjithashtu se ka denoncuar në komisiariat bashkë dhe me familjarët e vajzës. Për vajzën e mitur është marrë dy herë vendim që të shkojë në qendër rehabilitimi, por drejtori rrëfen se nuk di çfarë ka ndodhur, pasi vajza jo vetëm nuk është në qendër rehabilitimi, por vjen sërish në shkollë dhe me vonesë. Drejtori kërkoi ndihmën e Fiksit që të shpëtojë të miturën, pasi siç ai vetë pohon shkolla nuk ka as psikolog që nga muaji shkurt i vitit të shkuar akademik. Dhe i duket e palogjikshme që një 13 vjeçare të jetojë e vetme në shtëpi me qira, duke e ditur edhe kushtet sociale të familjes së saj.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në shtëpinë e vajzës në fshat. Prindërit invalid të 13 vjeçares treguan se vajza nuk i dëgjon më. Ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike pasi kanë vetëm invaliditetin e tyre si burim të ardhurash. Nëna tregon se vajza punoi dy muaj në verë në një market në Ksamil dhe më vonë nuk donte të jetonte më me ta e si rrjedhojë ka dalë vetëm në shtëpi me qira.

“Vajza ka tentuar të vetvritet” rrëfen nëna e përlotur,duke ju thënë se “nuk ju kam prindër” për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Gjithashtu thotë se djali i familjes është zënë me të motrën, pasi e ka kuptuar se shoqërohej me djem. Edhe pse me miratimin e prindërve e mitura nuk pranoi të shkonte në qendër rehabilitimi. “Si ka mundësi që shteti nuk bën asgjë ?” thotë nëna e vajzës.

Fiksi telefonon ish psikologen e shkollës, Ornela Zhui, e cila ka qenë në grupin e vlerësimit që vendosën për 13 vjeçaren të shkonte në qendër rehabilitimi. Psikologia thotë se përveçse nuk bën më pjesë në atë shkollë nuk ka qenë as në grupin e vlerësimit. Specialisti i policisë së zonës, Alfred Shumbuli,në telefonatën e parë u zotohet gazetarëve se do i telefonojë sapo të mbarojë një operacion në terren, kjo gjë jo vetëm që nuk ndodhi, por kur gazetarët e ritelefonuan tha se s’mund të flasë për rastin.

Gazetarët telefonojnë edhe Oficerin e Policisë Gjyqësore, Jetnor Pulajn i cili thotë se vajzën e çuan në qendër rehabilitimi, por nuk e mbajtën pasi vajza nuk donte.Gazetarët iu drejtuan edhe Bashkisë Sarandë ku takojnë përgjegjësen e shërbimit social.Ajo tregon se janë bërë dy herë mbledhje për rastin në fjalë ku u vendos që vajza të shkonte në qendër rehabilitimi, por zbatimi i vendimeve nuk është më përgjegjësi e tyrja. Në këtë mënyrë edhe ata e delegojnë përgjegjësinë.

Gazetarët e Fiksit në bashki marrin procesverbalet e vlerësimit. Në këto dokumenta grupet të cilët kanë marrë vendimet në përbërje janë SPZ,OPGJ ,psikologia,drejtori i shkollës,mësuesja kujdestare,punonjësja e mbrojtjes së të drejtave të fëmijve . Në vendimin e marrë thuhet se vajzën e mitur në orën 20:00 ta nisin në Tiranë në një qendër rehabilitimi shtetëror.Vajza ne qendrën e rehabilitimit në Tiranë nuk është mbajtur me arsyetimin se nuk ka dëshirë të qëndrojë në këtë qendër. Po sa merret për bazë dëshira e një të miture kur kujdestarët e saj, përkatësisht prindërit kanë firmosur që ajo të rehabilitohet aty?!

Në procesverbalin e marrë nga bashkia Fiksi sheh që kishte firmosur edhe psikologia e cila më herët tha se nuk ka qenë pjesë e grupit të vlerësimit.Gazetarët e Fiksit telefonojnë vetë psikologen duke i treguar këto fakte dhe e pyesin se përse i gënjeu më herët. Psikologia thotë se ka qenë në atë shkollë deri në shkurtin e shkuar akademik. Rastin e vajzës e njeh dhe sa ishte ajo psikologe e mbante nën kontroll vajzën, por pas largimit të saj në një tjetër shkollë ajo justifikohet duke thënë se nuk dinte asgjë më për rastin. Gazetarët e Fiksit shkojnë në ZVA Sarandë për të pyetur a ka një psikolog shkolla dhe çfarë është bërë për rastin e vajzës.

Drejtoresha u thotë gazetarëve se duhet të marrë konfirmim për të folur duke i lënë në pritje për 1 orë. Më pas u pohon se duhet të bëjnë kërkesë me shkri edhe pse është në zyrën e saj ajo nuk do t’u përgjigjet gazetarëve. Ndërkohë drejtori i shkollës u ankua në emisionin Fiks Fare si për rastin e vajzës ashtu dhe për mungesën e psikologes, për të shmangur raste të tjera në shkollën e tij. Vetë psikologia e konfirmoi mungesën që nga shkurti i vitit të shkuar akademik, dhe Drejtoria Rajonale Fier ka vetëm një punonjëse sociale. Vajza e mitur e cila ka patur probleme mesa duket nuk ka gjetur mbështetjen e askujt. Gjithashtu Fiks Fare i bën kërkesë me shkrim shërbimit social për rastin e 13 vjeçares.Ky institucion thotë se njeh rastin, por nuk mund të na japë informacion se çfarë ka bërë për të. Gjithashtu thotë se qëndra së cilës i është drejtuar vajza as nuk përzgjedh dhe as nuk refuzon askënd!

Gazetarët e Fiksit i drejtohen Agjencisë së Mbrojtjes së Fëmijëve.Drejtoresha, Alma Tandili në intervistë thotë se e njeh rastin në fjalë.”Një grup është nisur për në Sarandë për të kërkuar nga gjykata masën e mbrojtjes për vajzën e mitur, dhe ndërkohë do përpiqemi të bindim vajzën se po shfrytëzohet ” thotë drejtoresha. Gjithashtu ajo thotë se nuk mund të flasë se çfarë ka ndodhur atë natë në qendrën e rehabilitimit dhe pse vajza nuk është mbajtur.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ornela zhui sarande shfrutezohet 13-vjeçarja ornela zhui sarande shfrutezohet 13-vjeçarja

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin