LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali/ 72-vjeçarja vjen në Tiranë me hematomë në kokë, e nxjerrin me COVID-19

24 September 2020, 20:23 Nga DOSJA
Skandali/ 72-vjeçarja vjen në Tiranë me hematomë në

TIRANË- Emisioni “Stop” këtë të enjtë është fokusuar në një denoncim të një qytetari. Rasti në fjalë ka të bëjë me një të moshuar nga Vlora, e cila pas një dëmtimi që pësoi në kokë është sjell me urgjencë në Tiranë për mjekim të specializuar pasi i rrezikohej jeta.

Vajza e saj, Adelina Gërdhuqi, që ka bërë denoncimin në “Stop” tregon se në 27 gusht, e ëma Veprore Gërdhuqi, 72 vjeç, u rrëzua në banesë dhe dëmtoi kokën. Nëna e saj u shtrua 5 ditë tek QSUT dhe nga pavioni i Neuro-Kirurgjisë e çuan tek Sëmundjet Interne, ku pas kontrolleve dhe i thonë se është e infektuar me COVID-19.

Vëtë Adelina Gërdhuqi ka shpjeguar rastin e nënës së saj për gazetarën e “Stop” dhe tregon me detaje të gjithë historinë.

Adelina Gërdhuqi: Përshëndetje “Stopi”! Quhem Adelina Gërdhuqi dhe dua të nxjerr shqetësimin e nënës sime, Veprore Gërdhuqi, 72 vjece! Në datën 27 gusht, nëna ime është rrëzuar në shtëpinë e saj në Vlorë, dhe si pasojë e këtij rrëzimi, nëna ime dëmtoi kokën. Është transferuar në Spitalin e Vlorës, ku i është bërë skaneri dhe e nxorrën me një hematomë në kokë. Është transferuar në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ka ndjenjur 2 ditë tek “Neuro-Kirurgjia”. Nuk ka marrë asnjë lloj mjekimi nëna ime tek plaga e kokës.

Gazetarja: Nuk i kanë bërë mjekim për dëmtimin në kokë?

Adelina Gërdhuqi: As edhe një lloj mjekimi.I është bërë vetëm një mjekim i thjeshtë me betadinë, as edhe një gjë tjetër! Nga “Neuro-Kirurgjia” kemi shkuar tek “Pavioni i Internit”, “Spitali i Sëmundjeve të Brendshme”. Nëna nga data 27 gusht deri në datën 2 shtator ka qëndruar tek “Nënë Tereza”, 5 ditë, na e nxorrën nënën me korona, me covid 19.

Gazetarja: Si ka mundësi që rezultoi me COVID-19, pasi ju e sollët nënën për dëmtim në kokë. Ku i doli kovidi?

Adelina Gërdhuqi: E pra, për këtë gjë edhe ne si familjarë nuk mund ta pranonim, që mamaja jonë mund të kishte covid 19.

Gazetarja: Mund të ekzistojë mundësia që gjatë qëndrimit në spital, ta ketë marrë virusin?

Adelina Gërdhuqi: Ne nuk e besuam, që mamaja të kishte covid!

Gazetarja: Pse?

Adelina Gërdhuqi: Pasi mamaja ime ka disa sëmundje të tjera kronike.

Gazetarja: Që janë?

Adelina Gërdhuqi: Ka bërë bypass në zemër para 3 vitesh: ka azotemi të theksuar në veshka dhe mbledh gjithnjë ujë në mushkëri dhe vite me diabet, që bën insulinë 3 herë në ditë. Nëqoftëse mamaja ime do ishte me covid, nuk mund t’i rezistonte kësaj sëmundjeje. Dhe për t’u bindur e morëm mamanë dhe u nisëm në Vlorë.

Pasi e morën nga spitali në Tiranë dhe e shtruan në Vlorë, i kanë bërë një vizitë tjetër dhe kuptuan se plaga në kokë ishte infektuar. QSUT kishte thënë se e moshuara ishte me koronavirus, por në një spital privat analizat kanë dalë ndryshe.

Adelina Gërdhuqi: Me të arritur në Vlorë, i kemi thënë një mikut tonë familjar, kirurg, të vijë të shikojë mamanë tek plaga e kokës. Plaga ishte infektuar! Është e pabesueshme, cfarë ka nxjerrë nga plaga.

Gazetarja: Ndërhyrjen nuk e bëtë tek QSUT por në Vlorë?

Adelina Gërdhuqi: Jo, ndërhyrja nuk është bërë…është bërë tek shtëpia jonë privatisht në Vlorë, nga një mjek familjar. Dhe pas asaja, temperatura, që i rrinte 36.6-37.7, e kishte nga infeksioni i kokës temperaturën. Mbas asaj e cojmë tek një klinikë private dhe bëjmë testet e covid. Dhe jo vetëm mamaja, po të gjithë ne si familjarë, babai dhe 4 motrat e mia.

Gazetarja: Si rezultoi nëna pas tamponit tek klinika private?

Adelina Gërdhuqi: Negative!

Gazetarja: Po babai?

Adelina Gërdhuqi: Edhe babai negativ.

Gazetarja: Po ju të tjerët?

Adelina Gërdhuqi: Të gjitha negative! Që këtu, ra poshtë analiza e QSUT-së.

Gazetarja: Kush ishte mjekja që u kujdes për nënën tuaj në QSUT?

Adelina Gërdhuqi: Ishte mjekja Eneida Hoxha. Ajo na informoi momentin, kur doli testi dhe më tha, që mamaja jonë ka dalë me covid 19.Dhe për këtë arsye më tha që, duhet të shtrohet tek infektivi, por ne si familjarë nuk pranuam! Dhe paskemi bërë shumë mirë! Çfarë doja unë të tregoja nëpërmjet eksperiencës sime tek “Stop-i”? Mos qëndroni vetëm me analizat dhe tamponët e QSUT-së! Verifikojini edhe në vend tjetër, sepse gabime bëhen. Këto gabime janë të pafalshme për jetën e njeriut! Unë mamanë time e kam gjallë, falë këmbënguljes të fëmijëve të saja. Sa të arrijmë në Greqi, do t’i bëjmë një tampon tjetër për siguri. Edhe ju faleminderit shumë! Qofshit mirë!

Gazetarja e “Stop” i kërkoi sqarime mjekes Eneida Hoxha, për diagnostikimin e të moshuarës dhe ajo u përgjigj, se sipas vizitës rezultoi me COVID-19. Po si është gjendja shëndetsore e 72-vjeçares Veprore Gërdhuqi sot? Ajo dhe e bija janë lidhur me ne nga Greqia dhe gjendja e të moshuarës është shumë e mirë, pasi nuk pati kurrë COVID-19.

Gazetarja: Përshëndetja doktoresha!

Mjekja Eneida Hoxha: Po, më thuaj!

Gazetarja: Pacientja Veprore Gërdhuqi është shtuar për COVID?

Mjekja Eneida Hoxha: Po e di! E di, e di nënën, që doli me covid.

Gazetarja: Nëna doli me COVID?

Mjekja Eneida Hoxha-Po!

Gazetarja: Pas dy ditësh bënë tamponin dhe rezultoi negative si ka mundësi?

Mjekja Eneida Hoxha: E dimë, moj zonjë! E dimë, moj zonjë! E dimë, moj zonjë! E di cfarë kishte shoqëruese!

Gazetarja: Nëse do ishte e sëmurë dhe të mos mbijetonte?

Mjekja Eneida Hoxha: Më thuaj, cfarë të duhet ty! Ka analiza, ka skaner, që janë të gjitha të shkruara, dhe ka një informacion të shkruar në fletë-dalje.

Gazetarja: Të kuptoj kam dhe dy përgjigjet dhe të QSUT dhe spitalit tjetër, por pyetja është se përse ju insistoni për t’i nxjerr këta persona, që mund të vinë për sëmundje të tjera dhe dalin me COVID.

Mjekja Eneida Hoxha: Ne nuk insistojmë fare! Nuk instistojmë fare! Informacioni mjeksor është i gjithi i shkruar. Nuk insistojmë, se nuk kemi arsye, as.., për të insistuar dhe as për të mos insistuar. Atë nuk e di ti! Sepse nuk je mjeke!

Gazetarja: Po e dinë familjarët moj zonjë. Si e shpejgoni që të gjithë familjarët kanë dalë negativ.

Mjekja Eneida Hoxha: Ky është një muhabet, që është i kotë! Me këtë virus, ka shumë gjëra të papritura. Po unë nuk kam asnjë detyrim, që të t’i them në tefefon, se janë të gjitha të shkruara. Po të them, që jemi sjellë shumë mirë, dhe sa kemi pasur mundësi, e kemi ndihmuar! Shumë me përgjegjësi! Dhe nuk kam asnjë peng me veten time!

Edhe pse mjekja insiston se e moshuara ka qenë me COVID-19, familjarët pretendojnë të kundërtën dhe kanë nisur dhe një mesazh në emision “Stop”. Vetë Veprore Gërdhuqi shprehet se nuk ka qenë sëmurë.

Adelina Gërdhuqi: Përshëndetje “Stop-i” nga Greqia! Kjo është mamaja ime, Veprore Gërdhuqi, 72 vjece dhe sic e shihni, gëzon shëndet të plotë dhe nuk ka covid! Dhe këtë gjë, mund t’jua konfirmoj edhe me një analizë të bërë këtu në laboratorët e Greqisë. Këtë video po e dërgoj, që të këmbëngulni për të afërmit tuaj, mos i lini nëpër spitale!

Veprore Gërdhuqi: Me covid, thuaj… t’i fusin tek covid!

Adelina Gërdhuqi: Ju përshëndesim!

Veprore Gërdhuqi: Mos i fusin me covid prindërit e tyre!

Marrë nga: tvklan.al

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adelina gërdhuqi adelina gërdhuqi

Sondazh

Aktualitet 24 September 2020, 19:31

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja nga operacioni i Policisë së Shtetit në Elbasan, ku pak orë më parë u ekzekutua 71-vjeçari, Lef...

Aktualitet 24 September 2020, 19:17

TIRANË– Publikohen pamje nga brenda nga trupi i pajetë i 71-vjeçarit Lefter Zhidru në Elbasan. Në pamjet nga brenda banesës ku u ngujua për më shumë...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin