"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
SKANDALI/ Oficerja e pezulluar ‘mbulonte’ vjehrrën e kolegut, lejonte prostitucionin
25 December 2021, 11:21Nga DOSJA
TIRANË– Një efektive policie ka ndihmuar vjehrrën e kolegut të saj që ta ushtrojë aktivitetin e prostitucionit në lokalin e saj, duke e informuar për çdo operacion të mundshëm policor që mund të kryhej në zonë. SHÇBA njofton se e ka pezulluar nga detyra inspektoren O.K., 27 vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë.
NJOFTIMI I SHÇBA:
SHÇBA Tiranë ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësit e policisë: Inspektore O.K., 27 vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë. Nga hetimet e SHÇBA Tiranë ka rezultuar se oficeri i policisë F.M., duke shpërdoruar detyrën, ndryshonte përgjegjësitë e palëve në rast hetimi aksidentesh.Gjithashtu, dyshohet se në lokalin e vjehrrës së tij, shtetases S.K. ushtrohej prostitucion, por oficerja e Sallës Operative informonte 53-vjeçaren për aksionet që organizonte Policia.Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.
TIRANË – Zbardhet dosja hetimore e mashtrimit të qindra qytetarëve nga vende të ndryshme të Bashkimit Euriopian, përmes Call Centerave në Shqipëri.Në...
TIRANË – Sot hidhet shorti për banesat e banorëve të prekur nga tërmeti në zonën e 5 majit në Tiranë, por kjo nuk i ka ndalur ata që të dalin në prot...
TIRANË – Policia e Tiranës ka vënë në pranga 9 persona gjatë 24 orëve të fundit, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë, dy prej ty...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje punonjës të ISSH dhe Drejtorisë së Tatimeve të cilët dyshohen se mund të jenë të përfshirë në skandal...
SARANDË – Një tjetër shtetas i huaj është shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Sarandës. Pas suedezit Sebastian Lichota Buinski, për të cil...