LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali, pesticide të ndaluara e të rrezikshme për mishin, sallamin e frutat

26 May 2020, 20:00 Nga DOSJA
Skandali, pesticide të ndaluara e të rrezikshme për mishin,

TIRANË– Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” sjell me zë dhe figurë se si përdoren pesticidet e ndaluara e të dëmshme për shëndetin në spërkatjen e fruta-perimeve, që konsumojmë çdo ditë.

Në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol kemi shkuar në disa dyqane, që tregtojnë pesticide dhe tregtarët pohojnë, se shesin edhe produkte të ndaluara, që kanë dalë nga qarkullimi.

Një ndër këto pesticide, që është ndaluar për qarkullim, është Ultracid, por tregtarët thonë se mund ta shesin me emër tjetër.

Xarrë – Bashkia Konispol Dyqani 1

Qytetari – Si je?

Shitësi – Kalosta, mirë! Si jeni juve?

Qytetari – Po ça ke noi gjë për mandarinat, për të spërkatur?

Shitësi – Për mandarinat?

Qytetari – Po!

Shitësi – Po ka nga të tëra.

Qytetari – Për shembull?

Shitësi – Po ktu ka, janë kto.

Qytetari – Insekticid është?

Shitësi – Hë?

Qytetari – Insekticid është?

Shitësi – Po!

Qytetari – Është i fuqishëm?

Shitësi – Shumë i fuqishëm!

Shitësi – Kemi Admiralin. Për Gusht.

Qytetari – Për çfarë është ajo?

Shitësi – Po për breshkën. Ajo është për temperatura të larta.

Qytetari – Edhe ky grek është?

Shitësi – Të tëra greke janë.

Qytetari – Të tëra greke.

Shitësi – Më kupton? Ka këtu nga të tëra llojet. Përse të duhet? Ke dhe këto.

Qytetari – Kto greket janë më të sigurta nga kto shqiptaret domethënë? S’bëhet fjalë he..?

Shitësi – Më vjen keq tani. Ja ku i kemi dhe shqiptaret.

Qytetari – Ti vete i merr vetë në Greqi kto?

Shitësi – Vetë vijnë, vetë. Ka vajtur djali në fabrikat, ku prodhohen.

Qytetari – Dhe t’i sjellin vetë?

Shitësi – Andej nga Larisa dhe Selaniku. S’kemi marrëdhënie ne as me Gumenicën.

Qytetari – Ah, t’i sjellin vetë ata ktu?

Shitësi – Do vijnë, ja për shembull nesër do vijë një baletë me mall. Do e sjellin në doganë, e do vejë djali ta marri.

Shitësi – Këtu i ke ilaçet të garantuara të tëra.

Qytetari – Po normale, përsa i shet ti.

Shitësi – Shiko, për manderinën përshembull…

Qytetari – Po, për manderinën.

Shitësi – Për morrin e kuq do përdorësh Borneon. Ky vret vemjet, të pahapura më kupton dhe bashkë me Abamentinën. Se Abamentina vret të gjallat, po nuk të vret vemjet. Më kupton?

Qytetari – Paska yçkla domethënë. Paska yçkla kjo punë domethënë.

Shitësi – Ç’të bësh, të bësh atë, e ke prapë sherrin brenda më kupton? Se e bëre sot, vrave të gjallat. Bën një javë a 5 ditë a 15 ditë, do hapet ajo, do dalë nga guaska, del breznia tjetër. Më kupton? Dhe ky i shuan të dyja brezat.

Qytetari – Sa lekë është kjo?

Shitësi – Kjo është 13 Evro shishja.

Qytetari – Kjo Ultracid është hë? S’e shkruan gjëkundi.

Shitësi – Ka ndërruar emrin.

Qytetari – Hë?

Shitësi – Ka ndryshuar emrin, se janë shumë ilaçe, që do dalin jashtë qarkullimit. Ky është Ultracid me emër tjetër.

Xarrë – Bashkia Konispol Dyqani 2

Qytetari – Si je? Po për mandarinën ça ke këtu?

Shitësja – Për ça e do?

Qytetari – Për insekticid kshu.., për ta…

Shitësja – Insekticid për mandarinën, po mund të përdorësh këtë …. ke këtë Vapcomorrin.

Qytetari – Jo, s’e dua atë. E dua kshu, për të spërkatur gjethet.

Shitësja – Po ktë?

Qytetari – Ç’është kjo? Si e ka emrin?

Shitësja – Është në greqisht ajo, në familjen e konfidorit.

Qytetari – Hë, sa lekë bën kjo?

Shitësja – Ai kushton 13 mijë lekë për 150 litra ujë.

Shitësja – Ajo është 1 cc në litër.

Qytetari – Që do të thotë?

Shitësja – 20 cc në 20 litra ujë.

Shitësja – Ai është Ultracid 45 mijë lekë.

Qytetari – Si ta përdor unë ktë tani?

Shitësja – 1 cc në litër, 20 cc në 20 litra ujë.

Qytetari – Hë?

Qytetari 1 – Edhe ky është i mirë, po është shumë bidon. Do një të vogël.

Qytetari – Sa lekë bën ky? Ultracid?

Shitësja – Ai bën 45 mijë lekë.

Qytetari – Ultracid është ky?

Qytetari 1 – Po është i mirë ky. Ky i këput të gjitha, ca ka insekte pema.

Qytetari – Është i fortë domethënë?

Qytetari 1 – Është i mirë fare.

Shitësja – Unë s’e kam përdorur.

Qytetari 1 – E kam përdour unë.

Qytetari 1 – Qenka edhe për ullinj ky.

Qytetari – Si ta përdor unë këtë tani?

Shitësja – Ajo është 1 cc në litër.

Qytetari – Urdhëro ikët aty!

Madje ata thonë se këto produkte të ndaluara i shesin nën dorë dhe vetëm për persona, tek të cilët kanë besim.

Dërmish – Bashkia Finiq Dyqani 3

Qytetari 1 – No një ça ke për kafsha të egra, se na grivën rrënjët, ça ke?

Shitësi – Për se?

Qytetari 1 – Për të helmuar nonji.

Shitësi – Ça do helmosh mo?

Qytetari 1 – Baldosa mo.

Shitësi – Ku di unë, ça helmi të jap për ato.

Qytetari 1– Ke no një nga ai Methocid ,nga ai faqelaqi i kuq?

Shitësi – S’ka, ja ta pyes Vasilin (Pronarin) mo!

Qytetari 1 – Ku është Bili mo?

Shitësi – Në Sarandë. Ja të flas unë me atë, mo na jep noi mendim tjetër.

Qytetari 1 – Ja foli e thuam!

Shitësi – (Flet në telefon) O Bili! Ja më thuaj nanjë ilaç, për të helmuar kto kafshë mo? Dosbalcë, kto gjëra kshu.

Shitësi – Ja do të jap unë!

Qytetari – Si përdoret kjo?

Qytetari 1 – Këtë e hedh me nonjë, ca ha ajo kafsha.

Shitësi – Vetëm çikë kujdes, se janë…

Qytetari – Kanë rrezik, po kam nja dy qen aty.

Shitësi – Se nga ky kush na pyet, ne themi s’kemi, ua japim vetëm.., i dëgjoj zërin këtij.

Qytetari – Po mo po, njerëz të besuar.

Shitësi – Është shumë i ashtu ky.

Qytetari 1 – Do kesh probleme me këtë, nuk e di unë.

Qytetari 1 – Prodhim i duhur për luftimin e sa ka ky këtu.

Shitësi – Kjo përdoret për çdo gjë mo.

Si të mos mjaftonte kjo, ata shesin edhe pesticide të ndaluara, që përdoren për mishin e sallamin.

Metoq – Bashkia Sarandë Dyqani 4

Qytetari – Si kaluat?

Shitësja – Mirë! Si kaluat?

Qytetari 1 – Një methocid doja unë!

Shitësja – Kë mo? Do ilaçe rrushi?

Qytetari 1 – Jo, për ujqrit, që helmon ujqrit.

Shitësja – Hëëë, ja po.

Qytetari 1 – Një, a dy dua unë!

Shitësja – Sa do? Me dy mijë lekë janë.

Qytetari – Dy mo!

Qytetari 1 – Dy copë mo!

Qytetari 1 – Po Ultracid?

Shitësja – Jo, s’kam Ultracid.

Qytetari 1 – S’ke?

Qytetari 1 – Nuk i mban, apo?

Shitësja – Nuk mban ai nga ato ilaçet.

Qytetari 1 – Është për të spërkatur ai.

Qytetari – Insekticid.

Shitësja – Ka ikur nga qarkullimi ai. Për se e do ti atë?

Qytetari 1 – Për të spërkatur mandarinat.

Shitësja – Mandarinat spërkati me tjetër!

Qytetari 1 – Po doja atë një dorë unë!

Shitësja – Nuk kam nga ai.

Qytetari 1 – E kam bërë vit për vit me atë.

Qytetari – Sa lekë janë ato?

Shitësja – Mos të gënjej, nuk ka Ultracid, se ka ikur nga qarkullimi. Futi në çantë kto ti!

Qytetari – Ja një sekondë! Si përdoret kjo tani tek..?

Shitësja – Në mish do e hedhësh ti?

Qytetari – Eh, në mish.

Shitësja – Ose në sallam.

Qytetari 1 – Edhe ky, nuk është i ndaluar ky, apo jo?

Shitësja – Epo tani edhe ai i ndaluar është.

Qytetari 1 – Emo edhe ky ashtu është?

Shitësja – Epo…

Qytetari – Po varja, mo.

Qytetari 1 – Po të kishim edhe Ultracidin mo, që të mbaronim punë mo.

Qytetari – Ma jep një qeskë, që ta vë në qeskë, mos ta vë kshu! Rrofsh!

Shitësja – Përse e do Ultracidin? T’i hedhësh? T’i helmosh?

Qytetari 1 – Jo moj, të bëj një spërkatje!

Shitësja – E di mo, që është për spërkatje.

Qytetari – Të gjetheve kto. Ikëm! Shumë faleminderit! Mirupafshim!

Ndërkohë që si përfundim, drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra, tha se dëshiron të përjashtojë “për të mos u ndjerë në faj këtu asnjë fermer që sot spërkat brenda të gjitha standardeve, që ka dashuri për prodhimin e tij dhe për konsumatorin që jemi ne.”

Saimir Kodra: Një duartrokitje edhe për Ministrinë e Bujqësisë që ua ka bërë të qartë edhe një duartrokitje me alarm brenda për të gjitha pikat doganore dhe për të gjitha instancat që duhet të bëjnë kontroll nëpër këto farmacitë bujqësore, nëse nuk keni kontingjent, i thoni xhaxhi Edi Ramës, të ngarkojë “Stop”-in, apo emisione të tjera, e bëjmë falas nuk ka problem…

Gentian Zenelaj: Të rreshket një paletë, por çdo javë nuk të rreshket paleta.

Marrë nga tvklan.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gentian zenelaj saimir kodra gentian zenelaj saimir kodra

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin