LIVE UPDATES
Bota

SKEDA E PASURIVE/ Para, banesa, shtëpi, toka e vetura; Sa “peshon” Qeveria Kurti

5 April 2021, 08:47 Nga DOSJA
SKEDA E PASURIVE/ Para, banesa, shtëpi, toka e vetura; Sa

Kuvendi i Kosovës, me 67 vota pro dhe 30 abstenime, zgjodhi Albin Kurtin për të udhëhequr kabinetin e ri qeveritar të Kosovës. Kurti, në menaxhim, do të ketë 3 zëvendëskryeministra dhe 15 ministra.

Sipas përllogaritjeve të dala nga raportet e deklarimit të pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), del se kryeministri Albin Kurti ka një pasuri të paluajtshme prej 400 mijë eurosh, mbi 11 mijë euro para të gatshme dhe rreth 232 mijë euro detyrime emër të bashkëshortes. Ai thotë se nuk posedon aksione apo letra me vlerë në shoqëri të ndryshme komerciale.

Për sa u përket parave të gatshme, Kurti ka deklaruar se ka rreth 1,800 mijë euro në xhirollogari bankare, ndërsa mbi 11 mijë e 400 euro janë në emër të bashkëshortes. Nga të hyrat vjetore, ai thotë se nga paga ka marrë 8 mijë e 700 euro.

Vartësi i parë i Kurtit, Besnik Bislimi, ka deklaruar pasuri të paluajtshme në emër tij, të blera me kredi, në vlerë prej 380 mijë euro, kurse në emër të bashkëshortes, ka një banesë në vlerë prej 48 mijë eurosh, po ashtu e blerë me kredi.

Bislimi thotë se ka dy vetura, njëra në emër të bashkëshortes, në vlerë të përgjithshme prej 32 mijë eurosh. Në deklarimin e pasurisë, tregon se nuk ka aksione apo letra me vlerë në shoqëri të ndryshme komerciale. Zëvendëskryeministri i parë, tregon se ka 20 mijë euro para të gatshme, kurse detyrimet financiare të tij janë 260 mijë euro.

Të hyrat vjetore të Bislimit janë nga AUK dhe nga Ministria e Financave dhe Transfereve deri sa ishte në krye të këtij institucioni. Disa nga ministrat aktualë të Qeverisë Kurti II nuk kanë ushtruar funksione publike, për të cilët mungojnë raportet e deklarimit në AKK.

Një prej tyre është edhe Donika Gërvalla, e cila është emëruar zëvendësministre dhe ministre e Punëve të Jashtme. Vartësja e tretë e kryeministrit Kurti është Emilja Rexhepi, e cila është emëruar zëvendëskryeministre. Rexhepi thotë se ka tokë nga trashëgimia në vlerë prej 470 mijë eurosh. Ajo posedon një veturë Mercedes E Class, në vlerë prej 15 mijë euro.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi në deklarim thotë se nuk ka para të gatshme, aksione apo letra me vlerë në shoqëri të ndryshme komerciale. Sipas deklarimit, ajo tregon se ka një kredi në vlerë prej 10 mijë eurosh. Nga të hyrat vjetore, Rexhepi thotë se ka mbi 17 mijë euro, kurse 3,800 euro janë nga mëditjet.

Albin Kurti, kryeministër

Pasuri: 400 mijë euro në emër të bashkëshortes

Veturë: Nuk ka

Para të gatshme: 1,800 euro dhe 11,400 euro në emër të bashkëshortes

Detyrime: 232 mijë euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 8,700 euro

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrime Europiane, Zhvillim dhe Dialog

Pasuri: 380 mijë euro dhe 48 mijë euro në emër të bashkëshortes

Veturë: 28 mijë euro dhe 4 mijë euro në emër të bashkëshortes

Para të gatshme: 13,800 euro dhe 6,200 euro në emër të bashkëshortes

Detyrime: 215 mijë euro dhe 45 mijë euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 4,200 euro

Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme

Mungon raportimi në AKK

Emilja Rexhepi, zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut

Pasuri: 470 mijë euro nga trashëgimia familjare

Veturë: 15 mijë euro

Para të gatshme: Nuk ka

Detyrime: 10 mijë euro

Të hyrat vjetore: 21 mijë euro

Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë

Pasuri: 400 mijë euro nga trashëgimia familjare

Veturë: 12 mijë euro dhe 15 mijë euro në emër të bashkëshortes

Para të gatshme: 1,300 euro dhe 100 euro në emër të bashkëshortes

Detyrime: 22,500 euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 8,000 euro

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë

Pasuri: 75 mijë euro në emër të bashkëshortit

Veturë: 5 mijë euro në emër të bashkëshortit

Para të gatshme: 500 euro në emër të bashkëshortit

Detyrime: 24 mijë euro

Të hyrat vjetore: 7,500 euro

Xhelal Sfeçla, ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike

Pasuri: 1.95 milionë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 4 mijë euro

Para të gatshme: 3,500 euro

Aksione: 6 mijë euro

Detyrime: 54 mijë euro

Të hyrat vjetore: 1,200 euro

Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes

Mungon raportimi në AKK

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve

Pasuri: 61 mijë euro

Veturë: 3,100 euro

Para të gatshme: 11 mijë euro

Letra me vlerë: 23,400 euro

Detyrime: 35 mijë euro

Të hyrat vjetore: 15,600 euro

Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë

Mungon raportimi në AKK

Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Pasuri: 50 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 3 mijë euro

Para të gatshme: 3,300 euro

Detyrime: Nuk ka

Të hyrat vjetore: 4,800 euro

Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Pasuri: 15 mijë euro dhe 85 mijë euro në emër të bashkëshortes

Veturë: 8,500 euro

Para të gatshme: 1,800 euro dhe 18,700 euro në emër të bashkëshortes

Detyrime: 5 mijë euro dhe 6 mijë euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 22 mijë euro

Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Pasuri: 380 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 11 mijë euro

Para të gatshme: 850 euro dhe 540 euro në emër të bashkëshortes

Detyrime: 33 mijë euro dhe 13 mijë euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 1,500 euro

Arbërije Nagafci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Pasuri: 70 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 18 mijë euro

Para të gatshme: 1,100 euro e përbashkët

Detyrime: 62 mijë euro

Të hyrat vjetore: 28 mijë euro

Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Pasuri: 190 mijë euro në emër të bashkëshortes

Veturë: 12 mijë euro

Para të gatshme: 1.39 euro dhe 1,168 euro në emër të bashkëshortes

Aksione: 1 mijë euro

Detyrime: 80 mijë euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 1,500 euro

Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal

Pasuri: 225 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 15 mijë euro

Para të gatshme: 3,500 euro

Detyrime: 670 euro

Të hyrat vjetore: 1,500 euro

Fikrim Damka, ministër i Zhvillimit Rajonal

Pasuri: 110 mijë euro dhe 35 mijë euro në emër të bashkëshortes

Veturë: 5 mijë euro

Para të gatshme: 39 mijë euro

Detyrime: 30 mijë euro

Të hyrat vjetore: 27 mijë euro

Goran Rakiq, ministër për Komunitete dhe Kthim

Pasuri: 445 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 10 mijë euro

Para të gatshme: 50 mijë euro

Detyrime: Nuk ka

Të hyrat vjetore: 13 mijë euro.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28% të votave apo 58 poste në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 8 deputetë.

Nga komunitetet, Lista Serbe ka fituar të 10 postet e garantuara; 2 poste i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe nga 1 post e kanë fituar partitë boshnjake Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Unioni Socialdemokrat, sikurse edhe Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.

Marrë nga Monitor

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni albin kurti qeveria e kurtit albin kurti qeveria e kurtit

Sondazh

Bota 5 April 2021, 07:14

2020-ta vit i keq edhe për hajdutët!

GJERMANI– Shoqata Gjermane e Shoqërive të Sigurimeve GDV njoftoi në raportin e saj vjetor, se në Gjermani ka rënë numri i vjedhjeve të banesave dhe se në ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin