LIVE UPDATES
Bota

Skenarët e mundshëm pas vendimeve të Parlamentit të Republikës Srpska

15 December 2021, 20:05 Nga DOSJA
Skenarët e mundshëm pas vendimeve të Parlamentit të

BOSNJE&HERZEGOVINË- Kryesuesi i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiç, njoftoi të mërkurën se do të deponojë kallëzim penal për shkak të konkluzioneve të Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska (RS) për transferimin e kompetencave nga shteti te njësia.

Në një intervistë për agjencionin nga FENA, Komshiç tha më 15 dhjetor se do të paraqesë një kallëzim penal sapo konkluzionet të publikohen në Gazetën Zyrtare të RS-së.

Në ditën e tretë pasi Parlamenti i Republikës Sërpska (RS), entitetit të Bosnje e Hercegovinës (BeH) votoi konkluzionet për “transferimin e disa kompetencave nga institucionet e BeH-së në atë të nivelit të entitetit”, Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare në BeH, Christian Schmidt, dënoi “veprimet radikale politike dhe retorikën”.

Schmidt tha se veprimet e ditëve të fundit janë kërcënim për stabilitet në Bosnje e Hercegovinë dhe se ato rrezikojnë perspektivën e të gjithë qytetarëve, përfshirë qytetarëve të Republikës Sërpska.

Krahas dënimit të vendimeve që i solli Parlamenti i entitetit të RS-së, e që iu referohen “transferimit të kompetencave” në fushën e tatimit indirekt, drejtësisë, mbrojtjes dhe sigurisë, Schmidt nuk përmendi sanksione ose shfrytëzimin e ‘autorizimeve të Bonit’, sipas të cilave Përfaqësuesi i Lartë mund të imponojë apo ndryshojë ligjet, të zëvendësojë përfaqësuesit e zgjedhur politikë dhe zyrtarë të tjerë. Në vend të kësaj, ai bëri thirrje për dialog.

“Jam i gatshëm të jap kontributin tim në këtë, në mënyrë të vendosur dhe të përgjegjshme. Dialogu ka përparësi mbi çfarëdo forme tjetër të veprimeve. Dialogu është esenca e demokracisë dhe kjo nevojitet që institucionet e Dejtonit të funksionojnë në interes të të gjithë qytetarëve”, citohet të ketë thënë Schmid sipas një njoftimi të publikuar më 13 dhjetor.

Çfarë u vendos në Banjallukë?

Bazuar në përfundimet e seancës së 10 dhjetorit, Parlamenti ngarkoi Qeverinë e Republikës Sërpska që në afat prej gjashtë muajsh t’i dërgojë Parlamentit për shqyrtim Ligjin për tatim mbi vlerën e shtuar, Ligjin për akciza, Ligjin për Këshillin e lartë Prokurorial dhe gjykatat si dhe disa ligje nga fusha e sigurisë dhe mbrojtjes.

Me hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve, vendimet ligjore të cilat i trajtojnë këto fusha në territorin e gjithë BeH-së, nuk do të vlejnë më për Republikën Sërpska.

Paraprakisht, organi i njëjtë më 20 tetor miratoi Ligjin për ilaçe dhe pajisje mjekësore, i cili parasheh themelimin e agjencisë së këtij entiteti për ilaçe, e cila që nga viti 2009 vepron në nivel federal.

Në këtë seancë të Parlamentit u miratua edhe deklarata për parimet kushtetuese të Republikës Sërpska me çka saktësohet se “të gjitha ligjet të cilat i impononte Përfaqësuesi i Lartë, janë jokushtetuese”.

Prokuroria e BeH-së është përgjegjëse edhe për zbatimin e ligjit, të cilin në korrik e solli ish-Përfaqësuesi i Lartë në BeH, Valentin Inzko, me të cilin ndalohet mohimi i gjenocidit dhe krimeve të luftës.

Çfarë po ndërmarrin në Prokurorinë e Bosnje e Hercegovinës?

Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës tha për Radion Evropa e Lirë se “është duke i përcjellë aktivitetet dhe ngjarjet në kuadër të subjektit të përgjegjësisë së saj dhe do të ndërmarrë masa nëse tregohet nevoja për veprime të Prokurorisë së BeH-së”.

Pikërisht kompetencat e këtij institucioni të drejtësisë, bashkë me Gjykatën e BeH-së, Parlamenti i RS-së do që t’i transferojë nga kompetencat federale në ato të entitetit.

Këtij organi të drejtësisë i është drejtuar edhe kryesuesi i Presidencës së BeH-së, Zhelko Komshiq, me ftesën që me procedurë të përshpejtuar të fillohen proceset kundër individëve të cilët i miratuan këto konkluzione. Ai tha se me këtë “në mënyrë direkte rrezikohet përparimi kushtetues i Bosnjë e Hercegovinës dhe dëmtohet paqja e stabiliteti në këtë vend”.

Cilat mund të jenë pasojat ligjore?

Kasim Trnka, profesor i së Drejtës Kushtetuese, tha për Radion Evropa e Lirë se institucionet federale do të duhej të reagonin nëse Parlamenti i RS-së miraton vendime ligjërisht obliguese, por të cilat vënë në pikëpyetje përparimin kushtetues të BeH-së.

Ai përkujtoi që “orteku tashmë u nis” kur u miratua Ligji për agjencinë për ilaçe në RS. Megjithatë, theksoi se formalisht nuk është miratuar asnjë rregullore, por vetëm konkluzionet.

“Nëse do të ketë veprime konkrete lidhur me konkluzionet dhe Prokuroria vlerëson se nuk bëhet fjalë për sulm ndaj përparimit kushtetues, atëherë kemi të bëjmë me vepër penale”, vlerësoi Trnka.

Ai shtoi se në Kushtetutë shkruan se gjithçka e cila nuk përmendet ekskluzivisht si përgjegjësi e Bosnje e Hercegovinës, iu takon entiteteve. Menjëherë pas kësaj përmendet që entitetet janë të obliguara të fillojnë negociatat për transferimin e kompetencave ndaj Bosnje e Hercegovinës.

Trnka shpjegoi që BeH ka të drejtë të vendosë kompetenca nëse është e nevojshme që të ruhet sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia politike. Ai tha se veprimet në Republikën Sërpska “nuk janë transferim i kompetencave”.

“Atëherë, gjithçka është e vërtetuar me ligje në nivel të BeH-së. Nuk mjafton të ketë vetëm pajtim politik, por duhet kërkuar ndryshimin e ligjit në nivel të Federatës”, tha Trnka.

Sipas tij, nëse do të ketë obligim ligjor, ekzistojnë mekanizmat për parandalimin e miratimit të ligjeve të këtilla, siç është Këshilli i popujve i RS-së apo Gjykata Kushtetuese e BeH-së.

Cilat janë pasojat ekonomike?

Njohësja e ekonomisë, Svetllana Ceniç, tha për Radion Evropa e Lirë se veprimet e reja do të kenë ndikim katastrofal për ekonominë, sidomos nëse do të ketë tërheqje nga sistemi i tatimit direkt.

“Tërheqja nga administrata nënkupton rënie në të ardhura. Po ashtu nënkupton edhe tatim të dyfishtë. Nëse Republika Sërpska fut TVSH-në e saj, ndërkaq Federata vazhdon punën me administratën aktuale, kjo nënkupton që do të ketë tatim të dyfishtë për ata që veprojnë në RS ose në Federatën e Bosnje e Hercegovinës”, tha Ceniq.

Ajo shtoi se kjo do të pasqyrohet edhe në pjesën tjetër të popullsisë, sepse gjithnjë e më shumë njerëz do të largohen nga vendi, pasi sipas saj, qytetarët nuk do të mund ta përballojnë pasigurinë dhe paqartësinë në vendin ku jetojnë.

Ndonëse, Millorad Dodik, anëtar i Presidencës së BeH-së dhe de facto lider i serbëve në Bosnje e Hercegovinë, paralajmëroi se në rast të sanksioneve do t’i drejtohet Rusisë dhe Kinës, Ceniq shpjegoi që kjo nuk është aspak zgjidhje ideale.

“Kina nuk ofron grante. Kina nuk jep kredi siç jepte Serbia, e më pas natyrisht këto kredi kanë çmime. Nga Rusia nuk pamë as kredi, sepse të njëjtat, të vogla apo të mëdha çfarëdo qofshin, nuk erdhën kurrë ”, theksoi Ceniç.

Ajo deklaroi se qytetarëve do t’iu bie fuqia e blerjes, produktet do të shtrenjtohen e prodhimet nga Republika Sërpska do të jenë edhe më pak konkurruese.

Ceniç theksoi se sanksionet për funksionarët nga RS-ja do të ishin në rregull, “qoftë edhe jozyrtare”.

“I keni parasysh, ato sanksionet e pavërejtshme që nganjëherë janë më të këqija sesa ato të paralajmëruara. Fillojnë t’iu injorojnë, nuk iu ftojnë në takime, para s’ka… nuk japin, por nëse diku ka para ato janë të shtrenjta sepse edhe ndërmjetësuesit botërorë përfitojnë nga situata të këtilla në shtete të këtilla”, vlerësoi Ceniç.

Qëndrimet e shteteve fqinje

“Duhet parë sa është manovër e sa dëshirë reale”, deklaroi kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Bosnje e Hercegovinë më 13 dhjetor.

“Kroacia nuk dëshiron kurrfarë tendenca separatiste brenda BeH-së. Duam që vendi të funksionojë mirë, ky është qëndrim i yni i përhershëm, por po ashtu duam që të respektohet korniza kushtetuese e Dejtonit e cila u krijua në rrethana shumë të vështira, pas agresionit, pas luftës dhe natyrisht në atë moment ishte kompromis i të gjitha palëve”, theksoi Pllenkoviç.

Më 12 dhjetor, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi nga Nishi lidhur me zhvillimet në Bosnje e Hercegovinë, se “Serbia nuk do të përzihet në çështjet e brendshme të shteteve të tjera” dhe se “politika e Serbisë është respektimi i integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës dhe respektimi i integritetit të Republikës Sërpska në kuadër të BeH-së”.

Qëndrimet e partnerëve perëndimorë

Pas seancës së 10 dhjetorit, reaguan ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë e Italisë si dhe delegacioni i Bashkimit Evropian në BeH. Në një deklaratë të përbashkët, këto shtete porositën se vendimet e Parlamentit të RS-së paraqisnin një hap më shumë drejt përshkallëzimit.

“Pjesëtarët e koalicionit udhëheqës në Republikën Sërpska duhet të jenë të vetëdijshëm që vazhdimi tutje në këtë qorrsokak, i cili sfidon kornizën e Dejtonit, dëmton perspektivën ekonomike të entitetit, kërcënon stabilitetin e vendit dhe gjithë rajonit dhe kërcënon të ardhmen e BeH-së në Bashkimin Evropian”, u tha në deklaratë.

Me këtë rast, këto shtete përmendën se politikanët në Republikën Sërpska dhe në Federatën e BeH-së kanë rastin të vazhdojnë dialogun dhe urgjentisht të gjejnë zgjidhje. Ata i porositën liderët që të ndalen me retorikën nxitëse dhe të kthehen në institucionet shtetërore me kapacitet të plotë.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni christian schmidt kasim trnka valentin inzko zhelko komshiç christian schmidt kasim trnka valentin inzko zhelko komshiç

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin