LIVE UPDATES
Ekonomi

“Solidariteti” i punëtorëve të Call Center për kushte më të mira në punë

11 July 2019, 18:46 Nga DOSJA
“Solidariteti” i punëtorëve të Call Center për

TIRANË- Call center-i është një sektor i cili prej vitesh lulëzon në Shqipëri. Aty janë të punësuar mbi 25 mijë persona, kryesisht të rinj por jo vetëm, sektor i cili ka ardhur duke u rritur. Puna si operator telefonik, shpesh paraqitet si mundësi e vetme  të ardhurash për të rinjtë të që ndjekin studimet, të rinjtë  të cilët hasin vështirësi në tregun e punës pas diplomimit por edhe për persona të tjerë të cilët zotërojnë mirë një gjuhë të huaj.

Prej thuajse 6 muajsh punonjës të kësaj industrie kanë themeluar “Solidaritetin”, një sindikatë e pavarur që synon mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të punëmarrësit në sektorin “Call Center”.

Në datën 3 qershor 2019, punonjësit e “Albacall”, një prej kompanive më të mëdha në këtë sektor, u njoftuan nëpërmjet e-mailit, për disa ndryshime në pagën e tyre mujore.

“Ne ishim pushim, kur jemi kthyer ne datën 4, kemi lexuar komunikatën që për muajin maj do të hiqet pjesa e vjetërsisë së punës”, tregon Enxhi Boraj, punonjëse në “Albacall” prej 3 vitesh, duke shtuar se ky element i hequr përbën thuajse 20% të rrogës.

Ç

farë është vjetërsia e punës?

“Vjetërsia e punës fillon që ditën e parë. Ne firmosim 275 lekë ora dhe paguhemi që ditën e parë 290

lekë ora. 15 lekë konsiderohen vjetërsi që ditën e parë. Dhe pastaj, çdo 6 muaj rritet derisa arrin pas 2

vjetësh 345 lekë ora, që është gati 70 lekë rritje. Këtë vjetërsi e marrin të gjithë operatorët”

Të gjendur përpara një situate të tillë, operatorët e kësaj kompanie  filluan të organizohen duke lidhur kontaktet me sindikatën “Solidariteti” e cila është themeluar në datë 17 shkurt 2019. Akti i parë ishte parashtrimi i kërkesave ndaj kompanisë “Albacall”, firmosja e peticionit dhe lënia e një afati për t’u përmbushur kërkesat e tyre. Brenda 3 ditëve, 522 operatorë kanë firmosu dhe i peticioni i është dorëzuar kompanisë.

Në peticionin drejtuar kompanisë, punonjësit paraqitën 9 kërkesa që lidhen me lejet, pagat, shëndetin në punë dhe oraret, duke i argumentuar me dispozitat e Kodit të Punës.

“Operatorët merrnin pauzën, pushim e tyre prej 10-15 minutash dhe vinin firmosnin, pushim i cili supozohej që ishte për të pirë kafe, cigaren apo për të ngrënë” tregon për Citizens Channel Ardit Hodaj, një ndër themeluesit e sindikatës “Solidariteti”.

Ndonëse operatorët i lanë një afat për plotësimin e kërkesave të parashtruara, kompania nuk ktheu asnjë përgjigje, çka bëri që ata të vijonin me aksionin e radhës. Punëtorët u paraqiten në punë të veshur të gjithë me bluza të bardha, duke u dhënë mesazhin se ata ishin bashkë dhe se nuk donin të dëmtonin procesin e punës por kërkonin të kishin një ambient i cili i motivon dhe i stimulon.

Një ditë më pas, teksa kompania ende nuk i ishte përgjigjur kërkesave të parashtruara në peticion,  operatorët vijuan më aksionin pasues. Të nesërmen, punonjësit e kompanisë “Albacall” filluan orarin zyrtar veshur me dorashka të bardha.

“Të gjithë operatorët që kishin firmosur peticionin i shkuan me doreza farmacie në punë edhe për t’i thënë kompanisë që jemi të gjithë bashkë, pa dëmtuar dhe cenuar procesin e punës” tregon Tonin Preçaj për Citizens Channel, i cili po ashtu është një ndër themeluesit e sindikatës “Solidariteti”.

Të gjendur përballë heshtjes së kompanisë dhe kushteve të pa përmirësuara, aksioni i radhës ishte shkrimi I kërkesave në sticker-a dhe ngjitja e tyre në postacion, kompjuter, çantë apo edhe në bluzë si mënyrë për të artikuluar çdo problem i cili pengonte zhvillimin normal të punës.

Hapi i rradhës nga punëtorët ishte thirrja e Inspektoratit të Punës, thirrje e cila nuk mori përgjigje.  Pasi u kontaktuan nga vetë kompania “Albacall”, Inspektorati i Punës zhvilloi një takim me operatorët, duke tentuar t’i bindë se po dëmtojnë kompaninë dhe vetë pozicionin e punës. Ndërkohë, kërkesat e punëtorëve të sektorit të qendrave të kontaktit në “Albacall” u anashkaluan edhe nga ky institucion. Pas refuzimit institucional hapi i radhës ishte reduktimi i produktivitetit. “Ne punojmë aq sa paguhemi” ishte banderola e shpalosur, ku operatorët në formë simbolike vendosën të ulin ritmin e punës deri në plotësimin e kërkesave apo përgjigjes së Inspektoratit të Punës.

Gjatë një deklarate të dhënë për mediat në datën 5 qershor 2019, Irena Qosja, përfaqësuese e Inspektoratit të Punës ka bërë me dije se kompanisë “Albacall” i është lënë afat deri në datën 11.07.2019 për të sqaruar konfliktet me operatorët por këta të fundit shprehen se kanë qene në dijeni të këtij ultimatumi të dhënë dhe ende janë në pritje të përgjigjes së kompanisë.

I pyetur nga Citizens Channel, Irdi Ismaili operator dhe njëkohësisht anëtar i sindikatës “Solidariteti” shprehet se protesta do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave. Ai gjithashtu na tregon se operatorët janë të gatshëm edhe të ndërmarrin hapin e fundit, grevën, në rast se kërkesat e nënshkruara në peticion nuk zbatohen.

“Greva është masa e fundit të cilën ne nuk e duam, por nëse do të na detyrojnë atëherë grevë le të ketë!” shprehet Tonin Preçi, duke na bërë me dije se sindikata “Solidariteti” të cilët duan kanë si qëllim të mbrojnë punëtorët e këtij sektori duke favorizuar punëtorin në mënyrë që kompanitë të mos pushojnë se ekzistuari por t’u ofrojnë kushte dinjitoze secilit punëmarrës.

(Marrë nga Citizen Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale alba call ul rrogat me 20% call center punonjësit e alba call solidariteti i punetoreve alba call ul rrogat me 20% call center punonjësit e alba call solidariteti i punetoreve

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin