LIVE UPDATES
Bota

Sondazhi AP-NORC: Ankthi shton mbështetjen për Joe Bidenin, votuesit e Trumpit të zjarrtë

27 July 2020, 19:29 Nga DOSJA
Sondazhi AP-NORC: Ankthi shton mbështetjen për Joe Bidenin, votuesit e

SHBA- Murtice Sherek nuk është e entuziazmuar për Joe Biden-in.

Një demokrate nga Minesota, infermierja 79 vjeçare në pension, preferoi një tjetër kandidat në zgjedhjet paraprake. Ajo gjithashtu shqetësohet për moshën e Biden-it. Ai është 77 vjeç. Por e shqetësuar për prespektivën e katër viteve të tjera të presidentit Donald Trump, ajo thotë se është e gatshme të bëj të pamundurën për të siguruar që Bideni të fitojë këtë vjeshtë.

“Sinqerisht do të bëja çdo gjë. Nëse duhet të mbaj shenja në rrugë, nëse duhet të çoj miqtë e mi më të moshuar në votime, do ta bëja”, thotë Sherek. “Kjo thjesht nuk mund të vazhdojë. Trumpi është një njeri i sëmurë.”

Gati tre muaj para ditës së zgjedhjeve, një sondazh i ri nga agjensia Associated Press dhe Qendra NORC e Studimeve të Çështjeve Publike tregon se mbështetësit e Biden-it janë më pak entuziastë sesa ata të Donald Trumpit si për fushatën ashtu edhe për vetë kandidatin e tyre  edhe pse koalicioni i demokratëve mund të motivohet në mënyrë të barabartë nga ankthi që ndjejnë votuesit.

Sidoqoftë, sondazhi zbulon se publiku amerikan është në kundërshtim me politikat eTrumpit për maskat, për balancimin e kufizimeve për të ndaluar virusin me përpjekjet për të ndihmuar ekonominë dhe për rihapjen e plotë të shkollave. Dhe votuesit i japin Biden-it vlerësime më të larta në shumë tipare pozitive që vlejnë për udhëheqjen e vendit në kohën e koronavirusit, përfshirë ndershmërinë, aftësinë dhe kujdesin.

Vlerësimi i zonjës Sherek për kandidatët nxjerr në pah motivimet e ndryshme që janë në themel të të ashtuquajturit hendek në entuziazmin mes dy grupeve të votuesve. Kjo ka ngritur shqetësime mes aleatëve të zotit Biden që kanë frikë se mungesa e entuziazmit mund të minojë kandidaturën e tij kur të fillojë votimi.

Ndërsa interesimi për fushatën presidenciale është i lartë për të gjithë, vetëm 31% e mbështetësve të zotit Biden thonë se janë të entuziazmuar, krahasuar me 42% të mbështetësve të Trumpit. Koalicioni për zotin Biden është i ushqyer nga emocione më negative: 72% e mbështetësve të Bidenit, krahasuar me 52% e mbështetësve të Trumpit, thonë se ndjehen të shqetësuar për fushatën e vitit 2020. E njëjta pabarazi ekziston edhe për zhgënjimin me zgjedhjet, 65% për mbështetësit e Bidenit dhe 45% për ata të Trumpit.

Anya Kumar, një 18-vjeçare e diplomuar në shkollën e mesme në Kolumbia, të Mizurit do të votojë për Biden-in këtë vjeshtë, por pranon se shumë nga miqtë e saj të rinj që kundërshtojnë Trumpin, nuk ndjejnë shumë pasion për ish-nënpresidentin. Shumë prej tyre as nuk janë regjistruar për të votuar, thotë ajo.

“Në pjesën më të madhe, njerëzit që unë njoh me të vërtetë nuk e duan Trumpin” thotë Kumar, duke pranuar se ajo është e motivuar më shumë nga ankthi për rizgjedhjen e Trumpit sesa nga entuziazmi i vërtetë për rivalin e tij demokrat. “Nëse Biden nuk fiton, do të ishte shumë keq”.

Ekipi i Biden-it në përgjithësi e hedh poshtë idenë e një hendeku në entuziazmin e votuesve. Ekipi thotë se me zvogëlimin e nivelit të mbështetjes për Trumpin, ka më shumë mbështetës me energji të lënë pas. Në të vërtetë, miratimi për punën e presidentit Trump në sondazhin e ri qëndron në nivelin 38%, brenda intervalit që ka patur gjatë gjithë presidencës së tij, por poshtë nga nivelet më të larta në fillim të këtij viti.

Vetëm 32% e votuesve miratojnë mënyrën se si presidenti Trump po e menaxhon pandeminë, një pikë e ulët që pason një rënie të qëndrueshme nga fillimi i krizës. Ndërsa mbështetësit e Trump-it pothuajse njëzëri miratojnë performancën e tij në përgjithësi, 2 në 10 amerikanë nuk e miratojnë përgjigjen e tij ndaj pandemisë.

Stacey Rogus, 43 vjeç, republikane nga Glendejll, Arizona, e cila punon në industrinë e mjekësisë, pranon disa shqetësime për presidentin Trump. Ajo thotë se presidenti është narcisist, nuk vepron siç “i takon një presidenti” dhe nuk mendon para se të flasë. Por zonja Rogus është e vendosur të votojë për të për herë të dytë për shkak të politikave të tij ekonomike dhe mbështetjes për ndërtimin e murit kufitar SHBA-Meksikë.

Ajo gjithashtu dyshon se kundërshtarët politikë të Trump-it janë duke e ekzagjeruar kërcënimin e pandemisë për të dëmtuar rizgjedhjen e tij. Ajo thotë se koha e shpërthimit është “pak e çuditshme”.

“Ai nuk e bëri virusin”, thotë Rogus. “Mbase partia demokrate e krijoi atë vetëm për ta bërë presidentin të dukej keq”. (Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare ka përjashtuar mundësinë që virusi të jetë prodhuar nga njeriu duke nënvizuar se ky është edhe konsensusi shkencor.)

Sondazhi zbuloi gjithashtu se votuesit në përgjithësi preferojnë karakterin dhe vlerat e Biden-it. Rreth 6 në 10 votues të regjistruar thonë se vlerat si “kujdesja për njerëzit”, “sinqeriteti” dhe “udhëheqës i fortë” nuk shkojnë për shtat me Trump-in. E njëjta përqindje thotë se këto karakteristika i shohin të mishëruara më mirë tek Biden-i.

Lidhur me pyetjen nëse të dy janë “të aftë” – pyetje që ka të ngjarë të pasqyrojë pikëpamjet e votuesve për mprehtësinë mendore të secilit prej tyre dhe aftësinë për të qeverisur – 43% thonë Trumpi kundrejt 56% që thonë Bideni është më i aftë. Trump, 74 vjeç dhe aleatët e tij kanë bërë sulme kundër moshës së Biden-it dhe aftësisë së tij mendore duke e bërë qendër të mesazhit të tyre.

Trump ka një avantazh – ai mban qëndrim për atë që beson. Shtatëdhjetë përqind mendojnë se kjo cilësi e përshkruan Trump-in të paktën disi mirë, përfshirë 54% që mendojnë se e përshkruan atë shumë mirë. 63% mendojnë se qëndrimi për besimet e tij është cilësi që i shkon për shtat zotit Biden të paktën disi mirë, por vetëm 36% mendojnë se kjo cilësi e përshkruan atë shumë mirë.

Terrance Berinato, një demokrat 72-vjeçar nga Front Rojal, Virxhinia, i cili tha se do të votojë përfundimisht për Biden-in dhe e përshkruan Trump-in si “periudha e presidentit më të keq që kemi pasur ndonjëherë”. Ai pranon se mbështetësit e Trump-it mund të jenë më entuziastë për kandidatin e tyre, por ai parashikon se nuk do të kishte rëndësi duke pasur parasysh se mbështetja e përgjithshme për Trump-in po zvogëlohet.

“Jam i sigurt se mbështetësit e Trump-it, 30% ose 40% e njerëzve që do ta ndiqnin atë në ferr, janë shumë të entuziazmuar,” thotë Berinato.

Marrë nga:VOA

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden shba donald trump joe biden shba

Sondazh

Bota 27 July 2020, 18:21

BRITANI- kryeminstri britanik Boris Johson  mëngjesin e ditës së sotme në një postim në rrjetin e tij social ka treguar se pasi është shëruar nga Covid-19 ka rë...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin