LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ SONDAZHI: PS-PD, kush fiton dhe si ndahet vota në çdo qark! Cili qytet do ketë ‘betejë’

23 April 2021, 05:32 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit/ SONDAZHI: PS-PD, kush fiton dhe si ndahet vota në

11 mandate do të vendosin zgjedhjet në Shqipëri. Agim Tutulani ekspert për zgjedhjet, koordinator për Ballkanin i kompanisë “Geo Cartography”, që zhvilloi një sondazh për zgjedhjet në Kosovë dhe që rezultoi shumë i saktë, së fundmi bëri një anketim edhe për Shqipërinë që është transmetuar në T7 dhe Gazetën Ekspres.

Në një intervistë me gazetaren Jonida Shehu në Radarin Informativ në ABC, ai skanoi të gjitha qarqet në Shqipëri duke e vendosur theksin se te mandatet që do të bëjnë diferencën.

Qarku Shkodër

PD ka 6 mandate të sigurt. PS është solide në 3 mandatet e veta, PSD ka një mandat dhe këtu kemi një mandat që po luftohet tresh. Gjasat janë që LSI do ta kalojë pragun. PS do të sulmojë drejt mandatit të katërt, ose PD mund të shkojnë përtej të gjashtit, te mandati i shtatë.

Qarqet Kukës dhe Dibër

Në qarkun e Kukësit nuk ka garë, po ashtu edhe për Dibrën, po shkon 3 për PD dhe 2 për PS.

Qarku Lezhë

Në Lezhë do të kemi një betejë. Me 7 mandatet e veta, kemi 3 forca që kanë shanse reale për ta kaluar pragun. PD ka 4 mandate të sigurt. PS ka 2 të sigurt dhe këtu bëhet një betejë e ashpër për mandatin e shtatë. Nuk jemi të sigurt që LSI do ta kalojë pragun. Dhe atëherë ngelet që mandati i shtatë të ndahet mes PD dhe PS dhe janë 2-3 mijë që e ndajnë këtë mandat.

Qarku Durrës

Durrësi është shumë i luftuar si qark. Ka 14 mandate. Nga ajo që shikojmë në terren, këtu kemi projeksionin për 13 mandate të sigurta, një i LSI, 6 PS dhe 6 PD, por PD ka shanse reale për mandatin e shtatë dhe është shumë afër për ta marrë. Ne mendojmë se do të jetë një diferencë e vogël votash për të zgjidhur mandatin e 14, që e projektojmë se do të shkojnë drejt PD-së.

Qarku Elbasan

Kemi bërë 3 sondazhe. Në Elbasan duket se PS ka 7 mandate solide, kemi PD që ka një ngritje nga 2017 me 5 të sigurta dhe LSI ka një mandat të sigurt. Këtu ka një betejë për mandatin e 14 dhe do të zgjidhet më shumë mes LSI dhe PD-së sesa PS-së. PS-së i duhet 3 mijë vota për ta thyer për të shkuar drejt mandatit të tetë, kemi një betejë treshe.

Qarku Fier

Kemi bërë 6 sondazhe. PS ka 8 mandate të sigurt, PD ka 6 të sigurt, LSI ka një mandat të sigurt dhe mandati i 16-të është në lojë, gjasat janë që PS do ta marrë, por edhe PD ka një shans për ta marrë, është afër 1-2 mijë vota.

Qarku Vlorë

PS ka 7 mandate të sigurt, por ajo që ndodh këtu është elementi i LSI, jemi pranë mandatit por nuk jemi të sigurt që do ta marrë. Gjasat janë që PD ka 4 të sigurt, kjo është e betonuar, pasi duhet 12 mijë vota për ta humbur. Këtu kemi një garë treshe, pasi janë tre ekuacionet e hapura, PS mund të përfundojë edhe me 8 mandate, por që gjasat janë shumë të pakta, por janë më të larta gjasat që PD të sulmojë për një të pestë, që është diku të 6 mijë vota, dhe është LSI, që nëse e merr, pasi është shumë afër, 1-2 mijë vota larg.

Qarku Berat

Berati deri diku nuk ka garë, vetëm nëse ndodh diçka tektonike, PS ka 4 mandate. 2 mandate PD dhe një LSI. PD është rreth 4 mijë vota larg mandatit të tretë, por an duket shumë e vështirë.

Qarku Korçë

E kemi matur tre herë. Aty kemi një betonifikim pozicionesh. Aty janë 5 mandate për PD, 5 për PS dhe një për LSI. Këtu PS është në ofensivë duhen 4 mijë vota t’i marrë një mandat PD-së për të shkuar te mandati i 6-të, por ne besojmë, gjasat janë që nuk do të ndodhë.

Qarku Gjirokastër

Këtu kemi tre forca në garë, nëse kandidatët e LSI dhe PD do të kishin hyrë bashkë do të ishte 2-2 dhe do të kishte mbaruar, por gjasat janë që LSI është shumë pranë mandatit. Është pak i sigurt në këto momente. PS ka 2 mandate të sigurt, PD ka një mandat të sigurt dhe kemi një mandat që LSI është favorite. Nëse nuk e merr LSI, gjasat janë që e merr PD për shkak të formulës.

Qarku Tiranë

Ka një numër të lartë të pavendosurish 16%. Ne parashikojmë 410 mijë pjesëmarrës në votime. Në Tiranë përjashto Tiranën, në Kavajë, Kamëz, Paskuqan dhe Rrogozhinë shikojmë një dominim të opozitës 65% me 35% dhe qyteti i Tiranës është diku në balancë por edhe ky 36% jashtë Tiranës që i kthen në favor të opozitës, kjo nuk do të thotë se gara ka mbaruar.

PS ka 16 mandate të sigurt (2 më pak se zgjedhjet e kaluara), PD është shumë afër mandatit të 17, kemi një pikëpyetje të madhe për LSI-në. Kemi edhe PSD-në që është shumë e dobët për ta fituar mandatin, por edhe shumë e fortë për ta hequr që tani, është diku te gjysmë mandati, ka diku 5-6 mijë vota. LSI ka 2 mandate. Një mandat është shumë e vështira ta përcaktojmë sot.

Rezultati

PS 63 mandate
PD 60 mandate
LSI 5 mandate
PSD 1 mandat

11 mandate të paqarta

Marre nga Abc

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike sondazhi per zgjedhjet zgjedhjet 25 prill 2021 sondazhi per zgjedhjet zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin