LIVE UPDATES
Bota

Sondazhi/ Sa janë të gatshëm evropianët të bëjnë vaksinën?

8 December 2020, 12:52 Nga DOSJA
Sondazhi/ Sa janë të gatshëm evropianët të

EVROPA– Vala e dytë e pandemisë, i ka detyruar shumë vende të shtojnë masat parandaluese, por zhvillimi i vaksinave ka ngjallur shpresë për njerëzimin.

Sakaq, në muajin tetor është kryer sondazh, për të treguar gatishmërinë e njerëzve në vende të ndryshme evropiane në lidhje me bërjen e vaksinës. Sipas sondazhit, të kryer në tetor nga Euronews, vetëm rreth një e treta e francezëve kanë deklaruar se do të vaksinoheshin.

Ndërsa, në Britaninë e Madhe 63% e tyre pranuan të vaksinoheshin, ndjekur nga 57% e gjermanëve dhe 55% e italianëve. Ndërkohë, më shumë se 40% e spanjollëve do të preferonin të mos vaksinoheshin, sipas një sondazhi tjetër nga Qendra për Kërkime Sociale në Spanjë.

Kjo ngre një dilemë për qeveritë. Duke pasur parasysh faktin se efektiviteti i një vaksine varet nga një përqindje e lartë e njerëzve që e bëjnë atë, çfarë ndodh nëse një numër i madh i popullsisë refuzon të vaksinohet?

A ka mënyra për t’i bërë njerëzit që të bëjnë vaksinën?

Miquel Morales Sabalete, një partner në firmën ligjore AGM Abogados në Spanjë, ka thënë se është e mundur t’i detyrosh njerëzit të bëjnë vaksinën, edhe pse trajtimi ose ekzaminimi i detyrueshëm mjekësor mund të ndikojë te të drejtat themelore të përcaktuara në kushtetutën e vendit.

Sipas Euronews, vaksina mund të bëhet e detyrueshme sipas Ligjit Organik për Shëndetin Publik, që përcakton se autoritetet shëndetësore do të jenë në gjendje të miratojnë masa për ekzaminimin, trajtimin, shtrimin në spital ose kontrollin kur ka prova të ekzistencës së një rreziku për shëndetin e popullatës për shkak të gjendjes shëndetësore të një personi ose një grupi njerëzish, ose nga aktivitetet e kryera.

Që, nënkupton se nëse autoritetet shëndetësore thonë se pandemia e justifikon atë, nuk duket të ketë ndonjë pengesë ligjore për ta bërë vaksinën të detyrueshme.

Sakaq, Itali ende nuk ka vendosur nëse do ta bëjë vaksinën, kryeministri Guiseppe Conte ka thënë se thjesht do ti rekomandoj njerëzit ta bëjnë.

Gjithashtu, në Francë, presidenti Emmanuel Macron ka qenë i prerë se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme.

“Imuniteti duhet të arrihet në mënyrë të qartë dhe transparente, duke ndarë të gjithë informacionin në secilin hap  çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë. Gjithashtu, dua të jem i qartë. Nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm,” -ka thënë  ai.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, po ashtu ka deklaruar se vaksina mund të bëhet vullnetarisht.

“Askush nuk do të jetë i detyruar të bëjë vaksinën, është një vendim vullnetar,“-ka thënë ajo.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë më herët se  megjithëse ai i nxit me forcë njerëzit të vaksinohen, nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm, pasi sipas tij kjo nuk është mënyra sesi i zgjidhin gjërat.

Një pyetje tjetër është, a mund t’i detyrojnë bizneset private njerëzit që të vaksinohen para se të përdorin shërbimet e tyre?

Mendohet se kompanitë private nuk do të kenë fuqi ligjore për ta bërë vaksinën e detyrueshme, por sektorë të veçantë mund ta aplikojnë këtë vendim, për shkak të rrezikut të transmetimit të virusit në grupe, si për shembull punonjësit e azileve.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pandemia ne evrope vaksina anticoivd pandemia ne evrope vaksina anticoivd

Sondazh

Bota 8 December 2020, 11:39

KOREA E JUGUT– Koreja e Jugut ka nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje për të siguruar vaksinat e Covid-19 për 44 milionë njerëz. Sakaq, sipas Reuters, vendi...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin