Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
TIRANË–Ka përfunduar Samiti i Sofjes, i zhvilluar si pjesë e Procesit të Berlinit, nën bashkëdrejtimin e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Burime bëjnë me dije se në samitin, i cili është mbajtur online për shkak të pandemisë së koronavirusit u miratuan dy dokumente kryesore: Ngritja e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Angazhimi për një Axhendë të Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, të cilat janë hartuar nga Këshilli Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Tregu i Përbashkët Rajonal do të përfshijë Shqipërinë, Bosnje- Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Në Samit ka folur edhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili është shprehur se për të realizuar përfitimet e plota të bashkëpunimit rajonal, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i largojnë të gjitha barrierat e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe të njerëzve.
Ndërkohë kancelarja gjermane Angjela Merkel, pas përfundimit të takimit ka thënë se është jetike dhe e nevojshme të dihet kush hyn dhe kush del në nga zona Shengen.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, samiti është zhvilluar online, ndërkohë që prezentë nga liderët e vendeve të BE-së kanë qenë e kancelarja gjermane Angela Merkel, sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal Majlinda Bregu dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Po ashtu në takimkanë marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, Avdullah Hoti si dhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.
Konferenca e këtij viti është drejtuar nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, dy vende që janë në bisedime e sipër për të arritur një marrëveshje. Maqedonia e Veriut kërkon “ok” e Bullgarisë për të nisur negociatat për anëtarsim në Bashkimin Europian, por dy vendet kanë disa mosmarrëveshje në lidhje me historinë dhe përkatësinë gjuhësore.
(k.m/a.k/ dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur mes naftëtarëve dhe qeverisë. Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj përmes një postimi në rr...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, lidhur me postimin e tij për rritjen e buxhetit pë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë ka publikuar pamje nga ‘vija e zjarrit’ në spitalet Covid. Përmes një posti...
HOLANDË– Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka dalë para Gjykatës Speciale në Hagë, ku edhe ka bërë me dije gjeneralitetet e tij. Më pas, ai ka k...
TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi para gazetarëve ditën e sotme se në Shqipëri ka mbërritur pjesa e parë e vaksinave të gripit. Ndërkohë që pri...
TIRANË– Ogerta Manastirliu sqaroi para gazetarëe ditën e sotme se familjarët do duhet të marrin informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të të afërmi...
TIRANË– Duke marrë shkas nga rastet e shumta që kanë ndodhur te Infektivi, ku deri më tani 3 persona janë vetëhedhur duke gjetur vdekjen, ndërsa sot ndodhi...
TIRANË– Përballë gazetarëve ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ndal dhe tek masat që do të merren nga dita e nesërme e deri më 2 dhjetor. Ajo s...