LIVE UPDATES
Politike

Replikat e ASHPRA/ Kuvendi rrëzon 3 dekrete të Metës, Evis Kushi votohet me 104 vota pro dhe betohet si ministre, Opozita dra

24 September 2020, 06:58 Nga DOSJA
Replikat e ASHPRA/ Kuvendi rrëzon 3 dekrete të Metës, Evis Kushi

TIRANË– Seanca e sotme plenare është zhvilluar mes debateve të nxehta në lidhje me çështjen e listave të hapura. Nga Këshilli Politik, debati i ashpër politik është zhvendosur në Kuvend mes 4 palëve. Ishte Rudina Hajdari ajo që doli jashtë rendit të ditës dhe kërkoi që të merrej parasysh propozimi i saj. Deputetja Rudina Hajdari tha se Shqipëria është një vend i korruptuar. Referuar propozimit të maxhorancës, Hajdari e konsideroi një mashtrim hapjen e listave dhe u shpreh se PS-ja ka frikë nga populli. Kjo nxehu ministren e Shtetit, Elisa Spiropali, e cila tha se korrupsioni duhet parë tek familja e Rudina Hajdarit, fjali që riktheu në foltore deputeten. Hajdari i tha Spiropalit të mos vazhdojë më që të jetë “servilja e shefit”. 

Pas replikave mes tyre, në foltore u ngjit pa leje deputeti Adriatik Alimadhi dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, e përjashtoi nga seanca. Alimadhi s’pranoi të dilte duke bllokuar për dy herë radhazi foltoren, dhe Ruçi vendosi ndërprerjen e seancës deri në orën 12:45. 

Gjatë kësaj pauze, në një deklaratë për mediat, deputetja Hajdari u shpreh se Opozita do të dorëzojë draftin e ri në Kuvend ku propozon heqjen e pragut electoral dhe kërkon hapjen 100% të listave. Për hapjen e listave, deputetja shtoi se ia vlen çdo sakrificë, duke përmendur këtu edhe mundësinë për bojkot.  

Pas rikthimit në sallë, ishte kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ai që e mori fjalën. Balla u shpreh i bindur për fitimin e mandatit të deputetit në qarkun e Elbasanit, teksa replikoi në distancë edhe me deputeten Rudina Hajdari. Ai theksoi se modeli i propozuar nga PS për listat e hapura është i bazuar në modele europiane, ndërsa modelin e Opozitës dhe draftin e depozituar nuk e kupton.

Sot u zhvillua një interpelancë mes deputetit Koçi Tahiri dhe ministres për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku, për rrugën e Qafë- Plloçës. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se projekti ishte i pastudiuar dhe për këtë arsye do të përmbyllet në 2022.

“Punimet duhet të kishin përfunduar në vitin 2018 në këto dy lote por gjatë implementimit janë hasur problematikat e njohura. Afati i fundit për këto dy disbursime është  caktuar data 30 prill 2021 ARRSH ka kërkuar shtyrje të afatit për vazhdim të punimeve deri në 31 dhjetor 2022, ku përfshihet edhe një vit garanci punimesh dhe dorëzim së bashku me dokumentacionin. Ndërtimi është i ndarë në 3 lote. Loti i parë ndodhet sot në realizim fizik të punimeve në 86.52% dhe pagesat e certifikuara 72.78%. Loti i dytë sot ndodhet në realizim fizik të punimeve 84.36% dhe pagesat e certifikuara janë në masën e 81.58%. Për realizimin e Loti 1 dhe 2 me të gjithë elementët e tij nevojitet një fond shtesë prej 56.8 milionë dollarë për të cilat kanë filluar bisedimet me kreditorët dhe MFE është dakordësuar për këtë shtesë. Referuar preventivit të përllogaritur në 2011 vlera e projektit për lotin 3 ka qenë rreth 50 milionë dollarë, financimi i këtij projekti nga fondi saudit mbulon vetëm 25 milionë dollarë, ndërkohë që duhen edhe 25 milionë dollarë të tjera,”– tha Balluku ndër të tjera.

Sot u bë edhe betimi i ministres së re të Arsimit, Evis Kushi, e cila zëvendëson Besa Shahinin. Ceremonia u zhvillua në Institucionin e Presidencës. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ministrja Kushi u betua me dorën mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës: Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.

Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke i uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme. Në Kuvend u miratua edhe dekreti për shkarkimin e Besa Shahinit, me 106 vota pro, kurse për emërimin e Kushit ishin 2 më pak, 104.

Kuvendi i ka rrëzuar në seancën e sotme parlamentare 3 dekrete për kthim të Presidentit Meta. Me shumicë votash 82, 83 dhe 84 kundër, Kuvendi nuk miratoi dekretet për ligjet për shtetësinë, pronat e paluajtshme dhe zhvillim rajonal dhe kohezion që e ndan Shqipërinë në 4 rajone zhvillimore.

Votimet:

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11.591, datë 10.08.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 113/2020 “Për shtetësinë”

15 pro

83 kundër

13 abstenim

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.590, datë 10.08.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2020 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit” të ndryshuar””

14 pro

82 kundër

14 abstenim

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.589, datë 10.08.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 102/2020 “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”

13 pro

84 kundër

14 abstenim

RENDI I DITËS:

(j.v;f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali hapja e listave dhe heqja e koalicioneve rudina hajdari seancë plenare 24 shtator 2020 elisa spiropali hapja e listave dhe heqja e koalicioneve rudina hajdari seancë plenare 24 shtator 2020


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin