"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Sot shkarkoi Bardhin, Dumën, Alibeajn e Tabakun, më 22 mars Kuvendi mblidhet sërish
11 December 2021, 12:07Nga DOSJA
TIRANË – Komisioni i Organizimit të Kuvendit, në Kuvendin që po mbahet sot në stadiumin ‘Air Albania’ ka shkarkuar nënkryetarët e PD, Sekretarin e Përgjithshëm, dhe kryesinë e PD-së, me arsyen se nuk janë zgjedhur sipas statutit. Në Kuvendin Kombëtar është zgjedhur Komisioni i Rithemelimit me 27 anëtarë. Ndërkohë më 22 Mars, mblidhet përsëri Kuvendi për të zgjedhur strukturat e reja te PD-së.
Gjithashtu Kuvendi ka vendosur për anulimin e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha në 18 dhjetor. Kështu, Gazmend Bardhi së bashku me tre nënkryetarët e PD, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj shkarkohen nga Kuvendi i Berishës. Gjithashtu delegatët do të votojnë shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
“Në mbështetje të nenit 43 gërma ç, statuti i PD, i miratuar në 12.11.2021 Kuvendi Kombëtar i PD vendosi: Të votojë me votim të fshehtë të delegatëve për shkarkimin e kryetarit Luzlim Basha për fyerje të rënda të statutit, dëmtim të rëndë të interesave politike të saj. Fleta e votimit sipas pikës një të përmbajë pyetjen: A jeni dakort me shkarkimin e kryetarit të PD Lulzim Basha. Përgjigja: Po, Jo”, u shpreh kryetari i komisionit të punimeve në Kuvend, Belind Këlliçi.
Kryetari i Komisionit që po drejton punimet e Kuvendit Kombëtar, Belind Këlliçi tha se do të votohet në fshehtësi propozimi i 7 deputetëve të PD dhe 15% të delegatëve për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetari i PD-së.
TIRANË – Përpara se të nisej drejt stadiumit ‘Air Albania’, ku do të mbahet kuvendi i demokratëve i thirrur prej tij, ish-Kryeministri Berisha është ...
TIRANË – Në Kuvendin e sotëm të demokratëve të thirrur prej tij, ish-kryedemokrati Sali Berisha do të kërkojë disa ndryshime statutore në Kuvendin e ...
TIRANË-Kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka mbajtur fjalën hapëse në Kuvendin e PD-së, së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Paloka deklaroi se ...
Belind Këlliçi: 22 mars 2022 thirret sërish Kuvendi. Zgjidhen sekretarët, nënkryetarët dhe kreu i ri i Partisë Demokratike.Cila mendoni se është alternat...
TIRANË– Forca të shumta sigurie kanë rrethuar selinë e Partisë Demokratike. Dosja.al raporton se për të siguruar se nuk do ndodhë asnjë incident, pol...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha këshilloi të gjithë demokratët që të jenë veshur trashë pasi sot do të ketë temperatura të ulëta. Pavarësisht k...
TIRANË– Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka prezantuar grupin me emrat e demokratëve, të cilët janë anëtarë të Komisionit...
TIRANË– Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka bërë zgjedhjen e saj mes Bashës dhe Berishës. Edhe pse nuk ishte e pranishme në Foltoren q...