LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Sot të gjithë po përdorin platformën Zoom, sa i sigurt është ky aplikacion për përdoruesit gjatë kohës së COvid-19

5 April 2020, 14:30 Nga DOSJA
Sot të gjithë po përdorin platformën Zoom, sa i sigurt

SHBA– Ai e bazonte idenë e tij tek siguria e censurës dhe mbikëqyrjes. Si do të mbrohej privatësia e studentëve dhe a do të përdoren këto video për qëllime të tjera?

“Nëse do të kishim një aparat fotografik të madh në mur që regjistronte gjithçka që ndodhte në klasat tona normale, do të shqetësoheshim shumë nga kjo. E megjithatë ne tani po i regjistrojmë leksionet në video, duke mos e ditur se çfarë do të ndodh me këto video.”-  tha ai.

Kjo pasi shpërthimi i koronavirusit bllokoi të gjitha institucionet, përfshirë dhe ato arsimore, shumë prej mësuesve kanë gjetur zgjidhje me anë të platformës Zoom, e cila ka shërbim video thirrje për shumë persona njëkohësisht. Mijëra njerëz kanë komunikuar përmes kësaj platforme duke bërë që fitimet e saj të rriten me 35 miliardë dollarë këtë vit. Por në rritjen dramatike të kërkesës për produktin e saj, kompania ka hasur në një krizë, shqetësime për çështje të sigurisë dhe intimitetit.

Të gjithë studiuesit e sigurisë që kanë analizuar kodin e programimit të Zoom thonë që softueri i kësaj platforme mbështetet në teknika që mund t’i bëjë kompjuterët e tjerë të aksesueshë ndaj çdo lloj shkelje. Platforma Zoom nisi si një bisedë miqësore për biznesin dhe inxhinierët e kompanisë shtynë vendimin për zhvillimin e kësaj platforme edhe për evente të ndryshme, por anashkaluan faktin e privatësisë së njerëzve. Kompania ditët e fundit ka marrë një sur kritikash nga studiuesit e sigurisë, për videot e ndryshme që janë përhapur në internet, të cilat kanë qëllime jo të mira për përdoruesit. Shefi ekzekutiv i Zoom Eric Yuan tha se ndjehej keq, për mungesën e privatësisë së përdoruesve.
“Ne nuk e hartuam produktin duke parashikuar se do të përballeshim me sfida të tilla.”- tha ai.

Ndër të tjera ai tregoi se kompania,do të ngrijë punën dhe do të zhvendosë të gjitha burimet e saj inxhinierike për 90 ditët e ardhshme në mangësitë e saj më të mëdha të sigurisë dhe intimitetit. Kompania po mbledh gjithashtu një ekip ekspertësh të jashtëm për të bërë një “rishikim gjithëpërfshirës” të sistemit dhe të hartojë një plan sigurie. Kompania tha në një deklaratë se e merr seriozisht intimitetin dhe sigurinë e përdoruesve duke punuar për të siguruar privatësinë e përdoruesve.

Disa i kanë kritikuar cilësimet e paracaktuara të Zoom, të cilat lejojnë njerëz të pa autorizuar të marrin pjesë në konferencë dhe të marrin imazhe të ndryshme nga biseda apo videon e regjistruar. Shërbimi gjithashtu lejon që një përdorues të regjistrojë të gjithë komunikimin pa pëlqimin e qartë të pjesëmarrësve. Pjesëmarrësit në thirrje njoftohen kur regjistrimi fillon dhe u jepet mundësia e largimit, por disa studentë dhe përdorues të tjerë të Zoom thanë që u duhet të qëndrojnë, pasi nuk kanë se si të marrin informacionin ndryshe.
Zoom është bërë një fenomen global brenda natës sepse softueri i tij për thirrje video është relativisht i shpejtë, i besueshëm dhe i lehtë për t’u përdorur.

Megjithëse klientët e Zoom paguajnë mijëra dollarë në muaj për shërbimin dhe çdokush mund ta përdorë atë për të kryer thirrje video falas ose takime në grup me kohëzgjatje deri në 40 minuta. Gjatë pandemisë koronavirus, kompania gjithashtu po lejon që shkollar të përdorin falas platformën. Zoom u përdor nga më shumë se 200 milion telefonues muajin e kaluar, nga 10 milion në dhjetor dhe aktualisht përdoret në më shumë se 90,000 shkolla në 20 vende.

Yuan, themeluesi i kompanisë tha që ideja e tij për të krijuar këtë platformë kishte qenë ëndrra e tij kur ishte student dhe dinte të fliste më shumë me të dashurën e tij. Ai tregon se u zhvendos në Silicon Valley në fund të viteve 1990, duke u bashkuar me firmën rivale të videos WebEx, dhe më vonë u largua me një ekip inxhinierësh për të krijuar Zoom në 2011. Kompania me qendër San Jose fitoi rreth 188 milion dollarë gjatë vitit të kaluar. Kjo është pjesë e problemit, disa ekspertë të industrisë thanë: Zoom kurrë nuk ishte dizajnuar për familjet, shkollat dhe grupet shoqërore dhe është i pasigurt për mjediset e përparuara dhe kontrollet teknike. Popullariteti i papritur i shërbimit ishte aq i papritur sa Yuan tha në një samiti virtual të mërkurën se zhvendosja nga një klientelë personale në një audiencë të përgjithshme ishte sfida më e madhe e kompanisë.
Studiuesit e sigurisë këtë javë thanë se dobësitë e softuerit gjithashtu mund të lejojnë hakerat të futen në kamerat dhe mikrofonat e përdoruesve. Përfaqësuesit e Zoom thanë se ata po “hetojnë aktivisht” raportet.

Clay Shirky, një provokues për teknologjitë arsimore në NYU, tha se Zoom ka ndihmuar universitetin të shpëtojë semestrin nga mësimdhënia e shkatërruar. Në çdo moment gjatë ditës së shkollës, më shumë se 250 klasa janë në seancë mësimore në Zoom.
Kompania tha në një deklaratë se “dënon me forcë ngacmimet” dhe po kërkon të heqë videot dhe të identifikojë përdoruesit për “të siguruar që kjo nuk do të ndodhë më. Por disa përdorues të Zoom mendojnë se kompania nuk ka vepruar aq sa duhet. Dennis Johnson, një i diplomuar në universitetin Shtetëror të Kalifornisë në Long Beach, ishte duke mbrojtur disertacionin e doktoraturës javën e kaluar në një telefonatë në Zoom dhe tregon se papritur një përdorues i panjohur u fut në video dhe kishte nxjerre imazhe pornografike, ndërkohë që në diplomimin e tij online ishin të pranishëm të gjithë familjarët e tij.

Burimi: ThewashingtonPost

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete drew harwell zoom drew harwell zoom

Sondazh

Art&Argëtim 5 April 2020, 13:52

TIRANË- Teatri “Migjeni” në Shkodër ka reaguar pas vdekjes së artistit Gëzim Kruja ku shprehin ngushëllimet për familjet dhe të gjithë aktorëve. Në një pos...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin