LIVE UPDATES
Aktualitet

Nuk i njeh pavarësinë, por Spanja thotë se nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me BE-në

Spanja është një nga pesë vendet anëtare të BE-së, krahas Qipros, Sllovakisë, Greqisë dhe Rumanisë, që nuk e njohin pavarësinë e shpallur nga Kosova në vitin 2008. Si dëshmi se Spanja nuk do të jetë pengesë, shefi i diplomacisë spanjolle përmendi heqjen e vizave për Kosovën dhe njohjen e pasaportave të Kosovës nga ana e Madridit.

16 November 2026, 22:00 Nga E. D

Nuk i njeh pavarësinë, por Spanja thotë se nuk do të

SPANJA- Spanja nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, deklaroi kryediplomati spanjoll, Jose Manuel Albares, gjatë Forumit për Zgjerim 2026, të mbajtur në Bruksel.

"Kemi qenë të qartë gjatë këtij viti se kurrë nuk do të jemi pengesë ndaj dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe kurrë nuk do të jemi pengesë që Kosova të afrohet me BE-në", tha ai.

Spanja është një nga pesë vendet anëtare të BE-së, krahas Qipros, Sllovakisë, Greqisë dhe Rumanisë, që nuk e njohin pavarësinë e shpallur nga Kosova në vitin 2008. Si dëshmi se Spanja nuk do të jetë pengesë, shefi i diplomacisë spanjolle përmendi heqjen e vizave për Kosovën dhe njohjen e pasaportave të Kosovës nga ana e Madridit.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës për të marrë një koment lidhur me qëndrimin e kryeplomatit spanjoll dhe është në pritje të përgjigjes. Qytetarët e Kosovës, që nga janari i vitit 2024, mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, përfshirë edhe në Spanjë.

Megjithatë, në po të njëjtin forum, ministri irlandez për Çështje Evropiane, Thomas Byrne, konfirmoi se qëndrimi i pesë shteteve anëtare, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, paraqet pengesë për përparimin e Prishtinës drejt strukturave evropiane.

“Secili vend aplikant ka disa çështje që duhet t’i adresojë. Një numër shtetesh anëtare [të BE-së] nuk e njohin Kosovën. Kjo është sfidë për Kosovën dhe kjo është diçka që ne nuk mund ta tejkalojmë aq lehtë“, tha Byrne.

Irlanda, aktualisht, mban presidencën gjashtëmujore të Këshillit të BE-së. Sa u përket shteteve mosnjohëse, më herët gjatë vitit, komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, deklaroi se zhvillimet ishin “inkurajuese”, kur ishte pyetur në Parlamentin Evropian se çfarë po bënte Komisioni Evropian sa u përket vendeve që nuk e njohin Kosovës.

“Sa u përket pesë shteteve mosnjohëse, unë ndjek çfarë po ndodh dhe zhvillimi është inkurajues”, tha Kos në prill të këtij viti, pa dhënë detaje të tjera.

Kosova ka ngecur në rrugën e saj evropiane. Prishtina aplikoi për anëtarësim në bllokun evropian në dhjetor të vitit 2022. Komisioni Evropian rregullisht shpreh gatishmërinë për të nisur punën për opinionin mbi aplikimin e Kosovës, hapin që i paraprin marrjes së statusit të kandidatit. Megjithatë, që kjo të ndodhë, KE-ja duhet të mandatohet nga shtetet anëtare, të cilat për këtë çështje vendosin njëzëri.

Aplikimi ende nuk është shqyrtuar nga institucionet përkatëse evropiane, teksa Kosova mbetet shteti i vetëm në rajon që nuk ka statusin e vendit kandidat. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar së voni se pozita e vendit në procesin e integrimit nuk pasqyron përparimin e arritur. Në fillim të nëntorit ai sërish tha se Kosova meriton statusin e vendit kandidat dhe nisjen e negociatave sa më shpejt.

“Kosova edhe më tej mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat, dhe përveç përkrahjes politike nga Komisioni Evropian për të nisur procesin teknik, ende nuk ka pasur ndonjë lëvizje nga shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së për t’i dhënë Komisionit mandatin politik për të nisur këtë proces”, deklaroi Kurti.

Ndryshe, edicioni i dytë i Forumit u mbajt më 15 dhe 16 nëntor në Bruksel. Ky forum mbledh udhëheqës evropianë, përfaqësues të vendeve që synojnë anëtarësimin, ekspertë dhe organizata të shoqërisë civile.

Mes folësve ishin edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, si dhe liderë e zyrtarë nga shtetet e BE-së dhe nga vendet që janë pjesë e procesit të zgjerimit. Për të dytën herë, Kosova nuk mori pjesë në forum, pasi nuk u ftua nga Brukseli./REL

Spanja spanja dhe kosova

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin