LIVE UPDATES
Sport

Arlind Ajeti i sigurtë: “Kemi 3 finale përpara, shpresojmë të bëjmë diçka të veçantë”

Mbrojtësi 30-vjeçar theksoi se do të japin maksimumin për çdo ndeshje, pasi të treja janë finale për Shqipërinë.

11 June 2024, 14:30 Nga DOSJA
Arlind Ajeti i sigurtë: “Kemi 3 finale përpara, shpresojmë

GJERMANI - Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Arlind Ajeti ka dalë në konferencë për mediet nga rezidenca në Gjermani, ku “kuqezinjtë” po përgatiten për ndeshjen e parë të ‘Euro 2024’ atë ndaj Italisë, që do të zhvillohet më 15 qershor në “Signal Iduna Park”.

Ajeti deklaroi se pjesëmarrja në Europian, si për herë të parë ashtu edhe për të dytën here, jep shumë emocione.

Mbrojtësi 30-vjeçar theksoi se do të japin maksimumin për çdo ndeshje, pasi të treja janë finale për Shqipërinë. Sa i përket sulmuesit më të rrezikshëm të Italisë, sipas Ajetit ai është Scamacca.

Si ndihesh që je grumbulluar për të dytën herë në Europian? “Shumë mirë, besoj se çdo lojtar që është grumbulluar ndjehet mirë është diçka speciale.”

Çfarë do bësh ndryshe në këtë Europian dhe a do kesh më shumë minuta në dispozicion? “Nuk e di çfarë do bëj ndryshe, unë mundohem gjithmonë të jem pranë ekipit. A do luajë apo jo e vendos trajneri, unë do e mbështes Kombëtaren si në fushë ashtu edhe jashtë saj.”

Gjatë sezonit kem pasur dëmtime, a je 100% gati? “Po, dëmtimet janë pjesë e futbollit. Unë besoj se jam përgatitur mirë dhe miqësoret kanë qenë të rëndësishme për mua dhe besoj se jam gati.”

A shpresoni që do keni rezultat pozitiv? “Shpresat janë që për çdo ndeshje të jemi mirë, në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ne do të japim maksimumin dhe si në ndeshjen e parë dhe të fundit ne do të japim maksimumin.”

Si kanë rezultuar analizat e kundërshtarëve, cilit i duhet kushtuar më shumë vëmendje?  “E kemi analizuar të gjithë ekipin e italianëve, në ditët e ardhshme sot e nesër do t’i shohim edhe specifikisht sulmuesit.”

Sulmuesi më i rrezikshëm i Italisë? “Çdo sulmues duhet parë me kujdes, pasi kanë lojtarë me cilësi të lartë. Besoj se Scamacca për momentin është shumë i rrezikshëm, por duhet parë çdo lojtar.”

Italia kampionia në fuqi, si e përjetoni që do të ndesheni me të në takimin e parë?  “Europiani është gjithmonë i veçantë dhe besoj se çdo lojtar e ka ëndërr që të jetë njëherë pjesë e Europianit. Është diçka shumë e veçantë, duhet të japim maksimumin.”

Besoni për ecuri pozitive? “Ne i besojmë vetes, ekipit dhe çdo lojtari që është i grumbulluar, ne do japim maksimumin, pastaj do të shohim.”

Grupi i ferrit? “Kemi tre finale, çdo ndeshje është speciale për ne. Do të jetë e vështirë dhe shpresojmë të bëjmë diçka të veçantë”.

A është kjo skuadër më e fortë se ajo e 2016? “Nuk di të them nëse skuadra është më e fortë, por kemi shumë cilësi dhe shumë lojtarë vijnë nga ekipe të mëdha. Kualiteti duket në ekip, pasi kemi lojtarë shumë në formë.”

Këshilla lojtarëve që janë për herë të parë në Europian? “Është e veçantë edhe për ne edhe pse është hera e dytë. Do të jetë sërish e veçantë, pasi nuk përshkruhet me fjalë. Emocionet janë të ndryshme, ndonëse është e dyta herë. Ne mundohemi të mbështetim çdo lojtar edhe më të ri.”

I keni bërë llogaritë këtë edicion, si i mendoni? “Llogaritë nuk i kemi bërë, ne do të shohim ndeshje pas ndeshje. Kemi të parën me Italinë dhe më pas do të shohim më tutje”.

A keni presion për rezultate positive, pas përkrahjes së shumë tifozëve që gjetët në Gjermani? “Presioni është normal në futboll si në ekipe, ashtu edhe në Kombëtare, por në Kombëtare ndihesh më krenar kur shikon në ndeshje dhe në stërvitje si na pritën tifozët. Besoj se janë një motiv më shumë për këtë Europian.”

Me cilin prej lojtarëve ke raport më të mirë? “Me të gjithë kemi raport shumë të mirë dhe besoj se ajo gjë na ka ndihmuar edhe në kualifikuese. Secili mundohet që të ndihmoj njëri-tjetrin. Me të gjithë kam marrëdhënie të mirë edhe pse duhet ta them që me Beratin kam më shumë kohë që luajmë në Kombëtare, por me të gjithë kemi raport të mirë.”

Cila skuadër të jep më shumë siguri ajo e 2016 apo kjo sot? “Në 2016 isha mes më të rinjve, por kisha mbështetjen e Canës, teksa tani jam unë me më shumë eksperiencë, por ka të rinj të talentuar. Nuk di t’i ndaj.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin