LIVE UPDATES
Sport

Bashkia e Dyseldorfit organizon një pritje për FSHF, presidenti Duka: “Vetëm futbolli i bashkon kaq shumë njerëzit”

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Dyseldorf Arena” sfidën vendimtare ndaj Spanjës, që do të vendosë për fatin e kuqezinjve në këtë rrugëtim në finalet e Kampionatit Europian 2024 që po mbahen në Gjermani.

24 June 2024, 15:31 Nga DOSJA
Bashkia e Dyseldorfit organizon një pritje për FSHF, presidenti Duka:

GJERMANI - Në kuadër të kësaj sfide mjaft të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, Bashkia e Dyseldorfit, me në krye të parin e qytetit, Stephan Keller ka organizuar paraditen e sotme një ceremoni pritje për përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Spanjole.

Delegacioni shqiptar përbëhej nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku, zv.presidentët e FSHF-së, Arben Dervishaj dhe Lutfi Nuri, anëtarët e KE-së së FSHF, Anila Basha dhe Pano Xhixho, si edhe zyrtarë të tjera të FSHF-së.

Në këtë pritje në ambientet e Bashkisë së Dyseldorfit, përveç përfaqësuesve të dy federatave ishin të pranishëm edhe zv.presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Peter Frymuth, Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, Konsullja e Nderit e Shqipërisë në NRW, Anduena Stephan dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në fjalën përshëndetëse të mbajtur gjatë kësaj ceremonie falënderoi Kryetarin e Bashkisë për këtë pritje, si edhe për kontributin e kësaj Bashkie për organizimin e finaleve të Europianit në Gjermani.

“Dua ta falënderoj shumë z. Keller dhe të gjithë stafin e tij, jo vetëm për pritjen e organizuar sot por për të gjithë kontributin e tyre në organizimin e Kampionatit Europian 2024 ku qyteti i Dyseldorfit ka pasur një peshë kryesore edhe për numrin e ndeshjeve dhe për të gjithë organizimin”, - tha presidenti Duka, i cili theksoi se Shqipëria ka gjetur frymën e mirëseardhjes në Gjermani jo vetëm përgjatë kësaj periudhe, por edhe më herët, ndërsa nënvizoi se tifozët shqiptarë janë treguar më europianë se europianët.

“Në fakt ne kemi nevojë shumë për këtë mirëseardhje dhe ju së bashku me të gjithë gjermanët na e keni dhënë si emigrantë, dhe tani si pjesë e futbollit. Në një lloj mënyrë e kemi marrë sepse kemi fituar grupin. Jo vetëm ekipi jonë, por të gjithë tifozët tonë në Dortmund, sot në Dyseldorf, në Hamburg dhe kudo, e kanë treguar që ne jemi më europianë se europianët.

Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë mikun tim Piter që është sot këtu dhe që ka qenë pranë nesh, padyshim edhe ambasadoren dhe konsullen tonë të nderit. Unë jam shumë i lumtur kur shoh forcën e futbollit. Unë besoj se asgjë tjetër nuk do të mblidhte kaq shumë kombësi në një vend për të ndjekur një aktivitet sportiv se futbolli. Në këtë Kampionat Europian ne po shohim që është shumë më shumë se një lojë”,- tha ndër të tjera kreu i qeverisë së futbollit shqiptar, i cili u shpreh se beson te Kombëtarja dhe te fitorja sonte.

“Në një ndeshje çdokush do të fitojë dhe ne duam të fitojmë sot. Unë besoj se djemtë tanë do të arrijnë të kënaqin gjithkënd që do të jetë në stadium dhe që do të ndjekin këtë ndeshje futbolli në të gjithë botën. Uroj që ta shijoni këtë ndeshje sot dhe të gjithë Kampionatin Europian”- përfundoi presidenti Duka në këtë ceremoni pritje të organizuar nga Bashkia e Dyseldorfit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Sport 24 June 2024, 10:00

Leo Messi, 37-vjetori... me tre yje

SHBA - Sot, 24 qershori, nuk është vetëm dita e Shën Gjonit në Spanjë, por në Argjentinë është një dit&eu...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin