8 December 2023, 19:58
Nga DOSJA
SHBA - Verën e ardhshme do të zhvillohet Copa America, me pjesëmarrjen e 16 skuadrave, të cilat për herë të parë do të vijnë nga konfederatat e Amerikës së Jugut (CONMEBOL), por edhe të Amerikës Qendrore dhe Veriore (CONCACAF).
Turneu do të mbahet në stadiumet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që është hedhur edhe shorti i grupeve, ku kampionët e Botës, Argjentina është pozicionuar në grupin e parë, kurse Brazili në të katërtin.
Kjo do të thotë se dy “rivalët e përjetshëm” do të takohen vetëm nëse kualifikohen në finalen e turneut. Mbajtëse e titullit është Argjentina e Leo Messit, e cila në vitin 2021 kishte mposhtur Brazilin 1-0 në finalen e “Maracana”.
Grupet janë si më poshtë:
Grupi 1: Argjentinë, Peru, Kili, Kanada ose Trinidad dhe Tobago.
Grupi 2: Meksikë, Ekuador, Venezuelë, Xhamajka.
Grupi 3: SHBA, Uruguai, Panama, Bolivi.
Grupi 4: Brazil, Kolumbi, Paraguaj, Honduras ose Kosta Rika.
Ndeshjet e “play off”-it Kanada-Trinidad dhe Kosta Rika-Hondura do të luhen më 23 mars në Teksas.
Lojërat do të zhvillohen në 14 stadiume në shtetet e mëposhtme: Teksas, Arizona, Nju Xhersi, Kaliforni, Karolina e Veriut, Kansas, Misuri dhe Nevada.
Organizatorët kanë konfirmuar se ndeshja e parë e turneut do të zhvillohet më 20 qershor, në stadiumin “Mercedes-Benz” në Atlanta, ndërsa finalja e planifikuar për më 14 korrik, do të zhvillohet në “Hard Rock Stadium”, në Miami, ku ndodhet Interi i Lionel Messit.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 December 2023, 18:35
ANGLI - Tifozët e Anglisë do të nisin punën herët gjatë Euro 2024 pasi një ndeshje në fazën e grupeve ishte planifi...
Sport
8 December 2023, 18:34
GREQI - Ndeshjet e futbollit të Ligës Greke, të planifikuara për fundjavën, u shtynë këtë të premte, pas një s...
Sport
8 December 2023, 18:26
GJERMANI - Futbollisti gjerman dhe lojtari i Bayern Munichut Jamal Musiala është rikthyer në skuadër pas lëndimit para d...
Sport
8 December 2023, 18:19
ARABIA SAUDITE - Ministri i Sportit i Arabisë Saudite, princi Abdulaziz bin Turki al Faisal, argumentoi se akuzat për përdorimin e sportit, p&eum...
Sport
8 December 2023, 18:16
TURKMENISTAN - FK Arkadag i Turkmenistanit e ka çuar dominimin e futbollit në një nivel krejtësisht të ri - duke kompletuar një...
Sport
8 December 2023, 17:46
FRANCE - Qeveria franceze vendosi këtë të premte të ndalojë tifozët e tetë klubeve të udhëtojnë për t&eum...
Sport
8 December 2023, 17:23
ARABI SAUDITE - Një penallti e çuditshme është akorduar këtë të enjte në kampionatin e Arabisë Saudite, teksa vid...
Sport
8 December 2023, 17:21
SPANJE - Carlo Ancelotti foli edhe për një nga temat më të nxehta në lajmet sportive: kontratën miliona dollarëshe t&eum...
Sport
8 December 2023, 17:16
ITALI - Ish-bashkëshortja e futbollistit të famshëm italian Francesco Totti, Ilari Blasi, ka folur për divorcin me futbollistin e njo...
Sport
8 December 2023, 16:44
FRANCE - Sipas informacioneve të “RMC Sport” që “L'Équipe” mund të konfirmojë, Achraf Hak...