LIVE UPDATES
Sport

E torturuan, e detyruan të abortonte: Në moshën 14 vjeçare shkroi historinë e sportit, por më pas jeta e saj u shndërrua në ferr

Shumë nga të mëdhenjtë e sportit botëror, kishin një rrugë të mprehtë drejt yjeve. Ajo është padyshim një prej tyre - gjimnastja rumune Nadja Komaneci

2 August 2023, 17:43 Nga DOSJA

E torturuan, e detyruan të abortonte: Në moshën 14 vjeçare

SHBA - Kush është Nadja? Gruaja e famshme rumune u bë gjimnastja e parë në historinë e Lojërave Olimpike që mori një notë mesatare maksimale prej ‘10’ dhe performanca e kësaj gruaje të famshme rumune në Montreal shënoi historinë e gjimnastikës moderne.

10-ta e parë perfekte në Lojërat Olimpike, kampionja më e re në historinë e gjimnastikës, fituese e pesë herë medaljeve ari në Olimpiada, kampione e shumëfishtë evropiane dhe botërore – Nadja ishte e paimitueshme.

Ajo do të mbahet mend për arritjet e saj fantastike sportive, por edhe për historinë e saj të pabesueshme të jetës.

E torturuan, e detyruan të abortonte: Në moshën 14 vjeçare

Talent joreal, karrierë yjore, tetë vjet ferr në robëri, një vit për t'u harruar në Amerikë dhe më në fund jeta normale që ajo gjithmonë ëndërronte. Kjo është historia e jetës së Nadjas me pak fjalë.

Fillimi…

Nadja u rrit në qytetin e vogël rumun të Onesti. Ajo ishte plot energji që duhej të kanalizohej në ndonjë sport. Nëna e saj vendosi ta regjistronte në gjimnastikë dhe ajo menjëherë ra në dashuri me këtë sport. Në një rast, trajneri legjendar Bela Karolji ishte duke vizituar shkollat ​​vendase në kërkim të gjimnasteve të talentuara dhe pikërisht aty e vuri re Nadjan. Ajo ishte vetëm gjashtë vjeçe dhe disa lëvizje gjimnastike i kreu në mënyrë perfekte. Ishte e qartë si dita se ky ishte një talent i madh. Karolj u kërkoi prindërve të punonin me të dhe ata pranuan.

E torturuan, e detyruan të abortonte: Në moshën 14 vjeçare

Ajo ishte shumë këmbëngulëse dhe punëtore. Ajo kalonte orë e orë të tëra në palestër duke ushtruar. Ajo stërvitej për tetë orë në ditë dhe shpejt u bë një nga më të mirat në vend.

Një fëmijë mrekulli…

Ajo ishte vetëm 14 vjeç kur shkoi në Lojërat Olimpike në Montreal në vitin 1976 me ekipin olimpik rumun. Vajza 149 centimetra e gjatë dhe 38 kilogramë ka shkruar historinë e gjimnastikës. Nadja mori rezultatin më të lartë të mundshëm për ushtrimin në paralelen e shkallëzuar. Ishte 10-ta e parë perfekte në Lojërat Olimpike.

Interesant është fakti se në tableën elektronike nuk mund të shkruhej rezultati 10.00, ndaj pas performancës së Nadjas, kudo shkruhej 1.00.

Kur pa notat ajo u zhgënjye, nuk mund ta besonte. Ajo mendoi se i kishte bërë mirë ushtrimet. Shumë shpejt i shpjeguan se për çfarë bëhej fjalë, dhe pasoi një festë e madhe për 14-vjeçaren rumune. Shtatë dhjeta të pastra!

E torturuan, e detyruan të abortonte: Në moshën 14 vjeçare

Kështu Nadja u bë një ikonë kombëtare brenda natës. Fytyra e saj ishte në pulla postare dhe falë saj, Rumania nuk ishte më një vend i panjohur.

Nadja u bë gjimnastja e parë që fitoi tre kampionate evropiane. Ajo fitoi medaljen e artë në 1975, 1977 dhe 1979. Ajo gjithashtu shkëlqeu në Lojërat Olimpike në Moskë. Ajo fitoi medaljen e artë në tra dhe në ushtrime të lira.

Megjithatë, një vit më vonë jeta e saj filloi dalëngadalë të shndërrohej në ferr. Përkatësisht, gjatë turneut të ekspozitës në Amerikë, trajneri i Nadjas, Bela dhe bashkëshortja e tij, aplikuan për azil dhe e morën atë. Nadja u kthye në Rumani dhe këtu pasuan tetë vjet ferr.

Regjimi i Çausheskut e vuri atë nën mbikëqyrje të posaçme për ta penguar atë të largohej nga vendi. Ajo ishte e ndaluar të udhëtonte, e ndjekur nga agjentë të shërbimit sekret, u përgjua... Karriera e saj kishte mbaruar. Nadja ishte e burgosur e regjimit rumun. Në ato vite, ajo vendosi t'i përkushtohej stërvitjes.

Abuzim seksual…

Gjatë asaj periudhe, Nadja u detyrua të takohej me Niko Çausheskun, djalin krenar të diktatorit të famshëm komunist Nicolai Çaushesku.

E torturuan, e detyruan të abortonte: Në moshën 14 vjeçare

Trashëgimtari i babait i donte shumë femrat, ndaj edhe Nadja ishte në listën e dëshirave të tij. Ata shiheshin shpesh bashkë dhe ai e prezantonte atë si të dashurën e tij. Megjithatë ajo pretendon edhe sot e kësaj dite, se nuk ka qenë kurrë në lidhje me të, të paktën jo me dëshirë. Më vonë doli informacioni se djali i Çausheskut kishte abuzuar seksualisht me të.

Nadja në atë kohë ishte e dashuruar me një burrë tjetër, këngëtarin Stefan Banik. Mirëpo, kur Niku mori vesh për lidhjen e tyre dhe se Nadja ishte shtatzënë me aktorin, dërgoi shërbimin sekret te Stefani. Ai e urdhëroi që të largohej nga gjimnastja e famshme nëse donte të jetonte.

Një ditë më vonë, Nadja abortoi fshehurazi foshnjën dhe më pas tentoi të bënte vetëvrasje. Ajo piu një gotë zbardhues... Më vonë, ajo pohoi se thjesht mori gotën e gabuar.

Ikja në Amerikë…

Ajo vendosi të bënte një lëvizje të rrezikshme. Në nëntor 1989, pak javë para revolucionit, Nadja Comaneci vendosi të largohej nga vendi. Ajo u takua me Kostandin Panaiton dhe ai i premtoi se do ta ndihmonte të arratisej. Ajo ra dakort. Duke ndjekur udhëzimet e tij, ajo notoi përtej Danubit të ngrirë dhe eci me kilometra për të arritur në Hungari. Aty e pritën dhe e lejuan të kalonte në Austri, ku e priste Panaita. Së bashku shkuan në ambasadën amerikane, ajo mori azil politik dhe një biletë për në Nju Jork. Ajo kishte shumë miq në Amerikë. Trajneri i saj Bela dhe gjimnasti amerikan Bart Conner ishin aty, por Nadja u bë peng i Konstantinit.

E torturuan, e detyruan të abortonte: Në moshën 14 vjeçare

Panait, i cili e ndihmoi të arratisej nga Rumania për 5.000 dollarë, e mbajti si robinë për një vit. Ai përfitoi nga kjo 200 mijë dollarë nga intervistat dhe paraqitjet e Nadja Comanecit në televizion. Me ndihmën e miqve, ajo arriti të transferohej në Montreal, një vit pas largimit nga Rumania dhe më në fund të fillonte një jetë normale.

Ajo u afrua shumë me amerikanin Bart Conner, të cilin e takoi në Olimpiadën e Montrealit. Pas një viti e gjysmë miqësie, lindi dashuria. Bart e ftoi Nadja të lëvizte me të në Oklahoma dhe i sugjeroi që së bashku të hapnin një shkollë gjimnastike. Filluan bashkëjetesën, filluan një biznes dhe ishte edhe periudha më e lumtur në jetën e Nadja Komaneçit.

Ata u martuan në vitin 1996 në Manastirin Kashin afër Bukureshtit dhe Bart u konvertua në ortodoks me kërkesë të gruas së tij. Meqë ra fjala, Nadja donte që në dasmë të ishte presidenti i atëhershëm i Rumanisë, Ion Iliescu, i cili erdhi në atë vend, pasi u pushkatua Çaushesku. Ai e ka falënderuar për këtë “gjest të këndshëm ndaj vendit dhe prindërve të saj”, por për shkak të pozicionit të tij zyrtar nuk ka mundur t’i bëjë respekt. Megjithatë, ai priti dasmën e saj dhe në festë ishin të ftuar edhe Robert de Niro, Arnold Schwarzenegger, Hillary Clinton...

Në moshën 45-vjeçare Nadja përmbushi rolin e saj si nënë, duke sjellë në jetë djalin e saj Dylan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin