28 July 2026, 23:27
Nga DOSJA

SLLOVENI - Kampionët e Egnatias, sot në Celje të Sllovenisë luajtën ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Champions League, ndërkohë që ndeshja e parë në Rrogozhinë ishte mbyllur në barazim 3-3.
Ishte një ndeshje, si vazhdim i asaj të parës. Kampionët e Egnatias kaluan të parë të epërsi, pas një autogoli të Hrkas (21’). Por rezultati barazohet shpejt, Kvesiç në minutën e 34-t, shënon për 1-1.
Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë, por edhe e gjithë ndeshja, ku çështja e kualifikimit i mbetet shtesave 2 herë nga 30 minuta. Dhe do të ishte përsëri kapiteni Kvesiç që do të shënonte në minutën 97-të nga pika e bardhë e penalltisë për 2-1.
Por ndeshja nuk kishte përfunduar, pasi në minutën e 114-t, do të ishte Smajli i ardhur nga stoli që do të shënonte për 2-2 dhe barazpeshonte gjithçka.
Te penalltitë, “thembra e Akilit” për Egnatian, fati nuk ishte me kampionët e Shqipërisë. Bitri dhe Ndreca gabojnë dhe Celje fiton 4-1, duke u kualifikuar për në turin e tretë të Champions League.
Një mbrëmje e hidhur për kampionët e Egnatias, të cilët lanë gjithçka në fushë dhe ndoshta meritonin më shumë për shpirtin e garës që treguan.
Gjithsesi aventura e Egnatias në Evropë nuk do të mbyllet këtu pasi ekipi i Nevil Dedes do të vijojë garimin në raundin e tretë kualifikues të Europa League ku përballë do të ketë kampionët e Irlandës, Shamrock Rovers.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 July 2026, 19:37
TURQI - Besiktas i Vincenzo Italianos është rikthyer në ofensivë për Dusan Vlahoviçin. Ish-trajneri i Bolonjës ësht&...
Sport
28 July 2026, 19:16
ZVICER - FIFA është gati të marrë një kthesë të re tregtare në menaxhimin e saj, duke synuar ta kthejë sukse...
Sport
28 July 2026, 18:59
SPANJE - Rodri, objekti i dëshirës së shumicës së Evropës këtë afat kalimtar, nuk do të bashkohet me PSG-në....
Sport
28 July 2026, 18:38
TIRANE - Sporti dhe akademia shqiptare janë tronditur nga një lajm i hidhur. Ka ndërruar jetë Prof. Asoc. Dr. Artan Pogoni, një nga e...
Sport
28 July 2026, 18:10
TIRANE - E trishtë… e pa besueshme. Tragjikisht zia ka kapluar në sportin shqiptar. Një ngjarje e rëndë është regjis...
Sport
28 July 2026, 17:50
ANGLI - Kroati 24-vjeçar Josko Gvardiol, i cili iu bashkua Cityt në vitin 2023 nga RB Leipzig për rreth 90 milionë euro, kishte edhe dy ...
Sport
28 July 2026, 17:27
Franca u përball me Italinë në finalen e Kupës së Botës 2006 që u zhvillua në Gjermani
GJERMANI - Një rikthim ...
Sport
28 July 2026, 16:56
FRANCE - Pritja kishte qenë e gjatë për muaj të tërë, por më në fund mori fund këtë të martë me em...
Sport
28 July 2026, 16:44
ANGLI - Ky mund të jetë një hap vendimtar në këtë sagë. Pasi zgjodhi, siç u zbulua të dielën, të...
Sport
28 July 2026, 15:02
ITALI - Rafa Leao pritet t'i bashkohet Milanit në Australi të mërkurën, por e ardhmja e portugezit duket ende larg Ro...