LIVE UPDATES
Sport

Eshtë më shumë se një rekord... Elseid Hysaj, “senatori” që nuk u lodh kurrë duke vrapuar!

Me kalimin e viteve dhe tërheqjen e “Gardës së Vjetër” (Cana, Agolli, Lila), Hysaj mori mbi supe një barrë të re: atë të liderit dhe shpeshherë, shiriti i kapitenit përfundoi në krahun e tij. Ai u shndërrua në urën lidhëse mes brezit që theu akullin në 2016-ën dhe atij aktual, të udhëhequr nga talentet si Asllani, Broja apo Mitaj.

5 June 2026, 20:45 Nga DOSJA

Eshtë më shumë se një rekord... Elseid Hysaj,

Nga Endi Tufa

Kur Elseid Hysaj të shkelë në fushën e blertë në miqësoren ndaj Luksemburgut, ai nuk do të luajë thjesht një tjetër 90-minutësh. Ai do të kalojë një prag që asnjë futbollist në historinë e futbollit shqiptar nuk e ka prekur më parë: ndeshjen e 100-të me fanellën e Kombëtares. Në një sport ku koha është armiku më i madh dhe kujtesa shpesh e shkurtër, ky moment historik fton për një analizë të thellë të një rrugëtimi të shënjuar nga lavdia, presionet e mëdha, rëniet dhe një qëndrueshmëri e hekurt.

Nga Empoli në “San Paolo”: Kulmi i karrierës në klube

Për të kuptuar peshën e Hysajt në Kombëtare, duhet fillimisht të analizojmë karrierën e tij në klube, e cila është një nga më të suksesshmet për një legjionar shqiptar. Zbulimi i tij te Empoli, ku u formua taktikisht dhe fizikisht, ishte vetëm preludi. Nën drejtimin e Maurizio Sarrit, trajneri që do të kthehej në mentorin e tij, Hysaj kaloi te Napoli në vitin 2015.

Periudha nën hijen e Vezuvit (2015-2021) shënon epokën e artë të mbrojtësit shkodran. Në atë kohë, Hysaj u konsiderua një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë dhe më të besueshëm në Serie A. Ai ishte titullar fiks në një skuadër që dhuronte spektakël në Champions League dhe sfidonte hapur Juventusin për titullin kampion. Pjekuria e tij taktike, aftësia për të luajtur në të dyja korsitë dhe rezistenca e lartë fizike e bënë atë një element thelbësor në futbollin elitar italian.

Kalimi te Lazio në vitin 2021, sërish nën kërkesën e Sarrit, konfirmoi statusin e tij. Edhe pse në Romë minutazhi ka pasur luhatje dhe vitet e fundit e kanë parë shpesh të luftojë fort për një vend titullari, arritja e mbi 300 ndeshjeve në elitën e futbollit italian mbetet një tregues i jashtëzakonshëm jetëgjatësie profesionale.

Kombëtarja: Ura lidhëse e dy epokave

Debutimi i tij me Shqipërinë erdhi në shkurt të vitit 2013, kur një 19-vjeçar i ndrojtur, por me një vetëbesim të habitshëm në fushë, i dërgoi një sinjal të qartë Gianni De Biasit. Që nga ai moment, Hysaj “e kyçi” krahun e djathtë të mbrojtjes.

Momentet e tij më të ndritura me ngjyrat kuqezi lidhen pazgjidhshmërisht me arritjet më të mëdha të Shqipërisë. Ai ishte një nga shtyllat e kualifikimit historik në Euro 2016, ku performancat e tij në Francë e konfirmuan si një lojtar të kalibrit evropian.

Me kalimin e viteve dhe tërheqjen e “Gardës së Vjetër” (Cana, Agolli, Lila), Hysaj mori mbi supe një barrë të re: atë të liderit dhe shpeshherë, shiriti i kapitenit përfundoi në krahun e tij. Ai u shndërrua në urën lidhëse mes brezit që theu akullin në 2016-ën dhe atij aktual, të udhëhequr nga talentet si Asllani, Broja apo Mitaj.

Dritë-hijet: Pesha e pritshmërive dhe kritikat

Megjithatë, një rrugëtim 13-vjeçar nuk mund të jetë vetëm një vijë e drejtë ngjitëse. Karriera e Hysajt, sidomos në vitet e fundit, ka njohur edhe momente të errëta dhe fërkime të forta me opinionin publik. Statusi i tij si lojtari me karrierën më të rëndësishme në klube e ktheu atë paradoksalisht në shënjestrën e parë kur gjërat nuk shkonin mirë për Kombëtaren.

Momenti më i vështirë erdhi padyshim gjatë Euro 2024, konkretisht në ndeshjen hapëse ndaj Italisë. Reagimi i tij instinktiv në rastin e golit të Barella-s shkaktoi një furtunë të vërtetë mediatike dhe reagime të ashpra nga tifozët. Ishte një nga ato momente kur pesha e fanellës duket e papërballueshme.

Kjo periudhë, e kombinuar edhe me disa luhatje forme te Lazio ku humbi statusin e titullarit të paprekshëm, shënoi ndoshta pikën më të ulët psikologjike të karrierësë së tij. Shpesh është akuzuar nga kritikët se nuk arrin të ofrojë në fazën ofensive atë që pritet nga një mbrojtës krahu modern, duke u kufizuar më shumë në detyrat mbrojtëse. 

Anatomia e një rekordi

Por, ajo që e përcakton vlerën e një lojtari nuk është mungesa e gabimeve, por aftësia për të mbijetuar dhe për t’u ngritur pas tyre. Fakti që pavarësisht kritikave publike, ai mbeti një zgjedhje e palëkundur për Sylvinhon, ashtu siç kishte qenë për Rejën, Panuccin dhe De Biasin, flet vëllime për atë që Hysaj ofron në dhomat e zhveshjes dhe në ekuilibrat taktikë të skuadrës. 

Trajnerët e dinë mirë: Elseid Hysaj mund të mos jetë lojtari i spektaklit që ndez turmat me driblime, por është “ushtari” taktik që nuk e tradhton kurrë skemën. Statistikat e tij tregojnë ende nivele të larta intensiteti, rikuperime të rëndësishme dhe kilometrazh elitar.

Arritja e 100 ndeshjeve nuk është një dhuratë; është një faturë e paguar me djersë, sakrificë dhe disiplinë absolute. Nga ai djali i ri i mbërritur nga Shkodra te Empoli, deri te burri që sot shkruan historinë si rekordmeni absolut i Kombëtares Shqiptare. Elseid Hysaj e ka fituar vendin e tij në panteonin e futbollit tonë, duke na kujtuar se talenti të çon në majë, por vetëm karakteri të mban aty për 100 ndeshje.

 

Sondazh

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit