23 November 2026, 12:46
Nga E. D

FIER- Ekzekutimi i Selami Hasanit, i njohur si “Sel Çami”, paraditen e kësaj të hëne në oborrin e banesës së tij në Fier, rikthen në vëmendje një histori të gjatë përplasjesh dhe vrasjesh mes personave të lidhur me familjet Hasani, Yzeiraj dhe Isufaj. Dyshimet për një motiv hakmarrjeje lidhen me ngjarje të ndodhura ndër vite.
Në vitin 1994, Enver Isufaj, babai i Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”, u vra në një bilardo në zonën e Sheqit në Fier. Sipas vendimeve gjyqësore, në këtë vrasje morën pjesë Pëllumb Yzeiraj dhe Vladimir Hasani, vëllai i Selami Hasanit.
Përplasjet vijuan edhe në vitin 2002, ku më 25 mars të këtij viti, në vendin e njohur si “Sheshi i Valutës” në Fier, një fuoristradë Mercedes-Benz u qëllua me armë zjarri. Nga atentati mbetën të vrarë Julian Isufi dhe Esat Taze, ndërsa u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj.
Për këtë ngjarje, Selami Hasani u shpall fajtor për bashkëpunim në vrasje dhe u dënua me 25 vite burg, dënim i konfirmuar nga Gjykata e Lartë në vitin 2010. Ndërsam Pëllumb Yzeiraj u dënua me burgim të përjetshëm.
Pas disa vitesh në kërkim, Hasani u arrestua në gusht të vitit 2009 nga forcat RENEA në banesën e tij në lagjen “1 Maji” në Fier. Ai kishte përfunduar dënimin dhe sipas raportimeve, kishte dalë nga burgu pak kohë më parë.
Tashmë, 24 vite pas atentatit të vitit 2002, Selami Hasani është ekzekutuar në të njëjtën lagje ku banonte. Ai u qëllua teksa po punonte në murin rrethues të shtëpisë. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe nipi i tij, Jakup Hasani, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal të Fierit.
Një tjetër detaj që rikthen në vëmendje historinë e përgjakshme është se në vitin 2002, në atentatin për të cilin u dënua Selami Hasani, mbeti i vrarë edhe Julian Isufi, nipi i Arben Isufajt, ndërsa këtë të hënë, në atentatin ndaj Selamit, u plagos nipi i tij.
Për momentin, pista e hakmarrjes mbetet një nga dyshimet e hetuesve, por motivi i ekzekutimit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Vlorës, ndërsa në fshatin Dërmenas është gjetur një automjet “Volvo” i djegur, që dyshohet se është përdorur në krim. Sakaq, hetimet po vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve./Dosja.al
Enver Isufaj arben isufaj vrasja e Selami Hasanit fier
Aktualitet
23 November 2026, 12:34
E.M
FIER- Policia e Lushnjes ka ngritur postblloqe përgjatë autostradës Fier–Lushnje sot paradite pas ngjarjes ku humbi jetën Selami...
Aktualitet
23 November 2026, 12:07
E. D
FIER- Pas ekzekutimit të Selami Hasanit, i njohur edhe me nofkën "Sel Çelami", policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Arben Isuf...
Aktualitet
23 November 2026, 12:01
E.M
KOSOVË- Në Gjilan të Kosovës është arrestuar autori Endrit Azemi, pasi ishte nën dyshime se ka mashtruar qytetarët koso...
Aktualitet
23 November 2026, 11:51
E. D
Alkët Ahmetaj
FIER- Nëndrejtori i Policisë Fier, Alkët Ahmetaj, ka dhënë detaje për vrasjen e Selami Hasanit, i cili u vra ...
Aktualitet
23 November 2026, 11:51
E.M
FIERZË- Reshjet e shiut kanë vijuar prej disa ditësh në verilindje të vendit duke shkaktuar kështu probleme të shumta edhe n...
Aktualitet
23 November 2026, 11:43
E.M
GRAMSH- Në Gramsh janë arrestuar dy persona nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ndërsa ka ndaluar një tjetër dhe ka sh...
Aktualitet
23 November 2026, 11:39
E. D
Jakup Hasani
FIER- Personi që shihni në foto është Jakup Hasani, i cili u plagos në oborrin e banesës së dajës të...
Aktualitet
23 November 2026, 11:23
E.M
PUKË- Kushtet atmosferikë në qarkun e Pukës kanë shkaktuar disa problematika në ambientet e Spitalit të Pukës, ku si pa...
Aktualitet
23 November 2026, 11:08
E.M
KOSOVË- Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit ishte e nevojshme për shkak të gjendjes shëndetë...
Aktualitet
23 November 2026, 11:07
E. D
TIRANË- Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë në zonën e “Xhamllikut”,...