LIVE UPDATES
Sport

FSHF prezanton drejtorin e ri të arbitrimit shqiptar, Bernardino González Vázquez...

González Vázquez ka një përvojë të gjatë si arbitër në fushën e lojës dhe më pas si drejtues në strukturat e larta në La Liga dhe FIFA.

14 August 2026, 12:45 Nga DOSJA
FSHF prezanton drejtorin e ri të arbitrimit shqiptar, Bernardino
Zv.presidenti Geri Çipi, spanjoli González Vázquez dhe kryetari i shoqatës, Tahir Kastrati

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar zyrtarisht Bernardino González Vázquez, si drejtorin e ri të departamentit të arbitrimit në Shqipëri. Ceremonia u zhvillua me pjesëmarrjen e zv.presidentit të FSHF-së, Geri Çipi, dhe kryetarit të Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, Tahir Kastrati.

Emërimi i González Vázquez shënon një hap të ri në drejtim të forcimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të arbitrimit shqiptar, duke sjellë në strukturat e FSHF-së një eksperiencë të gjatë në nivelet më të larta të arbitrimit spanjol dhe europian.

Duke prezantuar drejtorin e ri, zv.presidenti i FSHF-së, Geri Çipi, theksoi rëndësinë e arbitrimit për cilësinë dhe zhvillimin e futbollit shqiptar. “Arbitrimi është një nga shtyllat më të rëndësishme të futbollit. Një kampionat cilësor kërkon jo vetëm lojtarë dhe trajnerë të mirë, por edhe arbitra të përgatitur, të pavarur, profesionalë dhe të aftë për të përballuar presionin e niveleve të larta të konkurrimit.”

Çipi nënvizoi eksperiencën e gjerë të González Vázquez, i cili ka qenë arbitër i La Ligas në Spanjë, arbitër ndërkombëtar FIFA dhe ka drejtuar ndeshje të rëndësishme në kompeticionet europiane, ndërsa ndër arritjet e tij spikat edhe drejtimi i finales së Kampionatit Europian U-17 në vitin 2005.

Ai vlerësoi gjithashtu eksperiencën e tij në drejtimin dhe zhvillimin e arbitrimit pas përfundimit të karrierës në fushën e lojës.

“Kjo eksperiencë është pikërisht ajo që ne kërkojmë të sjellim në një fazë të re të zhvillimit të arbitrimit shqiptar. Jemi të bindur se eksperienca e tij, së bashku me energjinë dhe profesionalizmin e arbitrave shqiptarë, do të na ndihmojë të bëjmë një hap të rëndësishëm përpara”, – u shpreh zv.presidenti i FSHF-së.

Në fjalën e tij, kryetari i Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, Tahir Kastrati, e cilësoi emërimin e González Vázquez si një zgjedhje që synon rritjen e mëtejshme të performancës dhe cilësisë së arbitrimit në Shqipëri.

“Kjo zgjedhje është bërë nga FSHF në mënyrën që të ndikojë maksimalisht në një hop akoma më cilësor në rritjen e performancës së arbitrimit. González Vázquez ka një përvojë të gjatë si arbitër në fushën e lojës dhe më pas si drejtues në strukturat e larta në La Liga dhe FIFA. Besojmë që prezenca dhe përvoja e tij do të ndikojë në rritjen akoma më cilësore të arbitrave në Shqipëri.”

Kastrati theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit mes BASHF dhe Departamentit të Arbitrimit pranë FSHF-së, duke nënvizuar se kjo marrëdhënie do të jetë një element i rëndësishëm për zhvillimin e arbitrimit.

Ai bëri të ditur se González Vázquez, përveç detyrës si drejtor i Departamentit të Arbitrimit, do të ketë një rol të rëndësishëm në drejtimin e Komitetit të Arbitrimit, ku përfshihen Komisioni i Caktimit, Komisioni i Vlerësimit dhe Komisioni i Vëzhgimit.

Në fjalën e tij të parë si drejtor i Departamentit të Arbitrimit në FSHF, Bernardino González Vázquez falënderoi Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dhe shefin e Arbitrimit në UEFA, Roberto Rosetti, për besimin dhe mbështetjen.

“Nuk jam këtu për të folur për veten, sepse besoj se kjo nuk është gjëja më e rëndësishme. Jam këtu për të sjellë eksperiencën time në arbitrim.”

González Vázquez e cilësoi detyrën e re një sfidë të madhe, të cilën e ka pranuar me shumë dëshirë dhe entuziazëm, ndërsa theksoi se një prej arsyeve që e shtynë të pranonte këtë rol ishte edhe vlerësimi pozitiv që kishte dëgjuar për FSHF-në.

Drejtori i ri i Arbitrimit vuri në dukje potencialin që ekziston në Shqipëri dhe prezantoi filozofinë e tij të punës: “Ka shumë talent në Shqipëri. Propozimi im është i thjeshtë: të përdor eksperiencën time për t’i ndihmuar arbitrat çdo ditë.”

Duke iu drejtuar arbitrave shqiptarë, González Vázquez theksoi se puna dhe zhvillimi i vazhdueshëm do të jenë në qendër të misionit të tij.

“Çelësi në arbitrim, por edhe në jetë, është puna. Në Spanjë kemi një shprehje: sa më shumë të punosh, aq më me fat je. Mesazhi im për arbitrat shqiptarë është shumë i thjeshtë: unë do të jem njëri prej jush dhe do të bëj më të mirën që ju të rriteni, të përmirësoheni dhe të zhvilloheni.”

Në fund, González Vázquez përcolli edhe një mesazh për median dhe komunitetin e futbollit, duke kërkuar që gabimet njerëzore të arbitrave të trajtohen me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive. “Arbitrat bëjnë gabime. Kanë bërë gjithmonë dhe do të vazhdojnë të bëjnë, sepse janë njerëz. Nuk ka pse të shkatërrohet një arbitër për një gabim.”

Ai theksoi se futbolli duhet të jetë një shembull pozitiv për brezat e rinj dhe se lojtarët, trajnerët dhe arbitrat kanë një përgjegjësi të përbashkët për të përcjellë vlerat e sportit në shoqëri. “Mund t’ju premtoj dy gjëra: do të punoj fort dhe do të jap gjithçka për të krijuar besueshmëri. Jam shumë i kënaqur që jam këtu.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit