23 November 2026, 12:07
Nga E. D

FIER- Pas ekzekutimit të Selami Hasanit, i njohur edhe me nofkën "Sel Çelami", policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Arben Isufajt i njohur si "Ben Qimja". Këtij të fundit, Selami Hasani i ka vrarë vite më parë nipin Julian Isufaj. Pra, një nga pistat që po hetohet nga policia për vrasjen, është ajo e hakamrrjes.
Pas vrasjes së nipit të "Ben Qimes", Selami Hasani është dënuar me 25 vite. Përplasja për të cilën u dënua Hasani ndodhi më 25 mars 2002, pranë “Sheshit të Valutës”, në qendër të Fierit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë Julian Isufaj, nipi i “Ben Qimes”, dhe kambisti Esat Tare. Dy persona të tjerë, Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj, mbetën të plagosur. Sulaj ishte kalimtar i rastit.
Sipas dosjes hetimore dhe raportimeve të kohës, në përplasje u përfshinë Selami Hasani, Pëllumb Yzeiri dhe Kujtim Hasanbasha. Si shkak i të shtënave dyshohej një hasmëri e vjetër mes familjeve Hasani dhe Isufaj. Pas ngjarjes, Hasani u largua nga Shqipëria dhe qëndroi për disa vite në arrati.
Më 12 gusht 2009, forcat RENEA e arrestuan në Fier, gjatë operacionit të koduar “Parukieri”. Në momentin e arrestimit, policia i sekuestroi dy pistoleta. Ai është liruar nga burgu disa vite më parë, ndërsa sot u ekzekutua në një atentat mafioz teksa punonte oborrin e banesës, ku i plagosur mbeti edhe nipi i tij./Dosja.al
Ekzekutimi i ‘Sel Çelamit’
Aktualitet
23 November 2026, 12:01
E.M
KOSOVË- Në Gjilan të Kosovës është arrestuar autori Endrit Azemi, pasi ishte nën dyshime se ka mashtruar qytetarët koso...
Aktualitet
23 November 2026, 11:51
E. D
Alkët Ahmetaj
FIER- Nëndrejtori i Policisë Fier, Alkët Ahmetaj, ka dhënë detaje për vrasjen e Selami Hasanit, i cili u vra ...
Aktualitet
23 November 2026, 11:51
E.M
FIERZË- Reshjet e shiut kanë vijuar prej disa ditësh në verilindje të vendit duke shkaktuar kështu probleme të shumta edhe n...
Aktualitet
23 November 2026, 11:43
E.M
GRAMSH- Në Gramsh janë arrestuar dy persona nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ndërsa ka ndaluar një tjetër dhe ka sh...
Aktualitet
23 November 2026, 11:39
E. D
Jakup Hasani
FIER- Personi që shihni në foto është Jakup Hasani, i cili u plagos në oborrin e banesës së dajës të...
Aktualitet
23 November 2026, 11:23
E.M
PUKË- Kushtet atmosferikë në qarkun e Pukës kanë shkaktuar disa problematika në ambientet e Spitalit të Pukës, ku si pa...
Aktualitet
23 November 2026, 11:08
E.M
KOSOVË- Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit ishte e nevojshme për shkak të gjendjes shëndetë...
Aktualitet
23 November 2026, 11:07
E. D
TIRANË- Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë në zonën e “Xhamllikut”,...
Aktualitet
23 November 2026, 11:06
E. D
FIER- Policia e Vlorës ka blinduar hyjen e Vlorës, pas ekzekutimit të Selami Hasanit dhe plagosjes së nipit të tij Jakup Hasanit. N&eu...
Aktualitet
23 November 2026, 10:54
E.M
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar mbi pretendimet e sulmit me dronë detarë ndaj një luftanijeje ruse pranë brigjeve të Lib...