1 August 2026, 03:00
Nga DOSJA

ZVICER - Një tjetër pengesëpër Gianni Infantinon. Kevin Lamour, drejtori ekzekutiv i FIFA-s dhe zyrtari i tretë i rangut të lartë, kritikoi ashpër presidentin e organizatës në një deklaratë dërguar Associated Press dhe L'Équipe.
"Ky është një projekt i një njeriu të vetëm", shkroi francezi, duke iu referuar qëllimit të Infantinos për t'ua shitur aksionet e Kupës së Botës investitorëve privatë.
“Jo vetëm që ky projekt nuk duhet të vazhdojë… por ka ardhur koha që udhëheqësit politikë të futbollit t’i bëjnë vetes pyetjet e duhura dhe të marrin vendimet e duhura”, shkroi Lamour. Ai shtoi se stafi i FIFA-s ishte “mashtruar” nga mungesa e transparencës së Infantinos dhe meritonte “më mirë sesa përbuzje dhe frikësim”.
“Dhe nëse kjo do të thotë që unë do të humbas punën time, le të jetë kështu”, tha zyrtari francez. “Do ta kuptoj dhe respektoj atë vendim. Të paktën do të fle mirë sonte.”
Disa orë më parë, një tjetër këshilltar i Infantinos, amerikani Carlos Cordeiro, e kishte mohuar presidentin dhe kishte paraqitur dorëheqjen. "Nuk mund të rri duarkryq ndërsa FIFA shqyrton shitjen e pjesëve të Kupës së Botës ", deklaroi ai në një njoftim për shtyp.
Infantino është nën më shumë presion se kurrë, pasi UEFA dhe CONCACAF kanë shprehur qartë mospajtimin e tyre me planin e tij.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 August 2026, 02:36
ZVICER - Një "tërmet" i vërtetë ka goditur qeverinë e futbollit botëror. Të 55 shoqatat anëtare të UEFA-s kan&eum...
Sport
31 July 2026, 21:06
ITALI - Genoa CFC njofton se ka zyrtarizuar blerjen e të drejtave sportive të mbrojtësit të krahut Mario Mitaj nga Al-Ittihad, n...
Sport
31 July 2026, 20:21
ITALI - Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të largohet nga Al Ittihad dhe do të transferohet te Genoa, me marrëveshjen që kan&e...
Sport
31 July 2026, 20:00
SPANJE - Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Asencio, do të dalë në gjyq në shtator për akuzat se ka ndarë pamje intime që...
Sport
31 July 2026, 19:45
ANGLI - Cole Palmer zbulon se gati iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për dëmtimin në ijë që e...
Sport
31 July 2026, 18:39
ANGLI - Trajneri i Liverpoolit, Andoni Iraola, pret që Alexander Isak të jetë në formë të mirë në fillim të vitit...
Sport
31 July 2026, 18:27
ANGLI - Anësori i Chelseas, Mykhailo Mudryk, mund të rikthehet në fushën e futbollit menjëherë pasi pezullimi i tij për shk...
Sport
31 July 2026, 18:17
SPANJE - Ylli i Real Madridit, Vinicius Jr., ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, me Arsenalin që po e monitoron nga afër situat&eum...
Sport
31 July 2026, 18:02
FRANCE - “Onze d'Or” 2025 ishte një garë shumë e ngushtë midis fituesit të “Topit të Artë&...
Sport
31 July 2026, 17:08
ANGLI - Arsenali është shumë pranë përfundimit të një prej lëvizjeve më të mëdha të afatit ka...