LIVE UPDATES
Sport

Leo Messi bëhet gati për lamtumirën, nesër me Argjentinën... sytë drejt Monumentalit!

80 mijë tifozë në Monumental, biletat u shitën brenda dy orësh. Pas 21 vitesh, “Pleshti” i jep fund aventurës me fanellën Albiceleste

5 October 2026, 14:42 Nga DOSJA

Leo Messi bëhet gati për lamtumirën, nesër me

ARGJENTINE - Momenti i shumëpritur po afron. Lionel Messi është gati të luajë ndeshjen e tij të 208-të dhe të fundit me kombëtaren argjentinase.

Përpara një Monumentali të tejmbushur, me më shumë se 80 mijë tifozë, kapiteni i Argjentinës do të përshëndetet me fanellën që për 21 vite e ka shoqëruar në një udhëtim të jashtëzakonshëm. Biletat për këtë mbrëmje historike u shitën brenda vetëm dy orësh.

Federata Argjentinase e Futbollit ka përgatitur një ceremoni të veçantë për numrin 10 dhe për kundërshtar ka zgjedhur Beninin, një skuadër që, të paktën në letër, nuk mund të krahasohet me rivalët e mëdhenj me të cilët Argjentina është mësuar të përballet.

21 VJET ME ALBICELESTET

Leo Messi do t'i japë lamtumirën kombëtares në Monumental, 21 vjet pas debutimit të tij me Argjentinën. Ishte 17 gushti i vitit 2005, në Budapest, kundër Hungarisë. Një debutim surreal: Messi hyri në fushë si zëvendësues dhe vetëm pak sekonda më vonë u ndëshkua me karton të kuq.

Një rastësi historike e lidh atë debutim me një tjetër legjendë të futbollit argjentinas. Edhe Diego Armando Maradona e kishte nisur aventurën e tij me Albiceleste kundër Hungarisë, në një tjetër periudhë të historisë së kombëtares.

Nga ai moment i vështirë në Budapest nisi një karrierë e jashtëzakonshme, e cila do ta çonte Messin në majat e futbollit botëror.

VITET E VËSHTIRA

Rruga e Messit me Argjentinën nuk ka qenë gjithmonë e mbushur me lavdi. Përkundrazi, për një periudhë të gjatë ajo u shoqërua me zhgënjime dhe kritika.

Katër finale të humbura radhazi - Copa America 2007, Copa America 2015, Copa America 2016 dhe Botërori i vitit 2014 – krijuan një barrë të rëndë mbi shpatullat e numrit 10.

Në Argjentinë kishte edhe nga ata që e akuzonin se nuk e ndjente sa duhet fanellën kombëtare dhe se me “Albiceleste”-n nuk ishte i njëjti Messi që kishte mahnitur botën me Barcelonën.

Në një moment, pas humbjes së finales së Copa America 2016, Messi deklaroi tërheqjen nga kombëtarja. Ishte një nga momentet më dramatike të karrierës së tij.

Por historia do të merrte një tjetër drejtim.

DY LIONELËT

Ardhja e Lionel Scalonit në krye të Argjentinës ndryshoi shumë gjëra. Scaloni kishte luajtur me Messin në kombëtare dhe madje ishte pjesë e skuadrës në periudhën kur sulmuesi i ri bëri debutimin e tij.

Në vitin 2021, më pak se tetë muaj pas vdekjes së Maradonës, Argjentina fitoi Copa America. Ishte trofeu i parë i madh i kombëtares që nga viti 1993 dhe, për Messin, një çlirim i jashtëzakonshëm.

Më pas erdhi Finalissima ndaj Italisë në vitin 2022 dhe kulmi i madh: Botërori i Katarit.

Në finalen dramatike ndaj Francës, Messi ngriti trofeun që i kishte munguar më shumë se çdo tjetër. Argjentina u shpall kampione e botës për herë të tretë, pas titujve të vitit 1978 dhe atij të vitit 1986, të fituar nën udhëheqjen e Maradonës.

Në atë moment, krahasimet mes dy legjendave argjentinase morën një tjetër kuptim. Messi tashmë kishte fituar atë që për vite me radhë i ishte kërkuar: Kupën e Botës.

Dy vjet më vonë, ai fitoi edhe Copa America 2024, duke shtuar një tjetër trofe madhor në një karrierë tashmë të jashtëzakonshme.

NJË LAMTUMIRË MES EMOCIONIT DHE POLEMIKËS

Megjithatë, lamtumira e Messit nuk vjen pa polemika. Federata Argjentinase po kalon një periudhë të trazuar, ndërsa presidenti Claudio Tapia është përballur me çështje të rënda ekonomike dhe administrative.

Në këtë klimë, ndeshja homazh për Messin është parë nga disa si një mundësi për të gjeneruar të ardhura dhe për të përfituar nga emri i kapitenit të kombëtares.

Vetë Messi fillimisht nuk ishte entuziast për idenë e një ndeshjeje të tillë. Por në fund pranoi dhe do të jetë në fushë për atë që pritet të jetë përshëndetja e tij e fundit me fanellën Albiceleste.

KUNDËRSHTARËT DHE DEBATI PËR MIQËSORET

Edhe zgjedhja e kundërshtarëve ka hapur debat. Në këtë periudhë, Argjentina ka programuar disa miqësore në shtëpi, ndërsa mes kundërshtarëve janë Bolivia, Burkina Faso dhe Benini.

Scaloni nuk e ka fshehur dëshirën për të përballuar skuadra më të forta. “Sigurisht që do të më pëlqente të luaja me kundërshtarë më të fuqishëm”, është shprehur trajneri argjentinas.

Pas fitores 4-0 ndaj Bolivisë dhe 7-0 ndaj Burkina Fasos, kritikat janë shtuar. Sidomos sfida me Burkina Fason u shoqërua me polemika, pasi skuadra afrikane u paraqit me një grup të ndryshëm nga ai që pritej.

Tani në skenë del Benini, që do të ketë privilegjin të jetë kundërshtari i Argjentinës në mbrëmjen e lamtumirës së Messit.

125 GOLA DHE NJË TJETËR SFIDË

Leo Messi do të hyjë në këtë ndeshje me një objektiv tjetër personal: të pasurojë më tej bilancin e tij me kombëtaren. Ai ka shënuar 125 gola me Argjentinën dhe mbetet një nga golashënuesit më të mëdhenj në historinë e futbollit ndërkombëtar.

Në sfond vazhdon edhe gara statistikore me Cristiano Ronaldon për kuotën magjike të 1000 golave në karrierë. Por këtë herë shifrat do të kenë një rëndësi dytësore. Në Monumental nuk do të festohet vetëm një ndeshje futbolli. Do të përshëndetet një epokë.

Përballë rreth 80 mijë tifozëve do të jenë shumë prej shokëve me të cilët Messi ndau momentet më të mëdha të historisë së fundit të Argjentinës. Do të jetë aty një komb i tërë që dikur e kritikoi, e vuri në dyshim dhe madje e akuzoi se nuk e ndjente fanellën kombëtare, por që më pas ra në këmbët e tij.

Messi e përfundon aventurën me Argjentinën pas 21 vitesh, me trofe, rekorde, gola, zhgënjime dhe momente që tashmë janë pjesë e historisë. Nga djaloshi 18-vjeçar që u përjashtua nga fusha në debutimin ndaj Hungarisë, te kapiteni që ngriti Kupën e Botës në Katar.

Një rrugëtim i gjatë, një kalvar i vërtetë, që më në fund mori fundin që Argjentina kishte ëndërruar. Tani vjen përqafimi i fundit. Monumentali do të jetë dëshmitar i lamtumirës së Lionel Messit me Albicelesten.

Dhe një komb futbollistik, që për herë të dytë humbet një prej bijve të tij më të mëdhenj, do të mbetet përballë kujtimit të një tjetër 10-te të pakrahasueshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin