14 June 2023, 22:50
Nga k.m.
Kylian Mbappe dhe Emmanuel Macron
FRANCË- Emmanuel Macron luajti një rol të madh në rinovimin e kontratës së Kylian Mbappe me Paris Saint-Germain deri në vitin 2022, kur francezi ishte afër nënshkrimit për Real Madridin. Presidenti i Francës ruan raporte të shkëlqyera me “yllin” e “tringjyrëve” dhe të gjithë presin ndërmjetësimin e tij në mënyrë që Mbappe të ndryshojë mendje dhe të bindet të qëndrojë në Paris pas 2024-ës.
Pak orë më parë, Emmanuel Macron ishte në një miting në Francë kur edhe u afrua nga një tifoz i veshur me fanellën e kombëtares franceze për ta pyetur për Mbappe.
"A e dini nëse Killian do të qëndrojë?"- pyeti fansi dhe Macron u përgjigj: Nuk kam informacion, por do të përpiqem të shtyj që ai të qëndrojë.
Mbappe ka njoftuar Parisin se nuk do të vazhdojë me ekipin përtej 2024-ës dhe deklarata e tij ndezi... zjarre. Nëse ai do të qëndrojë në skuadrën e Parisit në sezonin e ri, do të jetë i lirë të negociojë dhe madje pa i marrë para Parisit për transferimin e tij në një ekip të ri. Në Paris po mendojnë ta shesin që tani nëse ai nuk ndryshon mendje dhe dëshiron të largohet verën e ardhshme dhe Equipe tashmë ka shkruar se Real Madridi mund të japë deri në 200 milionë euro për ta bërë Mbappe lojtarin e tyre, por ai mund të shkojë edhe tek Manchester United.
kylian mbappe emmanuel macron
Sport
14 June 2023, 21:08
PORTUGALI - Postimet e tij në rrjetet sociale, pas shkarkimit të Maldini-Massara (i cili ndodhi vetëm disa ditë pasi ai nënsh...
Sport
14 June 2023, 20:34
ARGJENTINE - Lionel Messi ka përsëritur se nuk do të luajë në Botërorin e ardhshëm për vendin e tij,...
Sport
14 June 2023, 20:04
GJERMANI - Një vit ka mbetur për kampionatin europian të futbollit, që rikthehet pas 34 vitesh në Gjermani (në vitin 1...
Sport
14 June 2023, 19:43
GREQI - Pak ditë pas finales së Champions League në Stamboll, Lautaro Martinez dhe partnerja e tij ndodhen me pushime në Greqi.&...
Sport
14 June 2023, 19:27
FRANCE - Emmanuel Macron luajti një rol të madh në rinovimin e kontratës së Kylian Mbappe me Paris Saint-Germain ...
Sport
14 June 2023, 19:11
ITALI - Paulo Sousa, trajneri portugez, i cili nga shtypi italian është vendosur në mesin e kandidatëve për të pasuar Luciano Spal...
Sport
14 June 2023, 18:58
PORTUGALI - Al Nassr, klubi ku luan Cristiano Ronaldo, do të vendoset në Algarve, gjatë një grumbullimi stërvitor parasezonal në P...
Sport
14 June 2023, 18:36
TIRANE - Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore, në kuadër të dy ndeshjeve të qersho...
Sport
14 June 2023, 18:20
ANGLI - Nani dhe Paul Scholes, ish-yje të Manchester United, ishin dy nga figurat e shumta të sportit botëror që, të dielën, ishin...
Sport
14 June 2023, 17:59
SPANJE - Buletini më i fundit mjekësor i Sergio Rico-s sapo është publikuar nga spitali i Sevilles. Lajmi nuk është aq i mir&...