Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Një transaksion i leverdisshëm nga Borussia Dortmund, fitimi 82 milionë…

GJERMANI - Borussia Dortmund bëri një transaksion të leverdisshëm, pasi arriti ta rikthejë përsëri Jadon Sancho, për të cilin Manchester United pagoi 85 milionë euro në verën e vitit 2021 dhe tani po e kthen për vetëm 3 milionë euro.
Siç raporton “Bild”, gjithçka ka përfunduar dhe klubet kanë arritur një marrëveshje, ndërsa mbeten për t'u sqaruar vetëm detajet më të vogla tatimore që lidhen me koston e huazimit. Sancho do të jetë i huazuar deri në fund të sezonit dhe “Bild” bën të ditur se do të nënshkruajë një marrëveshje të re huazimi deri në fund të sezonit.
Ajo që është krejtësisht e pabesueshme është se Dortmundi në fakt do të fitojë 82 milionë euro për Sançon, sepse e shitën shtrenjtë në vitin 2021 dhe tani e kanë sërish në radhët e tyre dhe nuk ka dyshim se futbollisti anglez do të jetë një përforcim i madh për skuadrën e Edin Terzicit në luftën për Champions League dhe në vazhdim të sezonit në Bundesligë.
Sancho nuk ia doli mirë në “Old Trafford” dhe me ardhjen e Eric Ten Haag si trajner humbi plotësisht vendin e tij në formacion dhe së shpejti për shkak të konflikteve në stërvitjen e ekipit të parë u stërvit veçmas nga pjesa tjetër e ekipit.
Dortmundi ndodhet aktualisht në vendin e 5-të në Gjermani me 27 pikë, gjashtë më pak se Leipzigu i vendit të katërt dhe 15 më pak se lideri Bayer Leverkusen.
B.T (Dosja.al)
ARABIA SAUDITE - E gjithë bota e futbollit mbeti e shtangur verën e kaluar kur yjet seriozë të futbollit morën rrugën drejt Arab...
ITALI - Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Ylber Ramadani është përshtatur më së miri te Lecce, duke i bër&...
SHBA - Tenistja amerikane Amanda Anisimova tronditi fansat e saj kur njoftoi se duhej të tërhiqej nga tenisi! Në fillim të majit t...
BRAZIL - Jemi mësuar që futbollistët brazilianë të kenë histori të çmendura dhe të ndërlikuara si Hulk q&e...
SPANJE - Një skandal i madh dopingu disavjeçar nxjerrin në pah spanjollët. Sipas Relevo, Agjencia Botërore Anti-Doping (AMA) ka ...
BRAZIL - Me Carlo Ancelottin që vendosi të rinovojë bashkëpunimin me Realin e Madridit, Federata Braziliane e Futbollit ka kthyer sytë ...
SPANJE - Tifozët e futbollit në mbarë botën po e ndjekin me vëmendje La Liga-n, falë Gironas së “vogël”, e c...
BRAZIL - Ish-portieri brazilian, Bruno Fernandes, në vitin 2010 tmerroi planetin me krimin monstruoz që kreu. Ai vrau të dashurën e t...
SPANJE - Një gol vendosi ndeshjen e mbrëmshme mes Real Madrid dhe Mallorca, e mbyllur në shifrat 1-0. Megjithatë, mëngjesin pas ndeshje...
ÇEKI - Ivan Hasek ka nënshkruar kontratë deri në nëntor të vitit 2025, me mundësi vazhdimi të bashkëpunimit, n&...