LIVE UPDATES
Sport

Nis Kategoria Superiore, Duka: “Jam besimplotë se ky sezon i ri me skemën e re “Final 4”, do të jetë një histori suksesi!”

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shpreh bindjen se formula e re do të jetë një sukses i vërtetë për kategorinë “Abissnet Superiore”, duke rritur konkurrencën e cilësinë, teksa të njëjtën pritshmëri ka edhe për Kategorinë e Parë që gjithashtu vjen me një skemë të re në këtë sezon.

26 August 2023, 11:33 Nga DOSJA
Nis Kategoria Superiore, Duka: “Jam besimplotë se ky sezon i ri me

TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një mesazh për të gjitha klubet, futbollistët dhe stafet e çdo ekipi në prag të nisjes së edicionit të ri futbollistik 2023-2024, duke i uruar të gjithë për një sezon sa më të suksesshëm dhe plot me emocione.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shpreh bindjen se formula e re do të jetë një sukses i vërtetë për kategorinë “Abissnet Superiore”, duke rritur konkurrencën e cilësinë, teksa të njëjtën pritshmëri ka edhe për Kategorinë e Parë që gjithashtu vjen me një skemë të re në këtë sezon.

Gjithashtu, Presidenti Duka nënvizon edhe projektet e shumta që FSHF po zbaton edhe në këtë edicion e që mbështesin zhvillimin e futbollit, që nga moshat e vogla e deri te profesionistët. Pa harruar edhe infrastrukturën me FSHF që vazhdon të investojë në kuadër të projektit 100 fushat në të gjithë Shqipërinë duke shtuar fushat e futbollit me standarde moderne.

Një vlerësim Presidenti Duka e ka edhe për programin që organizohet në bashkëpunim me FIFA-n “Futbolli në Shkolla”, që do të nisë në shtator dhe pritet të masivizojë akomë më shumë futbollin shqiptar.

Më poshtë mesazhi i plotë i Presidentit Duka:

Të dashur futbollistë, futbolliste, trajnerë, mjekë, fizioterapistë, përgatitës atletik, video-analistë, arbitra, vëzhgues, zyrtarë e drejtues klubesh,

Shumë të nderuar tifozë dhe ju dashamirës të futbollit,

Nisim sot edicionin e 85-të të “Abissnet Superiores”, rrugëtimin e një kapitulli plot emocione dhe adrenalinë që dhuron futbolli. Një kampionat i ri që jam i sigurt se do të jetë shumë konkurrues, edhe më i bukur se ai i sezonit të kaluar, duke na ofruar përmes ndeshjeve adrenalinë dhe garë të lartë, respekt në fushën e lojës mes kundërshtarëve ashtu siç i ka hije lojës tonë të bukur.

Pas një jave nis një Kategori e Parë e formatuar, me 12 skuadra të rëndësishme të futbollit shqiptar, plot histori e traditë, me infrastrukturë më të mirë dhe padiskutim do të na dhurojnë emocione të mëdha.

Për të vazhduar më pas me Kategorinë e Dytë, kampionatet e vajzave dhe ato të moshave që këtë sezon do të kenë për herë të parë edhe një kampionat për grupmoshën U-16 që i bashkëngjitet garave nga U-7, U-9, U-11, U-13, U-14, U-15, U-17 dhe U-19 duke plotësuar të gjithë panoramën e kompeticioneve në futbollin e moshave.

Ky edicion i ri në “Abissnet Superiore” do të ketë një risi të madhe me formatin e ri “Final 4” ku katër skuadrat e para do të garojnë ndërmjet tyre për të përcaktuar skuadrën kampione, në një garë që synon ta bëj kampionatin gjithmonë e më shumë atraktiv, më konkurrues edhe ta bëj garën të luftuar deri në sekondën e fundit.

Jam besimplotë se ky ndryshim i miratuar për këtë sezon do të jetë një histori suksesi dhe do të ndihmojë shumë klubet tona në drejtimin sportiv, duke qenë se do të luajnë ndeshje me kundërshtar të fortë, me presion të madh për rezultatin, ku kërkohet përqendrim maksimal, siç janë ndeshjet në kompeticionet europiane, dhe kjo do t’i rrisë më shumë klubet dhe veçanërisht lojtarët. Nga ky kampionat me këtë format të ri do të dalin skuadra dhe klube padiskutim më cilësore e më të fortë.

Vetëm nëpërmjet një gare të fortë, me më shumë ndeshjeje kompetitive do të jemi më konkurues në nivel rajonal dhe atë europian. Këto janë premisat nga të cilat jemi nisur dhe kjo formulë e re i garanton këto.

Produkti “Abissnet Superiore” për tre sezonet e ardhshme ka edhe një transmtues të ri, MCN TV, që çdo javë do të sjellë emocionet e futbollit shqiptar në shtëpitë e gjithësecilit që pret të luajë skuadra e tij. Dëshiroj t’i falënderoj për kontributin e tyre në të mirë të futbollit tonë dhe i siguroj se do të gjejnë tek FSHF një partner ambicioz që punon çdo orë dhe ditë për të përmirësuar e zhvilluar lojën tonë magjike.

Në nisje të këtij sezoni të ri futbollistik kam një mesazh edhe për klubet tona të të gjithë niveleve. Të ndërtojnë projekte sportive afatgjatë me objektiva të rëndësishëm sepse kjo është e vetmja rrugë drejt suksesit dhe të qenit konkurrues brenda dhe jashtë vendit. Një punë shumë e madhe kërkohet edhe me akademitë në futbollin e bazës ku me bindje them se kanë përpara një thesar shumë pak të eksploruar.

Miqtë e mi,

Federata Shqiptare e Futbollit edhe këtë vit do të vazhdoj mbështetjen e saj financiare dhe logjistike për futbollin e fëmijëve dhe atë të vajzave. Në muajin shtator rikthehet edicioni i dytë i “Uniforma Ime” që do të pajisë përsëri me bazën e nevojshme materiale për stërvitje dhe ndeshje çdo djalë apo vajzë që luan futboll në të gjithë territorin e vendit.

Ky projekt është një ndihmë e madhe për klubet e futbollit, akademitë, shoqatat por mbi të gjitha për familjet shqiptare që do të kenë një mbështetje të pakufizuar nga FSHF për të rritur fëmijë më të mirë dhe më të shëndetshëm pranë futbollit.

Projekti Topi Yt është në vitin e tij të shtatë dhe çdo klub futbolli në çdo kategori që merr pjesë merr nga Federata e Futbollit topin e lojës dhe stërvitjes falas duke i lehtësuar nga një tjetër kosto e rëndësishme.

Ne kemi punuar me objektiva të qartë në mënyrë që kostot për ata që luajnë futboll në vendin tonë të jenë zero për të rritur dhe masivizuar akoma më shumë sportin më të dashur të shqiptarëve.

Ky vit është special për ne, sepse pas dekadash rikthejmë futbollin në shkollat tona. Falë mbështetjes së FIFA-s, që na besoi duke na bërë nga vendet e para në botë ku fillon ky program, nga shtatori në 116 shkolla 9-vjeçare në të gjithë vendin do të fillojë zbatimi i projektit “Futbolli në Shkolla”. Përfshirjen e futbollit në programin shkollor në të gjithë vendin Federata e Futbollit e ka pasur dhe e ka në themel të strategjisë së saj “Futbolli për Kombin 2025”. Nuk kam asnjë dyshim që ky program do të rrisë dhe masivizojë më shumë futbollin tonë.

Vazhdojmë pa ndalur dhe projektin e ndërtimit të 100 fushave në të gjithë vendin. Sot Qarkut Sportiv Tiranë i janë shtuar 4 fusha të reja ndërkohë që puna vazhdon në Shkodër, Lezhë, Laç, Lushnje, Fier e Berat për të krijuar më shumë hapësira që të përdoren nga të rinjtë dhe klubet tona.

Paralelisht me projektet infrastrukturore, kemi ndërmarrë një reformë të thellë dhe kemi hartuar projekte të rëndësishme për punën që duhet të bëjmë për talentet e rinj në të gjithë vendin. Nën drejtimin e Departamentit Teknik, Qendrat e reja të performancës në 8 Shoqatat Rajonale të Futbollit do të ndihmojnë të gjithë lojtarët dhe lojtaret e talentuara për t’u rritur në të gjithë komponetët fizik-teknik-taktik duke i shërbyer drejtpërsëdrejti lojtarëve, klubeve, por edhe skuadrave tona kombëtare dhe Rajonale.

Synimi jonë është të krijojmë të gjithë hapësirat dhe mundësitë për një shoqëri që luan më shumë sport, jo vetëm profesionist por edhe atë amator. Edhe këtë vit do të zgjerojmë më shumë kompeticionet amatore për 5×5, 9×9, veteranët por edhe ato për personat me aftësi ndryshe për të pasur sa më shumë njerëz të përfshirë në magjinë e futbollit.

Në këtë mesazh timin në nisje të këtij edicioni futbollistik nuk mund të mos ndalesha për të përshëndetur elementin më të bukur të garës, lojtarin e 12-të të çdo skuadre, tifozerinë. Ata janë energjia e domosdoshme për të ecur përpara dhe i japin jehonë garave tona. Jam i bindur se këtë sezon do të rrisin më shumë praninë e tyre në shkallët e stadiumeve tona dhe sëbashku me punën e mirë që duhet të bëjnë klubet do ti japin një emocion të madh garave tona e ti kthejmë stadiumet tona në një vend të pranuar për të gjithë ku familjet shqiptare të kalojnë orë të bukura pranë futbollit.

Dua të përshëndes dhe t’u uroj punë të mbarë mediave, gazetarëve, kritikëve tanë të fushës dhe reklamuesve të mëdhenj të produktit tonë. Faleminderit për gjithçka bëni në punën tuaj. Dëshiroj t’ju siguroj se do dëgjojmë me kujdes e vëmëndje çdo kritikë apo sugjerim tuajin në të mirë të futbollit tonë dhe do të punojmë bashkarisht për një sezon fantastik.

Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit i uroj të gjithë aktorëve dhe faktorëve shumë suksese në këtë sezon të ri dhe shumë Fair-Play!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin