LIVE UPDATES
Sport

Ofertat për blerjen e Manchester United: ja çfarë dimë për pretendentët…

Sir Jim Ratcliffe dhe Sheikh Jassim kanë paraqitur oferta për 20 herë kampionët e Anglisë dhe tani fondi amerikan Elliott, thuhet se i është bashkuar garës për të financuar çdo blerje të mundshme.

22 February 2023, 07:05 Nga DOSJA

Ofertat për blerjen e Manchester United: ja çfarë dimë

ANGLI - Gara për të marrë kontrollin e Manchester United u intensifikua të shtunën, pasi miliarderi britanik Jim Ratcliffe sfidoi zyrtarisht një bankier nga Katari për pronësinë e gjigantëve anglezë të futbollit, ndërsa fondi amerikan Elliott gjithashtu ka hedhur ‘kapelen’ e tij në ring për të siguruar financimin për çdo ofertë të mundshme.

United aktualisht është në pronësi të familjes Glazer me bazë në SHBA, me koston e blerjes së një prej ekipeve sportive më të njohura në botë që pritet të arrijë rreth 6 miliardë dollarë.

Një konsorcium i udhëhequr nga Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani, kryetar i Bankës Islamike të Katarit, njoftoi të premten se kishte paraqitur një ofertë për të marrë nën kontroll 20 herë kampionët e Anglisë.

“Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani, sot konfirmoi dorëzimin e një oferte për 100 për qind të klubit të futbollit Manchester United”,- thuhet në një deklaratë. 41-vjeçari, i arsimuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë në Sandhurst, pretendon se është një tifoz prej kohësh i United. Ai nisi një ofertë përmes fondacionit të tij Nine Two, duke premtuar investim si në ekip, ashtu edhe në një Old Trafford të zbehur, si dhe në ambientet e stërvitjes, "përvojën e tifozëve" dhe "komunitetet që klubi mbështet".

“Më shumë detaje të ofertës do të publikohen, kur të jetë e përshtatshme, nëse dhe kur zhvillohet procesi i ofertës”,- thuhet në deklaratë, e cila shton se oferta “do të jetë plotësisht pa borxhe”.

Ofertat për blerjen e Manchester United: ja çfarë dimë

Miliarderi britanik dhe firma e tij petrokimike Ineos kanë konfirmuar ofertën e tyre për "pronësinë shumicë" të Manchester United. Ineos tha se dëshiron ta bëjë klubin një "fener për një qasje moderne, progresive, të përqendruar te tifozët ndaj pronësisë. Ne jemi ambiciozë dhe shumë konkurrues dhe do të donim të investonim në Manchester United për ta bërë atë klubin numër një në botë edhe një herë”.

70-vjeçari Ratcliffe dëshiron të zgjerojë një portofol sportiv që tashmë përfshin klubin francez të futbollit Nice dhe ekipin zviceran FC Lausanne-Sport, si dhe ekipin e çiklizmit Ineos Grenadiers, dikur Team Sky.

Ratcliffe, i lindur në Failsworth, Greater Manchester, është një nga njerëzit më të pasur të Britanisë, me një vlerë neto të vlerësuar prej 12.5 miliardë £ (15 miliardë dollarë) pas suksesit të Ineos, kompanisë së tij globale kimike.

Tifozi ‘i vogël’ i United, u zotua të rikthejë skuadrën e Old Trafford si "klubin numër një në botë përsëri" pas 10 vitesh pa një triumf për titullin e Premier League. Detajet financiare të ofertës nuk janë bërë të ditura.

Ofertat për blerjen e Manchester United: ja çfarë dimë

Një lojtar i tretë? Të shtunën, gazeta The Times raportoi se gjiganti amerikan i fondit Elliott kishte bërë një ofertë, por jo një blerje të plotë të llojit të propozuar nga Ratcliffe dhe Sheikh Jassim. The Times raportoi se Elliott, ish-pronarët e gjigantëve italianë AC Milan, kishte bërë një "luftim të orës së njëmbëdhjetë" për United.

Duke cituar burime të paidentifikuara, The Times shtoi se Elliott, i cili menaxhon 56 miliardë dollarë (46 miliardë £) në asete, e kishte përjashtuar veten nga një marrje e plotë e United, por ka ofruar të sigurojë financimin për një ofertë, e cila mund të përfshijë financimin e borxhit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin