LIVE UPDATES
Sport

Pesë fitore dhe një rekord në horizont, Maresca përballet me hijen e Guardiolës te City…

Trajneri i ri i “Qytetarëve” është vetëm një fitore larg barazimit të nisjes perfekte të Pep Guardiolës në Premier League. Megjithatë, Maresca e di se vijimi e një prej trajnerëve më të mëdhenj të historisë së klubit krijon presion të jashtëzakonshëm.

9 October 2026, 13:00 Nga DOSJA

Pesë fitore dhe një rekord në horizont, Maresca përballet me

ANGLI - Enzo Maresca po i nis aventurën te Manchester City me rezultate që e vendosin përballë një prej rekordeve të Pep Guardiolës. Italiani ka fituar pesë ndeshjet e para në Premier League dhe, me një tjetër sukses, mund të barazojë serinë prej gjashtë fitoresh radhazi që skuadra e Guardiolës arriti në dy periudha të ndryshme.

City kryeson renditjen, tri pikë përpara Arsenalit, ndërsa Maresca është bërë një nga trajnerët e paktë që e kanë nisur karrierën në Premier League me pesë fitore radhazi. Tashmë, vëmendja është te mundësia për të barazuar rekordin e paraardhësit të tij, në një moment kur skuadra po përpiqet të ruajë ritmin e rezultateve pozitive.

Guardiola e vlerëson pasardhësin: “Do të jetë një trajner i jashtëzakonshëm”

Pep Guardiola nuk e ka fshehur vlerësimin e tij për Marescan, me të cilin ka punuar më parë te Manchester City. Trajneri spanjoll e ka krahasuar zhvillimin e tij me atë të Mikel Artetës, duke parashikuar se italiani do të ketë një karrierë të rëndësishme.

Maresca, i cili ka drejtuar më parë Leicester Cityn dhe Chelsean, ka marrë nga Guardiola disa koncepte taktike, por këmbëngul se nuk synon të kopjojë askënd.

“Nuk jam këtu për të kopjuar askënd. Jam këtu për të bërë punën time dhe për të imponuar mënyrën time të të parit të futbollit. Është një sfidë interesante, sepse e konsideroj Guardiolën trajnerin më të mirë të 20 viteve të fundit”, është shprehur italiani.

Ngjashmëritë mes tyre shihen te loja pozicionale, kontrolli i topit dhe përpjekja për të diktuar ritmin e ndeshjes. Megjithatë, Maresca po përpiqet të sjellë edhe elementet e veta, me mbrojtës krahu më të drejtpërdrejtë dhe presion më agresiv ndaj kundërshtarëve.

“Do të preferoja të fitoja 1-0 dhe jo 5-3”

Ndeshja e fituar 5-3 ndaj Sunderlandit tregoi forcën sulmuese të Cityt, por ngriti edhe pikëpyetje për organizimin në mbrojtje. Maresca pranoi se preferon një skuadër më të ekuilibruar, edhe nëse kjo do të thotë të fitojë me rezultat minimal.

“Për të qenë i sinqertë, do të preferoja të fitoja 1-0 sesa 5-3”, deklaroi trajneri, duke nënvizuar rëndësinë e kontrollit dhe të qëndrueshmërisë në lojë.

Edhe lojtarët kanë vënë re ndryshimet në mënyrën e punës. Rúben Dias e ka cilësuar periudhën e re emocionuese, duke theksuar se, megjithëse disa parime mbeten të njëjta, ka dallime në stërvitje, presing dhe organizimin mbrojtës.

Presioni i madh për të pasuar Guardiolën

Të zëvendësosh Guardiolën te Manchester City është një sfidë më vete. Spanjolli ka fituar një numër të madh trofesh me klubin dhe ka vendosur standarde të larta, ndaj Maresca e kupton se rezultatet do të jenë kriteri kryesor për të gjykuar punën e tij.

“Të jem në këtë klub pas një legjende si Pep është privilegj. E di që nëse nuk fitoj, do të jetë një katastrofë. Kjo është normale. Është puna ime”, pranoi italiani.

Për momentin, rezultatet janë në favor të tij dhe mundësia për të barazuar rekordin e Guardiolës është shumë pranë. Por testi i radhës mbetet vendimtar për vazhdimësinë e serisë dhe për të treguar nëse City i Marescas mund ta ruajë ritmin në një kampionat ku çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit