15 September 2022, 16:51
Nga DOSJA

PORTUGALI - Cristiano Ronaldo, Joao Felix dhe Rúben Dias janë ndër 26 të thirrurit nga Portugalia për ndeshjet e Nations League kundër Republikës Çeke (24 shtator) dhe Spanjës (27 shtator), ndërkohë që Otávio, Gonçalo Guedes dhe André Silva u lanë jashtë.
Fernando Santos, trajneri i Portugalisë, tha se ai nuk është "i shqetësuar" për mungesën e kohës së lojës së CR7 te Manchester United. Ai e bëri njoftimin këtë të enjte në një konferencë për shtyp. Ai deklaroi se "askush nuk dyshon" se Cristiano Ronaldo, i cili ka grumbulluar disa zëvendësime te Manchester United, "vazhdon të jetë i rëndësishëm për ekipin kombëtar".
"Këto janë ndeshje shumë të rëndësishme. Kjo ka udhëhequr ambicien tonë për të arritur në fazën finale të këtij turneu dhe ka të bëjë shumë me atë që reflektohet në skuadër", tha trajneri, i cili pranoi se ka qenë "e vështirë" për të zgjedhur.
Santos saktësoi gjithashtu, se përballë Kupës së Botës nuk ka bërë asnjë parashikim, megjithëse pranoi se muaji tetor “do të jetë vendimtar” që ai të vendosë se kush do të marrë pjesë në bazë të performancës së lojtarëve.
Lista e lojtarëve të Portugalisë është si më poshtë:
Portierë: Diogo Costa (Porto), José Sá (Wolves) dhe Rui Patricio (Roma).
Mbrojtësit: Diogo Dalot (Man.United), Joao Cancelo (Man.City), Danilo Pereira (PSG), Pepe (Porto), Rúben Dias (ManCity), Tiago Djaló (Lille), Nuno Mendes (PSG) dhe Raphael Guerreiro (Borussia Dortmund).
Mesfushorë: Joao Palhinha (Fulham), Rúben Neves (Wolves), Bernardo Silva (Man.City), Bruno Fernandes (Man.United), Joao Mário (Benfica), Matheus Nunes (Wolves), Vitinha (PSG) dhe William Carvalho (Betis).
Sulmues: Cristiano Ronaldo (Man.United), Diogo Jota (Liverpool), Pedro Neto (Wolves), João Félix (Atlético), Rafa Silva (Benfica), Rafael Leao (Milan) dhe Ricardo Horta (Braga).
B.T (Dosja.al)
Sport
15 September 2022, 16:14
SPANJE - Skuadra Rapido de Bouzas, e cila luan në kategorinë e tretë të futbollit spanjol (RFEF), ka komunikuar lajmin e hidhur ...
Sport
15 September 2022, 15:48
ZVICER - Legjenda e tenisit, Roger Federer, ka njoftuar se do të tërhiqet nga sporti në moshën 41-vjeçare. Ai ka konfirmuar se turn...
Sport
15 September 2022, 15:23
SPANJE - Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka mohuar ashpër pretendimet se presidenti Luis Rubiales ka përdorur paratë e tyre për t&eu...
Sport
15 September 2022, 15:06
SKOCI - Rivaliteti historik mes Celtic dhe Rangers, pati një kapitull të ri gjatë ndeshjeve të Champions League të luajtura dje. ...
Sport
15 September 2022, 14:31
ITALI - Cesc Fabregas, lojtari i Como, ka folur për ‘RAC 1’ për çështjet aktuale në Barcelonë: "Unë...
Sport
15 September 2022, 14:24
ITALI - Milani konfirmoi zërat, se Chelsea kishte ofruar 80 milionë euro për kalimin e Rafael Leão në radhët e ‘bluve&rs...
Sport
15 September 2022, 13:45
Superkupa e Italise
ITALI- Maxi-oferta vjen nga Arabia Saudite në Serinë A për Superkupën e Italisë. Sipas asaj që raportohet...
Sport
15 September 2022, 13:18
IZRAEL- Achraf Hakimi e dinte se nuk do të pritej mirë në Izrael dhe nuk ishte i befasuar nga fërshëllimat dhe ofendimet e tifozë...
Sport
15 September 2022, 13:15
ANGLI - Manchester United ka luajtur me klube të 32 shteteve, nga 55 vendet anëtare të UEFA-s, në historinë e tyre të gjatë...
Sport
15 September 2022, 13:05
ITALI- Një tjetër natë e hidhur në Champions League për Juventusin, e dyta radhazi pas disfatës në ndeshjen e parë nda...