LIVE UPDATES
Sport

Trajneri Bushi para miqësoreve: “Sllovenia & Italia kundërshtarë me shumë kualitet”…

“Ne kemi filozofinë tonë, që mbrohemi kompakt dhe rinisim nga kundërsulmi. Kjo do të jetë ideja e lojës sonë sa i përket gjithë ecurisë deri në Europian.”

26 May 2026, 12:44 Nga DOSJA

Trajneri Bushi para miqësoreve: “Sllovenia & Italia

TIRANE -Pas publikimit të listës së lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Sllovenisë U-21 dhe Italisë U-21, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, doli në konferencë për mediat nga “Shtëpia e Futbollit”.

Tekniku kuqezi komentoi listën e lojtarëve të grumbulluar, gjendjen e ekipit, kundërshtarët e radhës dhe përgatitjet e Shqipërisë U-21 për finalet e Kampionatit Europian U-21. Trajneri Bushi u ndal gjithashtu te potenciali i lojtarëve të rinj, dhe objektivat e skuadrës për të vijuar ecurinë pozitive.

Më poshtë, konferenca e plotë e trajnerit Alban Bushi:

Sa i kënaqur je me lojtarët nga kampionati shqiptar? - Nga kampionati shqiptar nuk është se kemi shumë lojtarë, përsa i përket Kombëtares U-21, sepse ka pak. Ka pak, por këto që janë, janë cilësorë. Më shumë i kemi nga jashtë. Do të doja shumë që të kishim shumë lojtarë nga kampionati shqiptar, sepse është shumë e rëndësishme për ne, i kemi më afër dhe mund t’i ndjekim. Por gjithsesi ky është një brez që nuk ka. Datëlindja 2004/2005 nga kampionati shqiptar janë shumë pak.

A ka emra nga lista që mund të jenë gati për Kombëtaren A? - Çdo lojtar që është pjesë e U-21 dhe jo vetëm, por e të gjithë ekipeve Kombëtare të moshave, patjetër që ka potencial për të qenë në ekipin A. Ne te lojtarët nuk shohim performancën, por shohim më shumë potencialin që ata kanë. Sepse me performancat, janë lojtarë që mund të ndryshojnë nga ndeshja në ndeshje për shumë arsye.

Por potencial kanë të gjithë. Pastaj më i zoti është ai që është më i përkushtuar, më i disiplinuar për të arritur më lart, siç kanë arritur të tjerë. Ne kemi dërguar shumë lojtarë nga U-21, nga U-19 etj. Kanë qenë shumë lojtarë që kanë ikur në ekipin A. Kanë qenë shumë të përkushtuar. Nuk dua të përmend emra, por pothuajse 80% e ekipit Kombëtar A janë lojtarë që kanë qenë pjesë e moshave të Shqipërisë.

Brajan Gruda? - Mesa di, kemi kohë që e kemi kontaktuar. Ka 3-4 vjet që drejtoria teknike ka pasur kontakte të vazhdueshme. E kam thënë dhe herë të tjera që, nëse nuk do të jetë pjesë e Gjermanisë, opsioni i parë do të jetë Shqipëria. Është një lojtar me shumë potencial, përsa i përket cilësive që ai ka. Ka cilësi që nuk është se i kanë shumë te ekipi ynë Kombëtar, sidomos me skemën që luante Sylvinho, 4-3-3 ose 4-2-3-1, është shumë i përshtatshëm. Por me një skemë siç luan Kombëtarja U-21, do ta kishim të vështirë se ku mund të bënte pjesë, sepse luajmë pa një sulmues anësor.

A është grupi aktual më i miri që ka pasur ndonjëherë Kombëtarja U-21? - Më kualitativi mendoj që nuk është, por është grupi më i fortë që ne kemi pasur ndonjëherë. Të gjitha moshat që ne kemi pasur kanë luajtur me zemër dhe me shpirt, por këta janë shumë kompaktë. Këta të bëjnë shumë krenarë me luftën që bëjnë dhe me atë që tregojnë në fushë. Të bëjnë shumë krenarë dhe të japin shumë shpresë.

Pavarësisht se nuk kanë kualitetet e kundërshtarëve me të cilët ne kemi luajtur në vazhdimësi, kundërshtarë të mëdhenj, i kanë përballuar me shumë sukses. Edhe me Gjermaninë dhe Zvicrën jemi përballur si të barabartë, pavarësisht se Gjermania bëri diferencën në fund dhe na mundi me rezultatin 2-0. Është një grup që të bën krenar. Është gjë e bukur të punosh me ta dhe kam shumë shpresë që do të shkojë shumë mirë.

A ka pasur interes nga trajneri i Kombëtares A për lojtarët e U-21? - Do të donim që lojtarët e U-21 të mos na i merrnin, sepse edhe ne kemi një kompeticion shumë madhor. Gjithsesi, kam pasur kontakt me trajnerin e Kombëtares. Dje më ka pyetur për 2-3 lojtarë, sepse edhe ai ka disa mungesa, por ramë dakord që të mos t’i prekte lojtarët, sepse edhe ne kemi vështirësi në disa reparte, ku i kemi shumë të rëndësishëm.

Nuk kemi shumë. Megjithatë, ka 2-3 lojtarë që ai mendon se në të ardhmen do t’i ketë pjesë të Kombëtares A. I njihte dhe më bëri pak habi, sepse janë ditët e para në Shqipëri. Është një trajner që sapo ka ardhur, por ka marrë informacionin e duhur si për lojtarët e Kombëtares A, ashtu edhe për lojtarët e Kombëtares U-21.

Sllovenia dhe Italia, si i shikon si kundërshtarë? - Sllovenia dhe Italia janë skuadra shumë të forta, kanë shumë kualitet. Italia pothuajse e ka të garantuar që do të jetë në Europian, ndërsa Sllovenia është në ato ujëra. Janë ekipe shumë të mira, me një fizik shumë të mirë, sidomos ekipi slloven. Janë lojtarë që kanë shumë minuta në këmbë. Kanë një grup pothuajse të plotë. Vijnë pas fitores 2-0 ndaj Norvegjisë. Është një ekip që luan në sulm, me shumë pasime, vjen gradualisht, por është një ekip shumë i rrezikshëm.

Ne kemi filozofinë tonë, që mbrohemi kompakt dhe rinisim nga kundërsulmi. Kjo do të jetë ideja e lojës sonë sa i përket gjithë ecurisë deri në Europian. Pavarësisht se është periudha e qershorit, që asnjë trajner nuk e preferon për të bërë ndeshje miqësore, pasi pothuajse 60-70% e lojtarëve e kanë mbaruar kampionatin dhe kanë dy javë që bëjnë stërvitje individuale, mendoj se një javë do të na mjaftojë.

Do të kemi grumbullimin për të punuar sa më mirë taktikisht, për t’i përballuar sa më mirë këto dy ndeshje që janë shumë të rëndësishme për ne dhe shumë të forta. Shkojmë me katër fitore në katër ndeshjet e fundit, si asnjëherë më parë me Kombëtaren U-21. Do të mundohemi ta ruajmë atë ritëm. Të luftojmë për gjithçka dhe t’i fitojmë të dyja ndeshjet.

I kënaqur me lojtarët gjatë këtij sezoni? - Nuk jam shumë i kënaqur me minutat që kanë pasur. Disa janë dëmtuar, disa nuk kanë luajtur shumë. Mblidhemi çdo javë me stafin e U-21 dhe kemi diskutuar që këtë grumbullim që kemi do ta shfrytëzojmë jo vetëm për dy ndeshjet, por edhe për të folur për të ardhmen e tyre sepse ata duhet të gjejnë një ekip që të luajnë. Me pak minuta është shumë e vështirë që të përballojnë ekipet në kampionatin europian.

Mendoj që janë lojtarë me cilësi dhe potencial dhe do të gjejnë klube për të luajtur. Disa prej tyre, pasi disa janë në klube shumë të mira. Dihet që ndeshjet në Kampionatin Europian janë 1 herë në 3 ditë dhe na duhen lojtarë energjikë, dëshirë, të jenë fizikisht optimalë për të luajtur. Në këto dy ndeshje nuk kemi Rashicën, që është i dëmtuar, po ashtu Gabriel Ramajn. Shpresoj t’i kemi në grumbullimin e ardhshëm në shtator.

Sa i lumtur je me transferimin e Maksutit në Rusi? - Kampionati shqiptar është një trampolinë e mirë për të ikur jashtë. Shumë lojtarë kanë ikur jashtë në këtë moshë. Maksuti është lojtar me potencial shumë të mirë, lojtar fizikisht shumë i mirë, me luftë në ajër shumë të mirë. Kampionati rus të jep mundësinë të aktivizohesh sepse nuk është shumë i preferuar nga lojtarët e mëdhenj të Europës.

Mendoj që do të bëjë mirë, mesa kam folur me njerëzit që e kanë çuar atje. Ka marrë garanci që do të luajë atje dhe kjo është gjë e mirë për atë dhe për U-21 dhe ekipin A. Është një lojtar që mund të luajë për ekipin A pas disa viteve.

I keni nisur përgatitjet për finalet e Europianit vitin tjetër? - Patjetër që ne diskutojmë pasi kemi shumë kohë në dispozicion. Kemi bërë përgatitjet tona, ku do të grumbullohemi, miqësoret që na presin në shtator-tetor-nëntor i kemi mbyllur. Presim të mbyllim edhe marsin. Do të bëjmë një grumbullim 2 javor për Europianin.

Sa i rëndësishëm është Europiani U-21 2027 për imazhin e Shqipërisë? - Është diçka shumë e bukur, e kam thënë edhe herë të tjera. Jo vetëm U-21, por Shqipëria vitet e fundit ka bërë gjëra shumë të mëdha në futboll. Duke nisur nga finalja e Conference League në 2022, shumë turne bëhen në Shqipëri, U-17 dhe U-19.

Organizime perfekte nga ana jonë. Nëse nuk do të ishin organizime të mira, UEFA nuk do të na e besonte një eveniment të tillë. Europiani i U-17 dhe tani ai i U-21 nuk vijnë kollaj nëse nuk bën organizime të mira ose nuk i jep besimin e duhur.

Europiani U-21 është diçka shumë e madhe, promovohet Shqipëria në të gjitha aspektet. Mund të ketë edhe përfitime financiare, Tirana por edhe qytetet e tjera ku do të organizohen ndeshjet. Është një motivim për lojtarët e vegjël, të cilët do të shohin lojtarë shumë të mëdhenj. Gjermania, Franca, Spanja do të vijnë me lojtarë të moshës 23-24 vjeç. Do të jetë kënaqësi për t’i parë ata nga afër gjithashtu. Kënaqësi edhe për ne që do të marrim pjesë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin